Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

24 Nëntor 2026

BE paralajmëron për rritjen e kostove të huamarrjes dhe deficiteve buxhetore

24 Nëntor 2026

Mickoski – Varnes: Fokusi te partneriteti strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA

24 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Xhafo: Protestat e PD-së synojnë mobilizimin e mbështetësve, jo ndryshim politik

Press Online25 Mars 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Gazetari Endri Xhafo ka ngritur pikëpyetje mbi qëllimin e protestave të organizuara nga Partia Demokratike, duke theksuar se mbetet e paqartë se çfarë kërkon konkretisht opozita.

I ftuar në studion e QUO VADIS në Vizion Plus ai tha se përmes këtyre protestave, Berisha synon më shumë të përballet me një “indiferencë ndërkombëtare”, në një kohë kur, sipas tij, kryeministri Edi Rama ka qenë i suksesshëm në marrëdhëniet me faktorët ndërkombëtarë.

Megjithatë, ai shprehet skeptik se protestat mund të sjellin ndryshime konkrete, duke theksuar se Partia Socialiste zotëron 83 vota. Sipas tij, objektivi kryesor i PD-së është të mbajë të mobilizuar mbështetësit dhe të tregojë prezencë përmes protestave.

Xhafo paralajmëron edhe një “efekt pervers”, pasi, sipas tij, këto lëvizje shmangin analizën e brendshme të partisë.

Ai shton se mungesa e një mase të gjerë protestuesish mbetet një problem për opozitën.

“Cili është objektivi i një proteste? Unë nuk e di çfarë kërkon PD-ja. Por Berisha tha pas protestës: “E arritëm atë që donim, e kemi në të gjitha mediat ndërkombëtare.” Unë nuk mendoj se Berisha, përmes këtyre protestave, vetë përmbush qëllimin e tij. Ai kërkon që, përballë një indiference ndërkombëtare, të krijojë një tjetër situatë, pasi Edi Rama ka qenë i zoti në marrëdhëniet me ndërkombëtarët. A është kjo e rëndësishme për të arritur atë që ai do? Unë dyshoj që mund të ndodhë, pasi PS ka 83 vota. Por Partia Demokratike synon të mbajë të karikuar mbështetësit e vet, të tregojë që bën protesta. Nga ana tjetër, ka edhe një efekt pervers. Ky efekt është se nuk bëhet analiza e brendshme. Nuk ka në Shqipëri protestues të mjaftueshëm. Më vjen çudi ta shoh doktorin me maskën. Narrativa e Trump dhe LaCivita ra. Duke takuar Rama Trump-in, duke shkuar në Shtëpinë e Bardhë, ata mbetën tek Gjermania, ndaj morën flamujt në protestë. Kjo edhe për faktin se Gjermania reagoi për çështjen Balluku”, tha gazetari Xhafo.

/vizionplus.tv 

Previous ArticleDiana Avdiu nënë për herë të parë, publikon imazhet e ëmbla
Next Article Përse dështimi është i rëndësishëm për shëdetin e fëmijëve?!

Lajme të ngjashme

Faza përfundimtare e ligjit për Dhomat e Specializuara

24 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova nis transfertat e shpejta bankare

24 Nëntor 2026 EKONOMI

Kosova dhe Shqipëria synojnë thellimin e bashkëpunimit në edukimin ushtarak

24 Nëntor 2026 KOSOVË

OKB: Rreth 47 mijë gra dhe vajza u vranë nga partnerët ose familjarët më 2025

24 Nëntor 2026 KOSOVË

Konjufca: Këshilli i BE-së t’i kërkojë Komisionit Evropian përgatitjen e opinionit për aplikimin e Kosovës

23 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova pret kërkimfalje nga BE-ja për mesazhet nacionaliste në Bruksel

23 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni është duhanpirës, ndërsa shqetësues është…

BE paralajmëron për rritjen e kostove të huamarrjes dhe deficiteve buxhetore

Press Online24 Nëntor 2026 GLOBI

Komisioni Evropian ka paralajmëruar vendet e eurozonës për kostot e larta të…

Mickoski – Varnes: Fokusi te partneriteti strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski u takua sot me Nicole Varnes, ambasadore…

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: BDI-ja nuk ka monopol as mbi Marrëveshjen e Ohrit, as mbi gjuhën shqipe

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari i është përgjigjur letrës së hapur të…

Liqeni i Treskës i kthehet komunës së Sarajit

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Liqeni i Treskës po hap një kapitull të ri. Qeveria ka miratuar…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.