Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Bujar Osmani dhe Mile Zeçeviq në qendër të “listës së zezë” së Artan Grubit

Press Online12 Mars 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

A do të “flasë” ish-zëvendëskryeministri, i cili pas largimit nga funksioni u vendos në “listën e zezë” të SHBA-së dhe u bë i dyshuar në një rast për Lotarinë Shtetërore, për tre bashkëpartiakë nga BDI, një ish-sekretar të përgjithshëm të LSDM-së dhe vëllain e një ish-kryeministri?

Ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi, i cili së fundmi u kthye në vend pas 14 muajsh arratisje, pas së cilës u vendos në arrest shtëpiak për një rast të lidhur me Lotarinë Shtetërore, për një kohë të gjatë kishte bërë përpjekje për të arritur një marrëveshje politike për rikthimin e tij në vend, shkruan revista javore “Fokus”.

Sipas burimeve tona, menjëherë pas ndryshimeve politike, fillimisht lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, kishte bërë përpjekje përmes rrugëve politike që t’i siguronte Grubit një terren më të favorshëm për betejën juridike, por në atë kohë ishte refuzuar kategorikisht nga qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE. Por a ka ndryshuar diçka ndërkohë?

Siç thonë persona të afërt me Grubin, ai është larguar me zemër të rënduar dhe e kishte shumë të vështirë të qëndronte larg shtëpisë së tij. Prandaj, për një kohë të gjatë kishte tentuar përmes kanaleve të ndryshme politike, por edhe familjare, të arrinte një marrëveshje për rikthimin e tij, përpjekje që me kalimin e kohës u intensifikuan për disa arsye – dëshironte të kthehej te familja, ndihej i harruar nga Mala Reçica dhe ishte shënjestër kërcënimesh.

Nëse e gjithë kjo e ka shtyrë Grubin të kërkojë dhe të sigurojë rikthimin nën kushte më të favorshme (arrest shtëpiak), atëherë çfarë mund të japë ai në këmbim?

Siç thotë një përfaqësues i pushtetit, Grubi ka lënë të kuptohet se do të flasë dhe do të tregojë gjithçka që di për disa ish-bashkëpartiakë në parti dhe në qeveri.

I njëjti burim thotë se personi që ndodhet në “listën e zezë” të SHBA-së ka përpiluar edhe “listën e tij të zezë”, ku pesë persona janë në plan të parë:
• deputeti aktual Blerim Bexheti
• ish-ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi
• ish-ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani
• ish-sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Mile Zeçeviq
• vëllai i ish-kryeministrit Zoran Zaev, Vice Zaev

Rastësi apo jo, pikërisht këto dhe disa emra të tjerë, të lidhur me ish-qeverinë LSDM–BDI, këto ditë u përmendën nga përfaqësues të VMRO-DPMNE-së, të cilët, ndër të tjera, pretendojnë se opozita frikësohet nga ajo që mund të zbulojë Grubi para prokurorisë, gjë që mund të përcaktojë se kush mund të ulet pranë tij në bankën e të akuzuarve./Fokus

Previous ArticleKuvendi i Shqipërisë rrëzoi kërkesën e SPAK për arrestimin e ministres Balluku, reagon BE
Next Article A mund të kenë ardhur njerëzit nga Marsi?/Shkencëtarët ngrenë hipotezën tronditëse!

Lajme të ngjashme

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Vazhdon vaksinimi kundër gripit sezonal, mbi 25 mijë të vaksinuar

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bletarët në Maqedoninë e Veriut përballen me prodhim të ulët të mjaltit

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kasami e Mexhiti pritën Kurtin: Nëntori na gjen bashkë, të fokusuar në punë dhe projekte të përbashkëta

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ahmeti takoi Ramën: Diskutuam për bashkëpunimin mes dy shteteve, integrimin evropian dhe çështjet me interes të përbashkët për shqiptarët

22 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.