Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Fillon ndërtimi i objektit të ri të komunës së Tetovës, do t’i shërbejë administratës komunale

Press Online15 Mars 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Pranë ndërtesës së Komuna e Tetovës këtë javë ka nisur ndërtimi i një objekti të ri për nevojat e administratës komunale.

Bëhet fjalë për një projekt për të cilin komuna pritet të paguajë rreth 1.4 milionë euro.

Për të siguruar hapësira shtesë për administratën, kryetari i komunës Bilall Kasami fillimisht kishte paralajmëruar se objekti mund të ndërtohej pa shpenzime direkte nga buxheti, përmes një kompensimi me tokë për kompaninë ndërtimore.

“Fillimisht ideja ishte të realizohej përmes partneritetit publiko-privat, ku komuna do të jepte tokë në një lokacion tjetër dhe do të ndërtohej objekti i komunës. Por rezultoi se kjo nuk është e mundur sipas ligjit, pasi nuk lejohet një kompensim i tillë tokë për objekt. Prandaj vendosëm të shkojmë me tender dhe projekti tani realizohet me mjete nga buxheti i komunës”, deklaroi Kasami.

Ndërtimi i objektit të ri vjen në një kohë kur përmbaruesit vazhdojnë të mbledhin borxhe milionëshe nga buxheti i komunës.

“Situata reale në Komunën e Tetovës është se kemi një borxh të trashëguar që po e shlyejmë gradualisht dhe shpresojmë që gjatë vitit 2026 të dalim nga përmbarimet dhe të mund të operojmë në mënyrë autonome me buxhetin. Edhe në vitin 2025 një pjesë shumë e madhe e buxhetit u realizua përmes përmbaruesve”, tha ai.

Kasami shtoi se në vitin 2025 është shënuar rritje e arkëtimit nga tatimi në pronë.

“Për herë të parë në vitin 2025 kemi tejkaluar të hyrat e planifikuara nga tatimi në pronë me rreth 20 për qind. Nga të hyrat e parashikuara janë realizuar 120 për qind. Kjo tregon se komuna po punon seriozisht në konsolidimin financiar dhe rritjen e të hyrave vetanake”, theksoi ai.

Objekti i ri do të ketë përdhesë, dy kate dhe papafingo, me një sipërfaqe totale prej rreth 1.400 metrash katrorë.

Aktualisht, Tetovë ka rreth 400 të punësuar në administratën komunale.

Previous ArticleUkraina kërkon para e teknologji në këmbim të ofrimit të ndihmës për Lindjen e Mesme rreth dronëve
Next Article Arrestohet një person në Mitrovicë për sulm ndaj policisë, dy zyrtarë të lënduar

Lajme të ngjashme

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Vazhdon vaksinimi kundër gripit sezonal, mbi 25 mijë të vaksinuar

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bletarët në Maqedoninë e Veriut përballen me prodhim të ulët të mjaltit

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kasami e Mexhiti pritën Kurtin: Nëntori na gjen bashkë, të fokusuar në punë dhe projekte të përbashkëta

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ahmeti takoi Ramën: Diskutuam për bashkëpunimin mes dy shteteve, integrimin evropian dhe çështjet me interes të përbashkët për shqiptarët

22 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.