Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Vazhdon vaksinimi kundër gripit sezonal, mbi 25 mijë të vaksinuar

22 Nëntor 2026

Bletarët në Maqedoninë e Veriut përballen me prodhim të ulët të mjaltit

22 Nëntor 2026

Kasami e Mexhiti pritën Kurtin: Nëntori na gjen bashkë, të fokusuar në punë dhe projekte të përbashkëta

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Administrata Trump përfiton 10 miliardë dollarë nga marrëveshja për TikTok!

Press Online14 Mars 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Administrata e presidentit Donald Trump pritet të përfitojë 10 miliardë dollarë nga një marrëveshje që synon krijimin e një versioni të TikTok, të kontrolluar nga Shtetet e Bashkuara.

Shuma, e konsideruar nga qeveria amerikane si një “tarifë transaksioni” jashtëzakonisht e rrallë, do të paguhet nga investitorët që morën nën kontroll aktivitetet amerikane të TikTok nga kompania kineze mëmë, ByteDance, sipas raportimeve të Wall Street Journal.

Në grupin e investitorëve përfshihen kompania e softuerit Oracle, firma investuese e Emirateve të Bashkuara Arabe MGX dhe kompania e investimeve private Silver Lake. Këta investitorë, së bashku me mbështetës të tjerë, kishin paguar 2.5 miliardë dollarë tek Thesari Amerikan gjatë përfundimit të marrëveshjes në janar dhe do të kryejnë pagesa shtesë deri shuma të arrijë në 10 miliardë dollarë.

Trump ka deklaruar më parë se SHBA do të marrë një “tarifë të jashtëzakonshme – vetëm sepse bëhet marrëveshja” dhe se kjo është një mundësi që nuk do të lejojë të humbasë. Ai nënshkroi një urdhër ekzekutiv në shtator, duke miratuar marrëveshjen, ndërkohë që shqetësimet mbi pronësinë kineze të TikTok ishin të pranishme në të dyja partitë, për shkak të rrezikut për sigurinë kombëtare, duke marrë parasysh popullaritetin e platformës midis amerikanëve.

“TikTok do të jetë në pronësi amerikane dhe menaxhohet nga amerikanë të avancuar,” tha Trump gjatë nënshkrimit të urdhrit. “Do të funksionojë plotësisht nën menaxhim amerikan në të gjitha nivelet.”

Marrëveshja është e rrallë, pasi qeveria përfiton një tarifë transaksioni për një marrëveshje midis kompanive private, dhe shuma prej 10 miliardë dollarësh tejkalon ndjeshëm normat tipike të investitorëve, që zakonisht marrin rreth 1% nga këto lloj marrëveshjesh. Sipas JD Vance, versioni amerikan i TikTok vlerësohet rreth 14 miliardë dollarë, që do të thotë se tarifa e qeverisë afrohet në 70% të vlerës totale të marrëveshjes.

Sipas marrëveshjes, TikTok do të mund të funksionojë plotësisht në SHBA, por investitorët do të ndajnë fitimet me ByteDance.

Kjo “tarifë transaksioni” është vetëm episod i fundit i përfshirjes së pazakontë të qeverisë Trump në sektorin privat, pas përfshirjes në kompani si Intel dhe USA Rare Earth.

Trump ka lançuar gjithashtu monedhën e tij digjitale gjatë presidencës, ku investitorët kishin mundësi të aksesonin menjëherë presidentin për 5 milionë dollarë, ndërsa së fundmi u raportua se numri personal i telefonit të Trump po shitet për investitorët dhe drejtuesit e kriptomonedhave, duke e krahasuar me kontaktet e udhëheqësve të tjerë globalë.

Previous ArticleÇfarë të hani për të ndihmuar trurin: fokus, qetësi dhe kujtesë!
Next Article Diplomacia kulturore e Kosovës në skenën ndërkombëtare: Fëmijët nga Gjilani fitojnë dy çmime të para në Zagreb

Lajme të ngjashme

BE refuzon projektdeklaratën e COP31, që mbyllet pa tekstin final

22 Nëntor 2026 GLOBI

CNN: Trump dhe Xi promovuan bashkëpunimin në fushën e inteligjencës artificiale, tash vjen realiteti i ashpër

22 Nëntor 2026 GLOBI

Fidan: Samiti Trump-Xi-Putin jashtëzakonisht i rëndësishëm, por nuk duhet krahasuar me Jaltën

22 Nëntor 2026 GLOBI

As nafta as gazi në projektdeklaratën e COP31

22 Nëntor 2026 GLOBI

Rutte: NATO do të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit polak

22 Nëntor 2026 GLOBI

Hungaria pritet të heqë veton, Ukrainës i hapet rruga drejt BE-së

20 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Vazhdon vaksinimi kundër gripit sezonal, mbi 25 mijë të vaksinuar

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Mbi 25 mijë qytetarë nga kategoritë e rrezikuara janë vaksinuar kundër gripit…

Bletarët në Maqedoninë e Veriut përballen me prodhim të ulët të mjaltit

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bletarët në Maqedoninë e Veriut ankohen se pavarësisht angazhimit, këtë vit kanë…

Kasami e Mexhiti pritën Kurtin: Nëntori na gjen bashkë, të fokusuar në punë dhe projekte të përbashkëta

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bashkëkryetari i VLEN, Bilall Kasami, së bashku me Izet Mexhitin, priti kryeministrin…

Ahmeti takoi Ramën: Diskutuam për bashkëpunimin mes dy shteteve, integrimin evropian dhe çështjet me interes të përbashkët për shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka zhvilluar një takim…

Rama takoi dhe bashkëkryetarët e VLEN-it, Kasami: Vazhdojmë punën tonë me përkushtim, për lidhje më të forta me Shqipërinë dhe Kosovën

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bashkëkryetari i VLEN, Bilall Kasami, së bashku me bashkëkryetarin tjetër Izet Mexhiti,…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.