Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Rënie alarmante e lindjeve në Evropë dhe Maqedoninë e Veriut

Press Online12 Mars 2026 EUROINTEGRIME
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Në Bashkimin Evropian në vitin 2024 kanë lindur 3,55 milionë foshnja, që paraqet një rënie prej 3,3% krahasuar me vitin 2023. Norma totale e fertilitetit në BE për vitin 2024 është 1,34 fëmijë të lindur gjallë për grua, më e ulët se 1,38 në vitin 2023, përcjell TV21.

Edhe në Maqedoninë e Veriut norma e fertilitetit në dhjetë vitet e fundit është në rënie, duke kaluar nga 1,52 në vitet 2004 dhe 2014, në 1,49 në vitin 2023 dhe 1,44 fëmijë për grua në vitin 2024.

Kjo normë është dukshëm nën nivelin 2,1 fëmijë për grua, që konsiderohet i nevojshëm për ripërtëritjen natyrore të popullsisë, çka tregon se Evropa dhe vendi ynë po përballen me sfida serioze demografike.

Sipas të dhënave të Eurostat, në vitin 2024 norma më e ulët e fertilitetit në BE është regjistruar në Maltë – 1,01, ndërsa më e larta në Bullgari – 1,72.

Mosha mesatare e grave në BE kur lindin fëmijën e parë në vitin 2024 është 29,9 vjeç, duke u lëvizur nga 26,9 vjeç në Bullgari deri në 31,9 vjeç në Itali. Në Maqedoninë e Veriut, gratë fëmijën e parë e lindin mesatarisht në 27,8 vjeç.

Gratë gjatë dy dekadave të fundit po lindin fëmijën e parë gjithnjë e më vonë. Në vitin 2014 mosha mesatare ishte 26,6 vjeç, ndërsa në 2004 ishte 25 vjeç.

Në vitin 2024, pas Bullgarisë me normën më të lartë të fertilitetit (1,72), renditen Franca me 1,61 dhe Sllovenia me 1,52. Ndërkohë, normat më të ulëta janë regjistruar në Maltë (1,01), Spanjë (1,10) dhe Lituani (1,11).

Të dhënat e Eurostat tregojnë gjithashtu se në 2024 në BE kanë lindur pothuajse dy herë më pak fëmijë krahasuar me para gjashtë dekadash.

Në vitin 2024, në BE lindën 3,55 milionë fëmijë, që i korrespondon një norme bruto të natalitetit prej 7,9 lindje për 1.000 banorë. Për krahasim, kjo normë ishte 10,5 në vitin 2000, 12,8 në 1985 dhe 16,4 në vitin 1970.

Edhe në Maqedoninë e Veriut numri i lindjeve ka rënë vazhdimisht:

  • 44.095 fëmijë në vitin 1960
  • 37.862 në 1970
  • 35.401 në 1990
  • 29.308 në 2000
  • 24.296 në 2010
  • 19.031 në 2020
  • dhe një rekord minimal prej 16.061 fëmijësh të lindur në vitin 2024.
Previous ArticleDyshime të reja për parregullsi në punën e gjykatësit Ristov
Next Article Përmbaruesi konfiskon Audin e Ramiz Merkos

Lajme të ngjashme

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Vazhdon vaksinimi kundër gripit sezonal, mbi 25 mijë të vaksinuar

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bletarët në Maqedoninë e Veriut përballen me prodhim të ulët të mjaltit

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kasami e Mexhiti pritën Kurtin: Nëntori na gjen bashkë, të fokusuar në punë dhe projekte të përbashkëta

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ahmeti takoi Ramën: Diskutuam për bashkëpunimin mes dy shteteve, integrimin evropian dhe çështjet me interes të përbashkët për shqiptarët

22 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.