Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Fillon fushata për prezantimin e masave dhe politikave për bujqit

Press Online15 Mars 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe Qeveria e fillojnë fushatën e re në terren “Zëri që e dëgjojmë – më e mira e Maqedonisë”, që synon komunikim të drejtpërdrejtë me bujqit dhe prezantimin e masave dhe politikave aktuale për mbështetjen e prodhimit bujqësor. Këtë e paralajmëroi sot ministri Cvetan Tripunovski.

Në kuadër të fushatës, dy ekipe të mëdha të vizitojnë më shumë se 30 komuna në Republikën e Maqedonisë, ndërsa 6 ekipe më të vogla do të vizitojnë mbi 120 vendbanime. Këto takime do të mbahen çdo të mërkurë dhe të shtunë nga ekipet e mëdha, ndërsa të premteve do të organizohen takime të drejtpërdrejta në vendbanime nga ekipet më të vogla.

Drejtorë nga të gjitha institucionet në sektorin bujqësor do të jenë pjesë e ekipeve. Ministri paralajmëroi se në ekipet e vogla do të marrin pjesë drejtorë të institucioneve kyçe, Daniela Irotova, drejtoreshë e Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural (AMFBZHR), Filip Filipovski, drejtor i SH.A. “Ekonomia e Ujërave”, Vase Anakiev, drejtor i Inspektoratit Shtetëror për Bujqësi, Oliver Milanov, drejtor i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, Zdravko Trajanov, drejtor i NP “Pyjet Nacionale”. Një nga ekipet do të drejtohet nga Ministri, duke sqaruar se në aktivitetet do të përfshihen edhe drejtorë të tjerë nga sektori, si dhe struktura lokale të Ministrisë.

Qëllimi, sipas tij, është të dëgjohen sfidat dhe idetë e bujqve. Në takime do të diskutohen problemet aktuale me të cilat përballen bujqit, propozimet e tyre për përmirësimin e prodhimit, si dhe masat dhe politikat e zbatuara deri më tani në dy vitet e fundit.

“Në këto takime do të diskutohet për sfidat reale me të cilat përballen bujqit e vendit, do të dëgjohen propozimet dhe idetë e tyre, por gjithashtu do të prezantohen politikat dhe masat për mbështetjen e bujqësisë vendase”, theksoi ministri.

Ai theksoi se bujqit kanë një rol thelbësor për shtetin dhe se ata nuk janë vetëm prodhues, por janë edhe shtytës të zhvillimit rural, ruajtës të traditës dhe faktor kyç për stabilitetin e tregut vendas të ushqimit.

Ministri u bëri thirrje bujqve që të marrin pjesë aktive në fushatë.

“Ju ftoj të gjithëve të përfshiheni dhe të bëheni pjesë e kësaj fushate të përbashkët “Zëri që e dëgjojmë – më e mira e Maqedonisë”, që së bashku të krijojmë kushte më të mira dhe një të ardhme më të sigurt për bujqësinë e Maqedonisë”, tha ai.

Në fjalimin e tij, Tripunovski përsëriti se “më e mira nga Maqedonia vjen pikërisht nga arat e vendit tonë dhe nga duart e palodhura të bujqve tanë të ndershëm dhe punëtorë. Prandaj kjo fushatë u kushtohet pikërisht atyre, njerëzve që ushqejnë popullin dhe ruajnë traditën.

Previous ArticleMosmarrëveshjet mbi tubacionin e naftës, Zelensky akuzon aleatët e BE për shantazh
Next Article Princ Leka martohet me Blerta Celibashin

Lajme të ngjashme

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Vazhdon vaksinimi kundër gripit sezonal, mbi 25 mijë të vaksinuar

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bletarët në Maqedoninë e Veriut përballen me prodhim të ulët të mjaltit

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kasami e Mexhiti pritën Kurtin: Nëntori na gjen bashkë, të fokusuar në punë dhe projekte të përbashkëta

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ahmeti takoi Ramën: Diskutuam për bashkëpunimin mes dy shteteve, integrimin evropian dhe çështjet me interes të përbashkët për shqiptarët

22 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.