Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

24 Nëntor 2026

BE paralajmëron për rritjen e kostove të huamarrjes dhe deficiteve buxhetore

24 Nëntor 2026

Mickoski – Varnes: Fokusi te partneriteti strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA

24 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Në maj, VLEN bëhet parti – BESA, LD dhe Alternativa nuk çregjistrohen!

Press Online25 Mars 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Koalicioni VLEN po hyn në fazën finale të transformimit në një subjekt të vetëm politik, me kuvendin themelues që pritet të mbahet në muajin maj. Sipas burimeve brenda koalicionit, në këtë proces priten edhe lëvizje konkrete në përbërjen e Qeverisë gjatë rindërtimit që është paralajmëruar nga kryeministri Hristijan Mickoski, shkruan PressOnline.al

Në takimin e fundit të liderëve të VLEN-it – Izet Mexhiti, Bilall Kasami, Bekim Sali dhe Azir Aliu – është arritur marrëveshje që partia e re të funksionojë me model bashkëkryesie, me dy kryetarë, dy nënkryetarë dhe një sekretar të përgjithshëm. Sipas këtij koncepti, Mexhiti dhe Kasami pritet të jenë në krye të subjektit, ndërsa Bekim Sali të marrë postin e sekretarit të përgjithshëm.

Megjithatë, ende nuk ka konsensus për ndarjen përqindore të pushtetit brenda strukturave të reja partiake. Propozimi aktual parasheh që Lëvizja Demokratike dhe BESA të kenë nga 35 për qind të ndikimit, ndërsa Alternativa, fraksioni i Aleancës për Shqiptarët dhe deputeti i pavarur Bekim Qoku të ndajnë pjesën e mbetur. Kjo formulë kundërshtohet nga Alternativa dhe ASH, të cilat kërkojnë përfaqësim të barabartë.

Transformimi i VLEN në parti pritet të reflektohet edhe në Qeveri. Burime jozyrtare bëjnë të ditur se ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani, mund të largohet nga posti, pas përplasjeve me liderin e BESËS, Bilall Kasami. Nga ana tjetër, pozita e zëvendëskryeministrit për qeverisje të mirë, Arben Fetai, për momentin nuk konsiderohet e rrezikuar.

Brenda vetë koalicionit tashmë janë shfaqur përçarje. Në Aleancën për Shqiptarët ka ndarje mes krahut të Arben Fetait, i cili tashmë ka promovuar “Aleancën e Re”, dhe grupit të Azir Aliut që mbështet fuqishëm transformimin e VLEN-it në parti të përbashkët. Tensione ka edhe në BESA, ku raportet mes Kasamit dhe Limanit janë përkeqësuar ndjeshëm.

Ndërkohë, PressOnline.al mëson ekskluzivisht se asnjëra nga partitë përbërëse të koalicionit VLEN – Lëvizja BESA, Lëvizja Demokratike dhe Alternativa – nuk do të çregjistrohen nga regjistri i partive politike në Maqedoninë e Veriut, pavarësisht themelimit të subjektit të ri të përbashkët.

Sipas burimit tonë, këto parti do të vazhdojnë të ekzistojnë si subjekte të veçanta juridike, me qëllim që të mos humbasin të drejtat dhe mundësitë ligjore që burojnë nga pjesëmarrja në zgjedhjet e mëparshme. Opsioni për çregjistrimin e tyre është shtyrë për një afat të pacaktuar.

Pas kuvendit themelues, pritet të mbahet edhe kongresi i parë i partisë së re VLEN, ku do të formalizohen strukturat, programi politik dhe prioritetet strategjike të subjektit të ri në skenën politike në vend.(PressOnline.al)

Previous ArticlePaskal Milo flet për herë të parë për “sekretet” e takimit Nano-Millosheviq në Kretë
Next Article Në mbështetje të Kombëtares/Poloni-Shqipëri, shiten të gjitha biletat për tifozët shqiptarë!

Lajme të ngjashme

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Mickoski – Varnes: Fokusi te partneriteti strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA

24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: BDI-ja nuk ka monopol as mbi Marrëveshjen e Ohrit, as mbi gjuhën shqipe

24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Liqeni i Treskës i kthehet komunës së Sarajit

24 Nëntor 2026 MAQEDONI

“Kodra e Diellit” nxjerr në shitje biletat për sezonin e ri të skijimit

24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kontrolle të përforcuara për “Black Friday”, ISHT do të verifikojë zbritjet

24 Nëntor 2026 EKONOMI
Lajmet e fundit

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni është duhanpirës, ndërsa shqetësues është…

BE paralajmëron për rritjen e kostove të huamarrjes dhe deficiteve buxhetore

Press Online24 Nëntor 2026 GLOBI

Komisioni Evropian ka paralajmëruar vendet e eurozonës për kostot e larta të…

Mickoski – Varnes: Fokusi te partneriteti strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski u takua sot me Nicole Varnes, ambasadore…

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: BDI-ja nuk ka monopol as mbi Marrëveshjen e Ohrit, as mbi gjuhën shqipe

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari i është përgjigjur letrës së hapur të…

Liqeni i Treskës i kthehet komunës së Sarajit

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Liqeni i Treskës po hap një kapitull të ri. Qeveria ka miratuar…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.