Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

24 Nëntor 2026

BE paralajmëron për rritjen e kostove të huamarrjes dhe deficiteve buxhetore

24 Nëntor 2026

Mickoski – Varnes: Fokusi te partneriteti strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA

24 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Përfundon numërimi i votave, zgjidhen kryetarët e rinj të PD-së në Elbasan dhe në Mat

Press Online30 Mars 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Ka përfunduar procesi i zgjedhjes së kryetarëve të rinj në dy degë të Partisë Demokratike, në Elbasan dhe Mat, ku pas numërimit të votave janë shpallur fituesit përkatës.

Në degën e Elbasanit, pas mbylljes së votimit dhe procesit të numërimit, Alis Narazani është shpallur fitues me shumicë votash, duke siguruar drejtimin e degës. Në këtë garë morën pjesë pesë kandidatë: Durim Çekrezi, Elior Vila, Lumturi Hasa, Sokol Shkëlzeni dhe Alis Narazani. Procesi u zhvillua normalisht, me pjesëmarrjen e 1208 anëtarëve me të drejtë vote.

Ndërkohë, edhe në Bashkinë e Matit është mbyllur i gjithë procesi zgjedhor për kreun e ri të degës së PD. Votimi nisi në orën 08:00 dhe u mbyll në orën 18:00, duke u shtyrë për shkak të pjesëmarrjes së anëtarëve në minutat e fundit. Në total votuan 681 anëtarë nga rreth 1400, ose afro 50% e anëtarësisë.

Nga rezultati final, Avni Doçi ka dalë fitues me 443 vota (rreth 65%), ndërsa rivali i tij Julian Klosi mori 234 vota (rreth 35%). Procesi u zhvillua pa probleme dhe në një klimë të qetë.

Zgjedhjet në Mat u zhvilluan pas largimit nga detyra të ish-kryetares Denisa Vata, e cila u zgjodh deputete vitin e kaluar. Fituesi Avni Doçi pritet të drejtojë degën në vijim, në një periudhë kur Partia Demokratike ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale.

/vizionplus.tv

Previous ArticlePapa Leo XIV: Zoti i refuzon lutjet e udhëheqësve që i njollosin duart me gjak
Next Article Irani pret një pushtim tokësor, SHBA vendos të tjera trupa në Lindjen e Mesme. Rebelët Huthi sulmojnë Izraelin

Lajme të ngjashme

Faza përfundimtare e ligjit për Dhomat e Specializuara

24 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova nis transfertat e shpejta bankare

24 Nëntor 2026 EKONOMI

Kosova dhe Shqipëria synojnë thellimin e bashkëpunimit në edukimin ushtarak

24 Nëntor 2026 KOSOVË

OKB: Rreth 47 mijë gra dhe vajza u vranë nga partnerët ose familjarët më 2025

24 Nëntor 2026 KOSOVË

Konjufca: Këshilli i BE-së t’i kërkojë Komisionit Evropian përgatitjen e opinionit për aplikimin e Kosovës

23 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova pret kërkimfalje nga BE-ja për mesazhet nacionaliste në Bruksel

23 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni është duhanpirës, ndërsa shqetësues është…

BE paralajmëron për rritjen e kostove të huamarrjes dhe deficiteve buxhetore

Press Online24 Nëntor 2026 GLOBI

Komisioni Evropian ka paralajmëruar vendet e eurozonës për kostot e larta të…

Mickoski – Varnes: Fokusi te partneriteti strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski u takua sot me Nicole Varnes, ambasadore…

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: BDI-ja nuk ka monopol as mbi Marrëveshjen e Ohrit, as mbi gjuhën shqipe

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari i është përgjigjur letrës së hapur të…

Liqeni i Treskës i kthehet komunës së Sarajit

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Liqeni i Treskës po hap një kapitull të ri. Qeveria ka miratuar…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.