Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

24 Nëntor 2026

BE paralajmëron për rritjen e kostove të huamarrjes dhe deficiteve buxhetore

24 Nëntor 2026

Mickoski – Varnes: Fokusi te partneriteti strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA

24 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

ASH Sela: Diaspora në Zvicër me përkrahje të fuqishme

Press Online29 Mars 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Aleanca për Shqiptarët, krahu i udhëhequr nga Ziadin Sela, ka njoftuar për një pritje të ngrohtë dhe mbështetje të madhe nga diaspora shqiptare në Cyrih të Zvicrës.

Sipas njoftimit, Sela së bashku me deputeten Ilire Dauti u mirëpritën nga qindra bashkëatdhetarë në një organizim të Shoqatës Kulturore simotër “Lëvizja Shqiptare” në Zvicër.

Njoftimi i plotë:

“Pritje e ngrohtë dhe mbështetje madhështore nga diaspora shqiptare, në Cyrih të Zvicrës

Kryetari, Ziadin Sela dhe deputetja, Ilire Dauti, u mirëpritën nga qindra bashkëatdhetarë në Cyrih të Zvicrës, në një organizim të Shoqatës Kulturore simotër “Lëvizja Shqiptare” në Zvicër.

Në një atmosferë të ngrohtë dhe me shumë entuziazëm, u bisedua për tema kombëtare të rëndësishme dhe me interes për shqiptarët në vend dhe në diasporë. Të pranishmit theksuan mbështetjen dhe vlerësimet e tyre për punën dhe betejat tona politike e institucionale në mbrojtje të kauzës kombëtare në përgjithësi dhe diasporës në veçanti pas goditjeve që ju bënë me fshierjen e tyre nga shumë të drejta politike siç ishte numri i këshilltarëve dhe hisja në buxhet dhe investimet publike.

Mërgimtarët shprehën interesim dhe shqetësim për situatën politike në Maqedoninë e Veriut, ndërsa bashkërisht biseduan për rëndësinë e organizimit politik të diasporës si pjesë e pandashme e vendlindjes.

Sela dhe Dauti theksuan rolin aktiv dhe kontributin ndër dekada që ka dhënë diaspora shqiptare për vendlindjen, duke shtuar se tani është koha për kyçjen më aktive të diasporës në politikë dhe vendimmarje. Në këtë drejtim, lideri Ziadin Sela potencoi qëndrimin e subjektit tonë për sigurimin e mundësisë së votimit të diasporës në mënyrë elektronike ose me postë, në zgjedhje të drejtëpërdrejta në vend.

Në këtë takim u theksua se të gjitha betejat do t’i vazhdojmë bashkërisht si subjekt politik dhe me shoqatat tona si motra në diasporë, duke afruar edhe më shumë bashkëveprimin me mërgatën” përfundojnë nga ASH e Ziadin Selës.

Previous Article“Konsensus për territorialen”, Peleshi: Reforma të realizohet që t’i rezistojë kohës 
Next Article E konfirmon agjenti i Fisnik Asllanit: Kemi pasur kontakte me Barcelonën

Lajme të ngjashme

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Mickoski – Varnes: Fokusi te partneriteti strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA

24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: BDI-ja nuk ka monopol as mbi Marrëveshjen e Ohrit, as mbi gjuhën shqipe

24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Liqeni i Treskës i kthehet komunës së Sarajit

24 Nëntor 2026 MAQEDONI

“Kodra e Diellit” nxjerr në shitje biletat për sezonin e ri të skijimit

24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kontrolle të përforcuara për “Black Friday”, ISHT do të verifikojë zbritjet

24 Nëntor 2026 EKONOMI
Lajmet e fundit

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni është duhanpirës, ndërsa shqetësues është…

BE paralajmëron për rritjen e kostove të huamarrjes dhe deficiteve buxhetore

Press Online24 Nëntor 2026 GLOBI

Komisioni Evropian ka paralajmëruar vendet e eurozonës për kostot e larta të…

Mickoski – Varnes: Fokusi te partneriteti strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski u takua sot me Nicole Varnes, ambasadore…

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: BDI-ja nuk ka monopol as mbi Marrëveshjen e Ohrit, as mbi gjuhën shqipe

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari i është përgjigjur letrës së hapur të…

Liqeni i Treskës i kthehet komunës së Sarajit

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Liqeni i Treskës po hap një kapitull të ri. Qeveria ka miratuar…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.