Përmbaruesi konfiskon Audin e Ramiz Merkos

featured
Press Online
12 Mars 2026, 10:50

Në vend që të dalë në shitje të hënën përmes një ankandi elektronik, automjeti luksoz Audi A6, me të cilin Ramiz Merko u vozit për disa vite dhe që kryetari aktual i Strugës, Mendi Qyra, kishte paralajmëruar se do ta shiste, është bllokuar nga një përmbarues për shlyerjen e borxheve që komuna i ka ndaj subjekteve juridike, mëson ekskluzivisht Alsat.

Edhe në vetë automjetin, i cili ende ndodhet para ndërtesës së komunës, që nga dita e djeshme është vendosur një ngjitëse me mbishkrimin “I KONFISKUAR”, ku thuhet se ndalohet tjetërsimi, ngarkimi apo çfarëdo lloj disponimi me këtë send. Përmbaruesi thotë se ka kryer regjistrimin e automjetit dhe se ai nuk mund të dalë në shitje.

Nga Komuna e Strugës një javë më parë njoftuan se vlera fillestare për ankandin e këtij automjeti, sipas vlerësimit të një eksperti të autorizuar, është 1.344.636,00 denarë, respektivisht rreth 21.800 euro, dhe se me mjetet nga shitja e automjetit do të blihet një furgon që do të shërbejë për nevojat e administratës komunale dhe klubeve sportive në qytet.

Për Audi-n A6, për të cilin janë shpenzuar 67.000 euro, u zhvillua edhe një proces gjyqësor ku ishte i akuzuar ish-kryetari i Strugës, Ramiz Merko, por më pas ai mori aktvendim lirues.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter