Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Wadephul: Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s

23 Nëntor 2026

Sanchez propozon taksë të re për pasuritë mbi 100 milionë euro: Të ardhurat do të financojnë strehimin dhe shërbimet publike

23 Nëntor 2026

Banka Botërore: Shqipëria mund të tërheqë 929 milionë dollarë investime private dhe të krijojë deri në 18 mijë vende pune

23 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Sëmundjet gjenetike që mund të zbulohen nga analizat në shtatzëni!

Press Online20 Mars 2026 LIFESTYLE
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Alfa-talasemia shfaqet me mungesë të rruazave të kuqe të gjakut (anemi). Format më të rënda të saj, sjellin vdekjen e fetusit apo të fëmijës së porsalindur. Pjesa më e madhe e rasteve, janë më pak serioze. Beta-talasemia shfaqet gjithashtu me anemi. Në formën e saj më të keqe (talasemia maxhore), fëmijët kanë nevojë për transfuzion gjaku të vazhdueshëm. Nëse marrin trajtimin e duhur, shumica e njerëzve që vuajnë nga kjo sëmundje, e arrijnë moshën madhore. Format më të lehta të sëmundjes shkaktojnë komplikacione të ndryshme, të cilat lidhen me nevojën e trupit për më shumë rruaza të kuqe.

Sëmundja e drepanocitozës i pengon qelizat e gjakut të lëvizin lirshëm në të gjithë trupin. Fëmijët me këtë sëmundje, kanë më shumë mundësi të preken nga infeksionet dhe kanë një zhvillim të ngadaltë. Sëmundja mund të shkaktojë dhimbje shumë të forta dhe dëmtim të organeve jetësore. Falë mjekimit të vazhdueshëm që në fazë të hershme, komplikacionet mund të pakësohen.

Fibroza cistike prek sistemin e frymëmarrjes dhe të tretjes, duke shkaktuar sëmundje të rënda dhe kronike të frymëmarrjes, diarre, kequshqyerje dhe kufizim të veprimtarisë fizike. Falë trajtimeve të fundit, pjesa më e madhe e njerëzve të prekur, mund të arrijnë moshën madhore. Distrofia muskulore “Duchenne” prek muskujt e legenit dhe pjesën e sipërme të krahëve dhe të këmbëve. Në fazat e vona të sëmundjes, ajo mund të prekë muskujt e diafragmës apo të zemrës.

Duke qenë se kjo sëmundje lidhet me kromozomin X, ajo shfaqet te djemtë e rinj dhe është forma më e zakonshme e distrofisë muskulore që prek fëmijët. Femrat mund të vuajnë nga forma më të lehta të kësaj sëmundjeje. Në rastet më të rënda, dobësia e muskulit mund të çojë në vdekjen e fëmijës në vitet e fundit të adoleshencës apo në fillim të moshës madhore.

Sindroma X e brishtë është sëmundja më e zakonshme gjenetike që shkakton vonesë mendore. Ajo shkaktohet nga ndryshimi i kromozomit X. Mbartësit e kësaj sëmundjeje, mund të kenë simptoma të lehta, përfshirë këtu infertilitet dhe probleme me lëvizjen (atakis). Përbërja gjenetike e kësaj sëmundjeje, është shumë e ndërlikuar dhe duhet diskutuar me dikë që e njeh mjaft mirë këtë çrregullim.

Sëmundja Canavan është një gjendje shumë e rëndë e sistemit nervor, e cila zakonisht, diagnostikohet menjëherë pas lindjes së foshnjës. Në shumicën e rasteve, fëmija vdes në vegjëli. Sëmundja Tay-Sachs shfaqet me mungesën e enzimës së nevojshme për ndarjen e yndyrave të caktuara (lipideve). Këto substanca grumbullohen dhe në mënyrë graduale shkatërrojnë trurin dhe qelizat nervore, derisa sistemi nervor qendror nuk funksionon më. Në shumicën e rasteve, fëmija vdes në vegjëli.

Previous ArticleÇfarë fshihet pas titullit provokues të Stresit?
Next Article Si eci Evropa “në gjumë” drejt një tjetër krize energjitike

Lajme të ngjashme

Pse disa njerëz i mbështjellin paratë me folie alumini? Arsyeja që shumëkush nuk e di

23 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Një grusht kikirikë në ditë mund të përmirësojë kujtesën dhe qarkullimin e gjakut në tru

23 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Një tufë flokësh të ish-presidentit amerikan George Washington shiten për gati 4 mijë euro

23 Nëntor 2026 LIFESTYLE

“Plos One”: Vendet me më shumë mace raportojnë nivele më të larta lumturie

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Unaza e një të mbijetuareje të “Titanic”-ut shitet 165 000 dollarë

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Rozë dhe e kuqe: Kombinimi më elegant i dimrit që po ndryshon rregullat e modës

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE
Lajmet e fundit

Wadephul: Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s

Press Online23 Nëntor 2026 GLOBI

Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul rikonfirmoi sot gatishmërinë e NATO-s, për…

Sanchez propozon taksë të re për pasuritë mbi 100 milionë euro: Të ardhurat do të financojnë strehimin dhe shërbimet publike

Press Online23 Nëntor 2026 GLOBI

Kryeministri socialist i Spanjës, Pedro Sanchez, ka propozuar vendosjen e një takse…

Banka Botërore: Shqipëria mund të tërheqë 929 milionë dollarë investime private dhe të krijojë deri në 18 mijë vende pune

Press Online23 Nëntor 2026 EKONOMI

Shqipëria ka potencial të mobilizojë deri në 929 milionë dollarë investime private…

Kosova pret kërkimfalje nga BE-ja për mesazhet nacionaliste në Bruksel

Press Online23 Nëntor 2026 KOSOVË

Kryesuesja e Komisionit për Integrim Evropian, Jehona Lushaku-Sadriu, ka kërkuar nga ambasadori…

Skadon afati për Specialen, pritet opinioni ligjor për hapat e mëtejshëm

Press Online23 Nëntor 2026 KOSOVË

Ka përfunduar afati katërjavor për procedimin e raportit lidhur me ndryshimin dhe…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.