Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Maqedonia ka rezerva të naftës për 60 ditë!

Press Online16 Mars 2026 EKONOMI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Pjesa më e madhe e rezervave shtetërore të naftës ruhen në depot e katër kompanive në vend. Një pjesë më e vogël ruhet në rezervuarë që janë në pronësi shtetërore. Pjesa tjetër ruhet në katër kompanitë Okta, Makpetrol, Lukoil dhe Supertrade, të cilat paguhen për këtë shërbim.

REZERVAT SHTETËRORE TË NAFTËS:

Lloji i derivatit  –  Sasia

Eurodizel             -138,9 milionë litra

Benzinë (Eurosuper 95) -32,1 milionë litra

Vaj ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1)       -10,8 milionë litra

Mazut M-1          -5,3 milionë kilogramë

Megjithatë, kompanitë kanë detyrim që në çdo moment t’i vënë derivatet në dispozicion të shtetit, nëse Qeveria vendos të ndërhyjë në treg. Nga Agjencia për Rezervat e Detyrueshme të Naftës thonë se kontrollohet deri në litër se sa derivate ka, pra se ato janë në çdo moment në dispozicion të shtetit.

“Bashkë me Inspektoratin Shtetëror të Tregut dhe me institucionin tonë shkojmë në depot e tyre, i kontrollojmë dhe deri tani gjithçka është në rregull. Të gjitha sasitë janë të gatshme të ndërhyjnë në treg në çdo moment kur Qeveria ta kërkojë nga ne… Kompanitë kanë detyrim ligjor që në çdo moment të ruajnë saktësisht litrat që ne kemi blerë. Ne kemi një trup inspektues të akredituar me të cilin shkojmë së bashku, marrim mostra dhe verifikojmë nëse i kemi ato litra apo jo”, tha Nexhmedin Sadiki, Agjencia për Rezervat e Naftës .

Sipas drejtorit të Agjencisë, ka mjaftueshëm derivate të naftës për rreth 60 ditë, për të mbuluar konsumin mesatar në vend. Ai thotë se rezervat rinovohen rregullisht dy herë në vit, për të përmbushur standardet dimërore dhe verore të karburanteve. Sipas kalendarit, aktualisht është periudha kur duhet të sigurohen sasitë që i përshtaten standardeve verore të derivateve.

Sadiki thotë se kanë mjete të mjaftueshme për blerjen e derivateve, por nëse është e nevojshme, Qeveria mund të ndihmojë.

“Procesi është në vazhdim. Kemi mjete, por nëse ka nevojë, sigurisht do të kërkojmë edhe ndihmë nga Qeveria. Aktualisht një pjesë të mjeteve i sigurojmë përmes Administratës Doganore, ku për çdo sasi të importuar marrim një pjesë të mjeteve, me të cilat më pas i ruajmë rezervat dhe i mirëmbajmë, ndërsa një pjesë të tyre i përdorim edhe për blerjen e sasive të reja”, pohoi Nexhmedin Sadiki, Agjencia për Rezervat e Naftës.

Ndryshe, direktiva evropiane parashikon që shtetet të kenë rezerva nafte që mund të mbulojnë konsumin mesatar ose importin neto për 90 ditë.

“Rezervat e naftës mund të jenë në një nivel të kënaqshëm, por ende jemi larg standardit evropian për 90 ditë. Ka dy arsye për këtë. E para është mungesa e parave, ndërsa e dyta është hapësira ku do të ruheshin këto derivate”, raporton Goran Temenugov, gazetar.

Në fund, nga Agjencia thonë se edhe pse jemi rreth 30 ditë më pak se standardi evropian, megjithatë me rezervat e naftës qëndrojmë më mirë në rajon. Arsyeja, sipas tyre, është se kemi përputhje ligjore me rregulloret evropiane, por edhe fakti që rezervat tona ruhen brenda vendit. Në disa shtete të rajonit rezervat ruhen në kapacitete në shtete fqinje, sepse nuk kanë hapësira të mjaftueshme depozituese./TV21

Previous ArticleGostivarasi tri herë i është kanosur ish-bashkëshortes, madje është përpjekur edhe ta sulmojë
Next Article Çmimi i vajit arriti në 100 denarë! Qytetarët vërejnë shtrenjtim të çmimeve në markete

Lajme të ngjashme

Mickoski: Korridori 8 do të përfundojë plotësisht deri në vitin 2029

22 Nëntor 2026 EKONOMI

Dogana parandalon importin ilegal të 2.8 tonëve kripë të pajodizuar në Shkup

20 Nëntor 2026 EKONOMI

Durmishi: Shporta mesatare e konsumatorit në tetor ishte 59.149 denarë

20 Nëntor 2026 EKONOMI

Çdo i katërti person në Maqedoni dëshiron të emigrojë, 11.9% kanë plane dhe veprime konkrete për t’u larguar

20 Nëntor 2026 EKONOMI

Bileta gërvishtëse „Fruti“ – spektër frutash me shije të ëmbël fitimesh

19 Nëntor 2026 EKONOMI

Bileta gërvishtëse „Mega Milioner“ – kapni shansin për një fitore milionëshe

16 Nëntor 2026 EKONOMI
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.