Fluturimi i pestë për evakuimin e qytetarëve pritet të realizohet të martën

featured
Press Online
16 Mars 2026, 09:33

Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Emiratet e Bashkuara Arabe i njofton të gjithë shtetasit e Maqedonisë së Veriut, të cilët në këtë moment gjenden në EBA, se të martën do të realizohet edhe një fluturim për evakuim të qytetarëve në relacionin Dubai-Shkup.

“Duke marrë parasysh që përgatitjet dhe hollësirat për realizimin e tij janë duke u finalizuar, të gjithë qytetarët që kanë nevojë të domosdoshme dhe prioritare për evakuim duhet të paraqiten në Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Abu Dabi sa më shpejt të jetë e mundur”, njoftojnë nga Ambasada.

Evidentimi, theksojnë nga Ambasada, mund të bëhet në këto kontaktet – Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Abu Dabi, telefon: +971 56 441 7532 dhe email: abudabi@mfa.gov.mk.

Deri tani janë realizuar katër fluturime të organizuara për evakuimin e qytetarëve nga rajoni i Lindjes së Mesme, duke transportuar gjithsej 458 udhëtarë.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter