Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Wadephul: Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s

23 Nëntor 2026

Sanchez propozon taksë të re për pasuritë mbi 100 milionë euro: Të ardhurat do të financojnë strehimin dhe shërbimet publike

23 Nëntor 2026

Banka Botërore: Shqipëria mund të tërheqë 929 milionë dollarë investime private dhe të krijojë deri në 18 mijë vende pune

23 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Kumbulla “zhduket” nga skuadra! Në Spanjë nuk e dinë problemin e mbrojtësit shqiptar!

Press Online20 Mars 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Transferimi i Marash Kumbullës te Majorka u konsiderua si një lëvizje e rëndësishme në merkato për mbrojtësin e Kombëtares, i cili u duk se u ambientua me futbollin spanjoll për shkak të eksperiencës së vjetshme te Espanjoli. Mbrojtësi shqiptar, i formuar në futbollin italian dhe me eksperiencë në Serinë A te Roma, pritej të sillte stabilitet dhe cilësi në repartin defensiv të skuadrës spanjolle. Megjithatë, vetëm pak kohë pas mbërritjes së tij, situata ka marrë një kthesë të papritur. Kumbulla nuk figuron më në planet e skuadrës pasi mungon në listat e grumbullimit, nuk shihet në stërvitjet e hapura dhe, mbi të gjitha, nuk ka asnjë shpjegim zyrtar për këtë “zhdukje”. Situata e krijuar ka sjellë një valë spekulimesh rreth asaj që po ndodh realisht me mbrojtësin shqiptar. Mediat spanjolle kanë shkruar shumë për historinë e mbrojtësit të Kombëtares, i cili është dëmtuar fillimisht në shtator dhe pasi u rikthye në fushë, u zhduk sërish duke mos pasur asnjë informacion në lidhje me të. Kjo situatë, ka shqetësuar edhe tifozët e Majorkës, të cilët kanë nisur të kërkojnë përgjigje, ndërsa mungesa e transparencës nga klubi dhe stafi teknik vetëm sa e ka thelluar misterin. Në një moment të sezonit ku çdo lojtar ka rëndësi, sidomos një përforcim si Kumbulla, mungesa totale nga skena sportive është një situatë e pazakontë.

Hipoteza e parë që qarkulloi ishte ajo e një dëmtimi. Kjo është shpesh arsyeja më e zakonshme kur një lojtar del jashtë rotacionit. Por në këtë rast, raportet mjekësore të klubit nuk përmendin asnjë problem fizik për Kumbullën. Kjo ka çuar në dyshime se mund të bëhet fjalë për një situatë të ndërmjetme, ku lojtari mund të ketë shqetësime fizike që nuk janë zyrtarizuar. Një lloj “gënjeshtre” mjekësore, ku ai nuk është në gjendje të luajë, por as nuk konsiderohet i dëmtuar. Megjithatë, kjo teori nuk ka bindur plotësisht opinionin sportiv, pasi mungesa e çdo informacioni konkret e bën të duket më shumë si një justifikim sesa si realitet.

Një tjetër shpjegim që ka fituar terren është mundësia e një konflikti të brendshëm me trajnerin Martin Demikelis. Edhe pse nuk ka prova të drejtpërdrejta, disa elementë nxisin këtë dyshim. Tekniku argjentinas ka zgjedhur vazhdimisht alternativa të tjera në mbrojtje, edhe në raste kur prania e Kumbullës do të ishte logjike. Për më tepër, mediat spanjolle raportojnë se lojtari shqiptar nuk është plotësisht i integruar në grup. Një nga shpjegimet më realiste lidhet me aspektin taktik. Martin Demikelis preferon mbrojtës që kanë aftësi të mira në ndërtimin e lojës nga prapa, janë agresivë në presing dhe kanë lëvizshmëri të lartë. Kumbulla, ndonëse i fortë në duele fizike dhe në lojën ajrore, nuk njihet si një mbrojtës me cilësi të theksuara në qarkullimin e topit. Kjo mund ta ketë penalizuar në skemat e trajnerit. Nëse ky është motivi real, atëherë bëhet fjalë për një zgjedhje sportive, por heshtja e klubit ka krijuar më shumë konfuzion sesa qartësi, duke menduar edhe bujën me të cilën kaloi.

Deklaratat e trajnerit Martin Demikelis kanë qenë të përgjithshme, pa dhënë detaje konkrete mbi situatën e lojtarit. Nga ana tjetër, edhe drejtuesit e Majorkës kanë shmangur çdo koment të drejtpërdrejtë. Ajo që bie në sy është edhe heshtja e vetë Marash Kumbulla. Në një kohë kur lojtarët reagojnë shpesh publikisht, mungesa e çdo deklarate nga ana e tij është e pazakontë dhe lë vend për interpretime të ndryshme. Ndërsa situata mbetet e paqartë, vlera sportive e lojtarit rrezikon të bjerë. Një futbollist që nuk luan dhe nuk është pjesë e planeve humbet automatikisht interesin në treg. Për Kumbullën, në moshën 24-vjeçare, kjo është një fazë vendimtare e karrierës. Mungesa e minutave dhe konkurrencës mund të ndikojë drejtpërdrejt në zhvillimin e tij.

Me afrimin e merkatos së verës, Kumbulla do të rikthehet sërish në kampionatin italian, aty ku e pret Roma. Verdhekuqtë kanë kartonin e mbrojtësit të Kombëtares dhe shanset për ta mbajtur në skuadër, janë të pakta teksa do të shihet një tjetër opsion për të. Natyrisht, Kumbulla është cilësuar shpesh si një nga mbrojtësit me më shumë potencial, por diçka të tillë nuk ka arritur ta dëshmojë ende në fushë megjithëse dëmtimet e kanë penalizuar shpesh.

Previous ArticleSi eci Evropa “në gjumë” drejt një tjetër krize energjitike
Next Article Këngëtarja shqiptare, në pritje të ëmbël? Ja dyshimet më të fundit

Lajme të ngjashme

Mbretëria e Bashkuar në krah të reformave në drejtësi: Shasivari dhe Sivagnanam zotohen për sundim më të fortë të ligjit

23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga mesnata benzina lirohet për 2 denarë, nafta për 3,50 denarë për litër

23 Nëntor 2026 EKONOMI

Janevska: Premtimin për rritjen e pagave të mësimdhënësve do ta realizojmë në mars

23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Gardiani i burgut në Strumicë është kapur duke shitur drogë gjatë orarit të punës

23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Minçevi: Administrata shtetërore do të riorganizohet me ligj të ri, nevojitet shumicë prej dy të tretash

23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Andonovski: Maqedonia ka përparuar në vendin e 16-të në Indeksin e KB-së për e-Qeveri për vitin 2026

23 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

Wadephul: Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s

Press Online23 Nëntor 2026 GLOBI

Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul rikonfirmoi sot gatishmërinë e NATO-s, për…

Sanchez propozon taksë të re për pasuritë mbi 100 milionë euro: Të ardhurat do të financojnë strehimin dhe shërbimet publike

Press Online23 Nëntor 2026 GLOBI

Kryeministri socialist i Spanjës, Pedro Sanchez, ka propozuar vendosjen e një takse…

Banka Botërore: Shqipëria mund të tërheqë 929 milionë dollarë investime private dhe të krijojë deri në 18 mijë vende pune

Press Online23 Nëntor 2026 EKONOMI

Shqipëria ka potencial të mobilizojë deri në 929 milionë dollarë investime private…

Kosova pret kërkimfalje nga BE-ja për mesazhet nacionaliste në Bruksel

Press Online23 Nëntor 2026 KOSOVË

Kryesuesja e Komisionit për Integrim Evropian, Jehona Lushaku-Sadriu, ka kërkuar nga ambasadori…

Skadon afati për Specialen, pritet opinioni ligjor për hapat e mëtejshëm

Press Online23 Nëntor 2026 KOSOVË

Ka përfunduar afati katërjavor për procedimin e raportit lidhur me ndryshimin dhe…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.