Gostivarasi tri herë i është kanosur ish-bashkëshortes, madje është përpjekur edhe ta sulmojë

featured
Press Online
16 Mars 2026, 15:01

Zyra e Jashtme për Punë Kriminalistike në Gostivar ka paraqitur kallëzim penal kundër J.Z. (28) nga një fshat i Gostivarit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “rrezikim i sigurisë”, informon PressOnline.al

Sipas informacioneve, gjatë muajve shkurt dhe mars të vitit 2026, i dyshuari në tri raste i ka drejtuar kërcënime ish-bashkëshortes së tij, si nëpërmjet telefonit ashtu edhe personalisht.

Në një nga rastet, siç njoftoi policia, ai është përpjekur edhe ta sulmojë fizikisht.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter