Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

24 Nëntor 2026

BE paralajmëron për rritjen e kostove të huamarrjes dhe deficiteve buxhetore

24 Nëntor 2026

Mickoski – Varnes: Fokusi te partneriteti strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA

24 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Platforma e dialogut të hapur, Shqipëria duhet të përafrojë ligjet e saj me aktin europian të lirisë së medias 

Press Online25 Mars 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Shqipëria është në fazat e fundit sa i përket punës për rregullimin e legjislacionit për lirinë e medias. Ministrja për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni, theksoi se në bashkëpunim me Brukselin po punohet jo vetëm me përshtatjen e ligjit por edhe per zbatimin e tij.

“Reforma e medias nuk ka të bëjë vetëm me lirinë e shprehjes, por edhe me normimin e rregullave europiane që duhet të aplikohen në Shqipëri. Deri në dhjetor të këtij viti, Shqipëria duhet të miratojë këto ndryshime ligjore. Kjo iniciativë është marrë nga Kuvendi dhe të gjithë ne do të jemi një suport”, tha Pirdeni.

I pranishëm në takimin për Platformën e Dialogut të Hapur, Jorida Tabaku u shpreh se nuk është marrë ende asnjë iniciativë për median, duke nisur nga mbrojtja e gazetarëve.

“Në themi që do të ndryshojmë ligjin por vetëm presim. Duhet të kishim nisur me ndryshimet për ligjin e medias. Nuk shoh ende një ligj që mbron gazetarët nga kërcënimet apo edhe çështje të tjera”, u shpreh deputetja e PD Jorida Tabaku.

Nga ana e tij, ambasadori i BE-së në Tiranë Silvio Gonzato theksoi rëndësinë e parlamentit në këtë proces si dhe dialogun politik.

“BE pret që Shqipëria të adaptohet dhe zbatojë platformën sa i përket lirisë së shprehjes dhe medias. Konsultimi nuk është element i negociueshëm. Reformat s’mund t’ia dalin pa pjesëmarrjen e gazetarëve, medias dhe shoqërisë civile. Dhe ku do ishte vendi më i mirë për miratimin e kësaj, se sa Parlamenti? Unë mirëpres angazhimin e kryetarit dhe zv.kryetarit për ta përdorur këtë platformë si platformë konsulitmi pë punën e komisionit”, theksoi Gonzato.

Brenda vitit 2026, vendi ynë duhet të përafrojë legjislacionin me Aktin Europian të Lirisë së Medias dhe standardet e transparencës së tregut mediatik./vizionplus.tv

Previous ArticleGold AG uron gruan e tij në një mënyrë të veçantë
Next Article ​Dardanët mbyllin përgatitjet sot, gati për sfidën vendimtare në Bratisllavë

Lajme të ngjashme

Faza përfundimtare e ligjit për Dhomat e Specializuara

24 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova nis transfertat e shpejta bankare

24 Nëntor 2026 EKONOMI

Kosova dhe Shqipëria synojnë thellimin e bashkëpunimit në edukimin ushtarak

24 Nëntor 2026 KOSOVË

OKB: Rreth 47 mijë gra dhe vajza u vranë nga partnerët ose familjarët më 2025

24 Nëntor 2026 KOSOVË

Konjufca: Këshilli i BE-së t’i kërkojë Komisionit Evropian përgatitjen e opinionit për aplikimin e Kosovës

23 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova pret kërkimfalje nga BE-ja për mesazhet nacionaliste në Bruksel

23 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni është duhanpirës, ndërsa shqetësues është…

BE paralajmëron për rritjen e kostove të huamarrjes dhe deficiteve buxhetore

Press Online24 Nëntor 2026 GLOBI

Komisioni Evropian ka paralajmëruar vendet e eurozonës për kostot e larta të…

Mickoski – Varnes: Fokusi te partneriteti strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski u takua sot me Nicole Varnes, ambasadore…

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: BDI-ja nuk ka monopol as mbi Marrëveshjen e Ohrit, as mbi gjuhën shqipe

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari i është përgjigjur letrës së hapur të…

Liqeni i Treskës i kthehet komunës së Sarajit

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Liqeni i Treskës po hap një kapitull të ri. Qeveria ka miratuar…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.