Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

“Doja ta fshihja trupin tim” Sydney Sweeney zbulon pasiguritë dhe nis biznesin e ri që po bën bujë!

Press Online13 Mars 2026 SHOWBIZ
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Aktorja amerikane Sydney Sweeney ka folur hapur për pasiguritë që ka pasur për trupin e saj ndër vite, duke zbuluar se pikërisht këto përvoja personale e shtynë të ndërmarrë hapin e saj më të ri në biznes.

Ylli i serialit Euphoria ka lançuar në vitin 2026 markën e saj të të brendshmeve, Syrn, një projekt që synon t’i bëjë gratë, veçanërisht ato me gjoks më të madh, të ndihen më rehat dhe më të sigurta me trupin e tyre.

Në një intervistë për “Us Weekly”, aktorja 28-vjeçare pranoi se për një kohë të gjatë nuk ndihej mirë me pamjen e saj.

Gjithmonë kam pasur gjoks të madh. Isha 70DD që në klasën e gjashtë dhe kurrë nuk ndihesha mirë me veten

-tregoi ajo.

Sweeney shpjegoi se shpesh përpiqej ta fshihte trupin, pasi nuk gjente veshje që ta bënin të ndihej rehat dhe e sigurt.

Sipas saj, vetëm pasi interpretoi personazhin Cassie në “Euphoria” filloi të kuptonte sa i rëndësishëm është vetëbesimi.

Duhet ta pranojmë trupin tonë dhe të ndihemi mirë në lëkurën tonë

-tha aktorja.

Pikërisht përvoja me kostumet dhe veshjet e guximshme të personazhit të saj në serial e frymëzoi të krijonte një linjë të brendshmesh që ofron më shumë mbështetje dhe rehati.

Ajo rrëfeu se shpesh ankohej për prerjet e veshjeve ekzistuese, të cilat nuk i përshtateshin mirë dhe i shkaktonin parehati.

Rripat më ngulnin në shpatulla, materiali më acaronte dhe asgjë nuk më rrinte siç duhet. Kështu që hapa Pinterest me mijëra foto dhe mendova: duhet ta bëj vetë

-tregoi Sweeney.

Në koleksionin e saj të ri, aktorja ka përfshirë edhe detaje të veçanta personale. Logoja e markës formon një zemër nga dy shkronjat “S”, ndërsa shumë prej veshjeve kanë elemente të vogla dekorative në formë zemre.

Sweeney thotë se një nga veshjet e saj të preferuara është një korse e zezë, që sipas saj është perfekte për t’u kombinuar edhe me xhinse, duke krijuar një pamje seksi pa qenë e ekzagjeruar.

Previous ArticleVeterani i UÇK-së përlotet kur merr “Zarfin e Mërgimtarit”
Next Article Tragjedi në Çair: Humb jetën një motoçiklist në një aksident të rëndë

Lajme të ngjashme

“Lirinë e kam paguar me vetmi”, Grida Duma: S’ma kupton asnjëherë askush që vuaj

22 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Dua Lipa zgjedh një veshje elegante dhe plot stil gjatë pushimeve

22 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Dua Lipa zbulon shprehjen shqipe që dëgjohej më shpesh në familjen e saj

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Jennifer Lopez zgjedh dantellën transparente dhe diamantet për premierën në Los Angeles

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Melania Trump u pyet se çfarë nuk di publiku për bashkëshortin e saj, ja si reagoi ajo

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Angelina Jolie udhëtoi për në Kamboxhia pasi shiti pronën e saj në Los Angeles, ajo dëshiron të jetojë më shumë si një nomade

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.