Një grup uzurpatorësh mercenarë lokalë, pretendojnë ta përfaqësojnë Kosovën, me zhurmën e tyre për çdo gjë, janë bërë argatë të PAN-it, falsifikueshëm duan të bëhen faktorë, madje ta kenë primatin. Të paktën, në dy raste krerët e OVL, (kursej UÇK-në, pasi këta nuk kanë lidhje me këtë akronim 3 germash), janë dëshmuar si shërbyes të Serbisë:
Një grup uzurpatorësh mercenarë lokalë, pretendojnë ta përfaqësojnë Kosovën, me zhurmën e tyre për çdo gjë, janë bërë argatë të PAN-it, falsifikueshëm duan të bëhen faktorë, madje ta kenë primatin. Të paktën, në dy raste krerët e OVL, (kursej UÇK-në, pasi këta nuk kanë lidhje me këtë akronim 3 germash), janë dëshmuar si shërbyes të Serbisë:
1) Protestat e dhunshme, vandaliste e rrugaçërore, të mars prillit 2004, ishin projekt i Beogradit, të realizuara nga subjektet e të majtës politike ekstreme të Kosovës: PDK-AAK-NISMA, të koalicionuara në PAN. Ato protesta prodhuan Decentralizimin, fshat e komunë serbe, si dhe një varg privilegjesh të tjera për komuniteti serb, deri tek Asociacioni i komunave me shumicë serbe, si -kancer i Kosovës-, i cili e ka pykuar Kosovën, duke e bërë shtet jo funksional, me kufizime numerike shtetërore.
2) Sjelllja e dosjeve të Gjykatës Speciale të Hagës, në selinë qendrore të OVL, është domethënëse, sepse ato dosje të ardhura nga Beogradi, kishin qëllime të qarta llogaritëse. Ujdia, pajtimi Thaçi-Rama-Vuçiq-Grenell, për ndarjen e Kosovës, tashmë, nuk përbënë asnjë sekret. Madje, me një rast Vuçiq e luti Ramën, të ndërmjetësojë kde amerikanët, për lirimin e Hashimit, me shokë, nga Haga, për t`i vazhduar pazaret e pista, të cilat kishin avancuar mjaft, ngaqë edhe Bolton kishte deklaruar: “Administrata amerikane pranon çfarëdo marrëveshje që dakordoheni ju”.
Dorëzimi i dosjeve kishte dy qëllime:
Zbulimin dhe komprometimin e dëshmitarëve të Hagës, si dhe gjakderdhjen ndërshqiptare. Krerët e OVL u mburrën se “60 % e dëshmitarëve i shantazhuam me dosje dhe “ta vras djalin e hasretit”,- moto e kërcënimit të bandës të PAN-it, tashmë, e bërë normë. Dhe, kjo besohet se nga tej 300 dëshmitarëve, me prani fizike ishin vetëm136 dëshmitarë, plus të tjerë me dëshmi të hershme, fillestare dhe të tjerë të dorëzuara më parë me shkrim.
Krerët horrakë e zuzarë u vunë në dispozicion të PAN-it kriminal, në protestat e bujshme nga Prishtina, në Tiranë, Hagë, Shkup dhe, së fundi, serishmi në Prishtinë. Këto protesta idioteske e përtokën dinjitetin shqiptar, sepse ulëritën në mbrojtjen e krimit dhe të kriminelëve, duke rivrarë viktimat e Ndërmarrjes të Përbashkët Kriminale, si dhe duke provokuar qindra familje të ngushta të viktimave dhe shumë-mijërave tjera, që gjaku, farefisnia e gjerë, miqësia dhe dashamirësia i ndërlidhin me viktimat.
Por, provokimi i madh, madje masiv, është provokimi i shqiptarëve vendorë dhe botërorë.
Ishte nismë e njerëzve vullnetmirë që masakrat e Kosovës, thuhet se janë 400, më pak apo më shumë në shifra, të pasqyrohen në tabela të përmasave, ndoshta dy metra gjatësi me një gjerësi, të vendosura në dy anët e rrugës së Kuvendit të Kosovës.
Realisht, kishte disa pasaktësi në shifra e përmbajtje. Por, siç thuhet, -gabimet janë njerëzore-. Përgatitjen e kishte kryesuar veprimtari dhe intelektuali Shkëlzeni Gashi. Si në kor bretkosash dhe hiena në tufëzim, i janë sulur autorit, duke e anatemuar, demonizuar dhe akuzuar, me metodën tipike staliniste e fashiste!
Ne që i kemi provuar hetuesit tmerruese dhe burgjet staliniste jugosllave dhe shqiptare-enveriste, rrugaçëria e PAN-it na i rikujtoi në mënyrën më të poshtër dhe kriminale. Konspiracioni i sajuar, kalonte çdo përmasë të besueshmërisë dhe njerëzillëkut!
Të gjitha televizionet mercenare, të drejtuar nga kryeqenërit, me lehaqenet të tjerë, secili më i zi se korbi! Monstrumer të PAN-it, të akuzuar dhe të dënuar për shumëçka krimore, i bënin thirrje Prokurorisë për hetime, por më shumë për linçime!
Njëri syresh i akuzuar për vënie në pritën e armikut të ilegales të Kosovës; shpifje si spine për një heroinë të popullit, e ekzekutuar në krye të detyrës, po nga soji i këtij horri e deri ke vjedhja rekorde e votave për t`u bërë deputet! Të tjerë kriminelë me damkë, të akuzuar për vrasje e torturë të kundërshtarëve politikë. Zotërinj maskarenj, tabelat përmirësohen, por të vrarët nuk ngjallën. Shihni vetën, populli ju njeh dhe po ju dëgjon, me habi dhe urrejtje!
Lukunia ulëritëse nuk e kanë hallin ke tabelat shifrore. Por kërkojnë goditjen e Albin Kurtit dhe të Qeverisë së tij. Andaj, janë bashkuar si mizat në qull, për ta dramatizuar çështjen deri në tragjizëm. Harrojnë këta zuzarë, se me falsifikimet e tyre, në përpjekjen për ta përfituar luftën e pabërë; qindra masakrat në Luftën e Kosovës, falsifikueshëm i kthyen në legjenda dhe epopera, të cilat asnjëherë nuk kishin ndodhur.
Kështu, për vetëlavdërimet e turpshme, barazuan persekutoren Serbi, me viktimën Kosovë. Duhej të përballeshin me Gjykatën, për t`i mohuar përrallat përlavdëruese të tyre. Njerëz të krimit dhe të hajnisë zyrtare, të haraçit masiv, të kontrabandës industriale, në bashkëpunim me Listën Serbe, dëmtuan buxhetin e shtetit në shifrën miliarda euro,- gjithnjë sipas Drejtorisë të Doganave të Kosovës.
Zuska dhe zuzarë, të kurdisur nga shefat e tyre kryemercenarë, si me sustë megafoni, njëzëshëm ulërijnë, në përpjekje të ethshme për destabilizimin e Kosovës. Të frustruar nga humbjet e përsëritura, “po kërkojnë qime në vezë!” Pavarësisht se autori i kryesimit të përgatitjeve të tabelave të cituar, prej 5 viteve nuk është i angazhuar në ndonjë parti, megjithatë akuzohet Kurti! Madje, njëri nga mercenarët e bollshëm e tha troç, se Albini e ka porositur qëllimshëm falsifikimin e atyre shkrimeve!
Edhe pse autori Gashi bëri një kërkim-falje të çiltër dhe fisnike, PAN-istët e shtojnë dozën e akuzave, madje, gjithnjë duke e ndërlidhur si “poliagjent” në stilin everist-serbo-ruso-kinez!
Pushoni maskarenj, se u bëtë horrë me tupan, me moton makiaveliste se qëllimi i justifikon mjetet, në rastin konkret “Shpif, shpif, se diçka mbetet!”


