Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Gruaja e dytë më e pasur në botën e showbiz-it është…

Press Online14 Mars 2026 SHOWBIZ
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Këngëtarja e njohur, Taylor Swift vazhdon të konsolidojë pozicionin e saj si një nga figurat më të suksesshme në industrinë e muzikës. Sipas listës së miliarderëve të publikuar nga revista Forbes për vitin 2026, këngëtarja është bërë femra e dytë më e pasur në botën e showbiz-it, me një pasuri neto që i afrohet 2 miliardë dollarëve. Në të njëjtën kohë, Swift renditet edhe në vendin e shtatë në listën e miliarderëve të famshëm të revistës. Kjo renditje përfshin gjithsej 22 personalitete të njohura nga fusha të ndryshme të industrisë së argëtimit, me një pasuri të kombinuar që arrin në rreth 48.1 miliardë dollarë.

Pasuria e artistes ka pësuar një rritje të ndjeshme gjatë vitit të fundit. Në vitin 2025 ajo vlerësohej rreth 1.6 miliardë dollarë, ndërsa në vitin 2026 shifra i afrohet 2 miliardëve. Një pjesë e madhe e kësaj vlere lidhet me katalogun e saj muzikor, i cili vlerësohet rreth 900 milionë dollarë. Përveç kësaj, Swift zotëron edhe pasuri të paluajtshme me një vlerë të përafërt prej 100 milionë dollarësh.

Një ndikim të madh në rritjen e pasurisë së saj pati turneu rekord The Eras Tour, i cili përfundoi në dhjetor të vitit 2024 pas 149 koncerteve në pesë kontinente. Turneu gjeneroi më shumë se 2 miliardë dollarë nga shitja e biletave dhe u ndoq nga mbi 10 milionë fansa, duke u kthyer në turneun më fitimprurës në historinë e muzikës.

Në tetor të vitit 2025, Swift publikoi albumin e saj të 12-të në studio, The Life of a Showgirl. Projekti pati një sukses të jashtëzakonshëm komercial, duke shitur mbi 4 milionë kopje vetëm gjatë javës së parë në Shtetet e Bashkuara dhe duke u shpallur më pas albumi më i shitur në botë për vitin 2025.

Sipas Forbes, Taylor Swift është artistja e parë që ka arritur statusin e miliarderes kryesisht falë krijimtarisë muzikore dhe performancave live, ndryshe nga shumë figura të tjera të njohura që kanë ndërtuar pasurinë përmes bizneseve apo investimeve të ndryshme. Në krye të listës së grave më të pasura të showbiz-it qëndron Oprah Winfrey me rreth 3.2 miliardë dollarë pasuri, ndërsa pas Swift renditet Kim Kardashian me rreth 1.7 miliardë dollarë. Në këtë listë bëjnë pjesë edhe emra të njohur si Rihanna dhe Beyoncé, secila me rreth 1 miliard dollarë pasuri.

Previous ArticleHaradinaj: Kosova ndodhet në gjendje të rënduar politike, duhet bashkim për dalje nga kriza
Next Article Si po ndryshon inteligjenca artificiale mënyrën se si diagnostikohen dhe trajtohen sëmundjet?

Lajme të ngjashme

“Lirinë e kam paguar me vetmi”, Grida Duma: S’ma kupton asnjëherë askush që vuaj

22 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Dua Lipa zgjedh një veshje elegante dhe plot stil gjatë pushimeve

22 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Dua Lipa zbulon shprehjen shqipe që dëgjohej më shpesh në familjen e saj

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Jennifer Lopez zgjedh dantellën transparente dhe diamantet për premierën në Los Angeles

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Melania Trump u pyet se çfarë nuk di publiku për bashkëshortin e saj, ja si reagoi ajo

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Angelina Jolie udhëtoi për në Kamboxhia pasi shiti pronën e saj në Los Angeles, ajo dëshiron të jetojë më shumë si një nomade

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.