Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Jennifer Lopez pretendon se e ka pasur të vështirë të marrë role për shkak të prejardhjes së saj, njerëzit tallen me të

23 Nëntor 2026

Kurti: Këtë javë nis hartimi i ligjit për Specialen, presim ekspertët për ta përmbyllur

23 Nëntor 2026

Janevska: Premtimin për rritjen e pagave të mësimdhënësve do ta realizojmë në mars

23 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Lufta me Iranin, SHBA po shqyrton dërgimin e mijëra trupave

Press Online19 Mars 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mundësinë e dërgimit të mijëra ushtarëve shtesë në Lindjen e Mesme, ndërsa lufta me Iran hyn në një fazë të re, raportoi Reuters, duke cituar zyrtarë amerikanë dhe burime të njohura me planet.

Sipas raportimit, ky hap do t’i jepte më shumë opsione presidentit Donald Trump, në një kohë kur po shqyrtohet zgjerimi i operacioneve ushtarake, ndërsa konflikti ka hyrë në javën e tretë.

Një nga skenarët në diskutim është përdorimi i forcave amerikane për të garantuar kalimin e sigurt të cisternave të naftës në Ngushticën e Hormuzit, një operacion që do të mbështetej kryesisht në forca ajrore dhe detare, por që mund të kërkojë edhe dislokim trupash në brigjet iraniane.

Paralelisht, po shqyrtohet edhe mundësia e dërgimit të forcave tokësore në ishullin Kharg, nga ku kalon rreth 90% e eksporteve të naftës së Iranit. Megjithatë, zyrtarët amerikanë paralajmërojnë se një operacion i tillë do të ishte me rrezik të lartë, për shkak të kapaciteteve të Iranit për të goditur zonën me raketa dhe dronë.

SHBA kanë kryer më herët goditje ndaj objektivave ushtarake në ishull, ndërsa Trump ka paralajmëruar edhe sulme ndaj infrastrukturës energjetike. Analistët ushtarakë vlerësojnë se marrja nën kontroll e ishullit mund të jetë më strategjike sesa shkatërrimi i tij, për shkak të rëndësisë për ekonominë iraniane.

Në diskutim janë edhe plane për sigurimin e rezervave të uraniumit të pasuruar të Iranit, një mision që konsiderohet tejet kompleks dhe i rrezikshëm, edhe për forcat speciale.

Megjithatë, çdo përdorim i trupave tokësore mbart kosto të lartë politike për Trump, për shkak të mbështetjes së ulët publike në SHBA për konfliktin dhe premtimeve të tij të mëparshme për të shmangur përfshirjen në luftëra të reja në rajon.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë theksoi se “nuk është marrë asnjë vendim” për dërgimin e trupave tokësore, duke shtuar se presidenti “i mban të gjitha opsionet në tryezë”.

Ndërkohë, ushtria amerikane vijon sulmet ndaj marinës iraniane, depove të raketave dhe dronëve, si dhe industrisë së mbrojtjes. Sipas të dhënave, SHBA kanë kryer mbi 7.800 goditje që nga nisja e luftës më 28 shkurt dhe kanë dëmtuar apo shkatërruar mbi 120 anije iraniane.

Deri më tani, 13 ushtarë amerikanë kanë humbur jetën dhe rreth 200 të tjerë janë plagosur, shumica lehtë.

Diskutimet për përforcimin e forcave vijnë në një moment kur SHBA po përballen edhe me sfida logjistike, ndërsa një aeroplanmbajtëse është dërguar për mirëmbajtje.

Trump ka deklaruar se nuk planifikon të dërgojë trupa, por ka lënë të hapur mundësinë, duke theksuar se nuk do ta bënte publike një vendim të tillë.

Previous ArticleToptha tiramisuje | Top Albania Radio
Next Article Era Istrefi bën jetë luksoze, verë me shishe dhe blerje luksoze

Lajme të ngjashme

Tregjet aziatike në rënie për shkak të shqetësimeve mbi investimet në IA-në

23 Nëntor 2026 GLOBI

Pesë ish-kryeministra britanikë kundër rikthimit në BE, Blair: Brexit ishte gabim, por debati s’duhet rihapur

23 Nëntor 2026 GLOBI

NATO shqyrton masat e mbrojtjes pas incidentit me raketat ruse në Poloni

23 Nëntor 2026 GLOBI

Trump: Sulmet iraniane me dronë dhe raketa kanë arritur nivelin më të lartë në një vit

23 Nëntor 2026 GLOBI

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026 GLOBI

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

22 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Jennifer Lopez pretendon se e ka pasur të vështirë të marrë role për shkak të prejardhjes së saj, njerëzit tallen me të

Press Online23 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Jennifer Lopez është kritikuar ashpër pasi tha se prejardhja e saj latine…

Kurti: Këtë javë nis hartimi i ligjit për Specialen, presim ekspertët për ta përmbyllur

Press Online23 Nëntor 2026 KOSOVË

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ndau sot me detaje rreth hartimit Sptë…

Janevska: Premtimin për rritjen e pagave të mësimdhënësve do ta realizojmë në mars

Press Online23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Përfshirja e rritjes së pagave të mësmidhënësve është parashikuar në buxhet. Ata…

Gardiani i burgut në Strumicë është kapur duke shitur drogë gjatë orarit të punës

Press Online23 Nëntor 2026 MAQEDONI

SPB Strumicë, në Prokurorinë Themelore Publike Strumicë, ka paraqitur kallëzim penal kundër…

Minçevi: Administrata shtetërore do të riorganizohet me ligj të ri, nevojitet shumicë prej dy të tretash

Press Online23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Administrata shtetërore nuk mund të jetë një grumbull zgjidhjesh individuale të veçanta,…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.