Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

24 Nëntor 2026

BE paralajmëron për rritjen e kostove të huamarrjes dhe deficiteve buxhetore

24 Nëntor 2026

Mickoski – Varnes: Fokusi te partneriteti strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA

24 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Calafiori karikon Italinë: Kualifikimi në Botëror është i arritshëm

Press Online22 Mars 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Sezoni futbollistik është në momentet më të rëndësishme dhe në Angli, Arsenali është një prej pretendentëve për të fituar si Premier League ashtu edhe Champions League.

Por mbrojtësi italian i Topçinjve të Londrës, Riccardo Calafiori fillimisht mendon për përfaqësuesen italiane dhe objektivin e saj. Në një intervistë për Sportëeek, Calafiori është gati të luajë ndeshjet e playoffit me Të Kaltrit.

‘Ndjesitë janë pozitive, ka një dëshirë shumë të madhe për të shkuar në Botëror.-tha Calafiori-mezi prez që të jem në Coverciano me shokët e skuadrës. Historia na mëson se nëse ia dalim të jemi një grup, mund të përballemi me këdo. Edhe në SHBA,nëse do të shkojmë, mund të ndodhë gjithçka’

Asnjë frikë nga Irlanda e Veriut dhe më pas nga Bosnja apo Uellsi, përkundrazi.

‘Nëse luajmë siç dimë ne, do të shkojmë në Botëror-shtoi Calafiori-në letër jemi superiorë, duhet të besojmë te forcat tona. Vërdallë ka pak negativitet, por unë jam i sigurt se kombëtarja dhe tifozët do të jenë në të njëjtën linjë. Objektivi është i arritshëm, të mbetemi kompaktë’.

Mbrojtësi italian foli më pas për eksperiencën e tij në Londër duke konfirmuar se ndihet mirë te Arsenali.

‘Arsenali është Arsenal, një skuadër ikonë, e ndryshme nga të gjitha të tjerat-tha Calafiori-kam dëshirë të fitoj, e kam të nevojshme. Flasim çdo ditë për objektivat tona, por përceptoj një qetësi të madhe’.

Futbollisti italian iu rikthye në një moment edhe së kaluarës dhe fillimit të vështirë të karrierës së tij në Serie A sidomos në Romën e tij.

‘Ndoshta e zhgënjeva Mourinhon, pas ndeshjes ndaj Bodo në Conference League, ndryshoi gjithçka-tregon Calafiori-kur u ktheva nga huazimi në Genoa, mësova përmes një mesazhi se isha jashtë skuadre. Pyesja veten nëse fati im do të ishte në kategoritë më të ulëta, por kisha besim: nuk ëndërroja kurrë të isha një futbollist normal, doja të arrija aty ku jam tani. Ajo humbje e rëndë më bëri që të rritem’.

Te Genoa, trajneri Blessin e quante  “italian bastard” dhe në asnjë moment Calafiori nuk ka pasur simpati për të. ‘Edhe tani pas kaq vitesh nuk kam ndjesi pozitive për të-tha mbrojtësi-skuadra ra nga kategoria dhe ne u zumë’.

Më pas erdhi ndryshimi me Bolognan e Thiago Motta: ‘Ai, Spalletti dhe Arteta më kanë ndryshuar jetën. Spalletti më grumbulloi në Evropian edhe pse konkurrenca ishte e madhe,  asisti te Zaccagni në ndeshjen kundër Kroacisë ishte emocioni më i fortë në karrierën time’-përfundoi Riccardo Calafiori.

Previous ArticleKreu i IDF: Raketat e Teheranit arrijnë në deri në Berlin, Paris, Romë
Next Article Juventusi argëtohet kundër Pizës, për Zhegrovën nuk ka minuta as në goleadën e bardhezinjve

Lajme të ngjashme

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Mickoski – Varnes: Fokusi te partneriteti strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA

24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: BDI-ja nuk ka monopol as mbi Marrëveshjen e Ohrit, as mbi gjuhën shqipe

24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Liqeni i Treskës i kthehet komunës së Sarajit

24 Nëntor 2026 MAQEDONI

“Kodra e Diellit” nxjerr në shitje biletat për sezonin e ri të skijimit

24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kontrolle të përforcuara për “Black Friday”, ISHT do të verifikojë zbritjet

24 Nëntor 2026 EKONOMI
Lajmet e fundit

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni është duhanpirës, ndërsa shqetësues është…

BE paralajmëron për rritjen e kostove të huamarrjes dhe deficiteve buxhetore

Press Online24 Nëntor 2026 GLOBI

Komisioni Evropian ka paralajmëruar vendet e eurozonës për kostot e larta të…

Mickoski – Varnes: Fokusi te partneriteti strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski u takua sot me Nicole Varnes, ambasadore…

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: BDI-ja nuk ka monopol as mbi Marrëveshjen e Ohrit, as mbi gjuhën shqipe

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari i është përgjigjur letrës së hapur të…

Liqeni i Treskës i kthehet komunës së Sarajit

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Liqeni i Treskës po hap një kapitull të ri. Qeveria ka miratuar…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.