Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Mickoski: Qeveria teknike në dhjetor 2027, zgjedhjet parlamentare në prill 2028

23 Nëntor 2026

Wadephul: Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s

23 Nëntor 2026

Sanchez propozon taksë të re për pasuritë mbi 100 milionë euro: Të ardhurat do të financojnë strehimin dhe shërbimet publike

23 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Shkele në gozhdë apo u preve në metal?! Ja se kur duhet vaksina kundë tetanozit…

Press Online21 Mars 2026 LIFESTYLE
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Infeksion i rrallë, por potencialisht fatal: çfarë duhet të dini për rrezikun, simptomat dhe kur është e domosdoshme vaksina. Tetanusi është një infeksion i rrallë, por shumë serioz që kërkon trajtim urgjent, pasi në disa raste mund të jetë fatal. Shkaktohet nga bakteri Clostridium tetani, që gjendet në pluhur, tokë dhe jashtëqitje kafshësh. Kur hyn në trup përmes një plage, mund të shkaktojë infeksion të njohur si “noçka e nofullës”, me ngurtësim dhe spazma të muskujve. Në shumicën e rasteve nuk zhvillohet, por rreziku ekziston.

Dëmtime të mundshme

Toksina e bakterit sulmon sistemin nervor dhe shkakton spazma të dhimbshme të muskujve, zakonisht në nofull dhe qafë. Mund të çojë në vështirësi në frymëmarrje e gëlltitje, çrregullime të ritmit të zemrës, dëmtime nervore, fraktura, sepsë dhe madje vdekje. Simptomat zakonisht shfaqen 7–10 ditë pas infektimit.

Sa është rreziku pas një plage?

Rreziku është i vogël, por jo zero. Falë vaksinimit në fëmijëri, rastet janë të rralla. Infeksioni shfaqet kryesisht tek personat e pavaksinuar ose të pavaksinuar në kohë. Grupet më të rrezikuara: të moshuarit, personat me imunitet të dobët, diabetikët dhe përdoruesit e drogave intravenoze.

Çfarë është vaksina kundër tetanusit?

Përmban toksinë të inaktivuar (toksoid) që nxit trupin të prodhojë antitrupa dhe të krijojë mbrojtje për ekspozimet e ardhshme.

Kur nevojitet vaksina?

Varet nga lloji i plagës dhe koha e vaksinimit të fundit. Rreziku rritet në rastet:

  • plagë shpuese (gozhdë, gjilpëra.)
  • kafshime kafshësh
  • djegie
  • fraktura të hapura
  • prerje të thella të ndotura
  • plagë të infektuara
  • infeksione dentare

Në këto raste vaksina mund të nevojitet edhe nëse është marrë brenda 10 viteve.

Nëse nuk jemi të sigurt për vaksinimin

Nëse kanë kaluar mbi 10 vjet nga vaksina e fundit, rekomandohet rivaksinimi. Në plagë serioze, rekomandohet edhe nëse kanë kaluar mbi 5 vjet. Nëse nuk ka evidencë vaksinimi, fillohet skema e plotë dhe jepet edhe imunoglobulina (HTIg).

Si bëhet imunizimi?

  • Të vaksinuarit (≤10 vjet): nuk marrin as vaksinë as HTIg
  • Të vaksinuarit (>10 vjet): marrin 1 dozë + HTIg
  • Të pavaksinuarit: marrin seri dozash + HTIg
  • Vaksina dhe HTIg jepen intramuskularisht, në pjesë të ndryshme të trupit.

A shkakton ndryshku tetanus?

Jo drejtpërdrejt. Por objektet e ndryshkura shpesh janë në mjedise të ndotura dhe mund të bartin bakterin.

Kur nuk nevojitet vaksina?

Nëse plaga është e vogël, e pastër dhe jeni vaksinuar brenda 10 viteve, zakonisht nuk nevojitet. A është e dëmshme vaksina më herët? Jo. Është e sigurt edhe para afatit 10-vjeçar. Efektet anësore zakonisht janë të lehta: dhimbje, ënjtje, temperaturë e lehtë, lodhje.

Mbani mend!

Vaksinimi rekomandohet në plagë të thella, të ndotura ose kur statusi i vaksinimit është i paqartë.
Në plagë të vogla dhe të pastra, zakonisht nuk është i nevojshëm, por këshillimi me mjekun mbetet i rëndësishëm. 

Previous ArticleElijona nderon xhaxhain e saj të vrarë në Gjakovë
Next Article Finalet për në Botëror/ Sylvinho publikon listën, rikthehen Muçi dhe Mehmeti, spikasin edhe dy emra të rinj

Lajme të ngjashme

Pse disa njerëz i mbështjellin paratë me folie alumini? Arsyeja që shumëkush nuk e di

23 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Një grusht kikirikë në ditë mund të përmirësojë kujtesën dhe qarkullimin e gjakut në tru

23 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Një tufë flokësh të ish-presidentit amerikan George Washington shiten për gati 4 mijë euro

23 Nëntor 2026 LIFESTYLE

“Plos One”: Vendet me më shumë mace raportojnë nivele më të larta lumturie

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Unaza e një të mbijetuareje të “Titanic”-ut shitet 165 000 dollarë

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Rozë dhe e kuqe: Kombinimi më elegant i dimrit që po ndryshon rregullat e modës

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE
Lajmet e fundit

Mickoski: Qeveria teknike në dhjetor 2027, zgjedhjet parlamentare në prill 2028

Press Online23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të jenë në prill të vitit 2028,…

Wadephul: Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s

Press Online23 Nëntor 2026 GLOBI

Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul rikonfirmoi sot gatishmërinë e NATO-s, për…

Sanchez propozon taksë të re për pasuritë mbi 100 milionë euro: Të ardhurat do të financojnë strehimin dhe shërbimet publike

Press Online23 Nëntor 2026 GLOBI

Kryeministri socialist i Spanjës, Pedro Sanchez, ka propozuar vendosjen e një takse…

Banka Botërore: Shqipëria mund të tërheqë 929 milionë dollarë investime private dhe të krijojë deri në 18 mijë vende pune

Press Online23 Nëntor 2026 EKONOMI

Shqipëria ka potencial të mobilizojë deri në 929 milionë dollarë investime private…

Kosova pret kërkimfalje nga BE-ja për mesazhet nacionaliste në Bruksel

Press Online23 Nëntor 2026 KOSOVË

Kryesuesja e Komisionit për Integrim Evropian, Jehona Lushaku-Sadriu, ka kërkuar nga ambasadori…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.