Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

“Revolucioni i ha bijtë e vet”… dhe në fund e han kokën e vet

Press Online11 Mars 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Nga Arben FETAI

Kjo shprehje lindi gjatë Revolucionit francez, i cili rrëzoi monarkinë absolute nën idealet e lirisë, barazisë dhe vëllazërisë, por që përfundoi në përçarje, terror dhe në vetëshkatërrim. Forcat revolucionare ishin tejet heterogjene dhe të bashkuara thuajse në vetëm një pikë: rrëzimin e mbretit. Fraksionet kryesore që e arritën këtë qëllim ishin Zhirondinët, Jakobinët dhe të moderuarit “Feuillants”.

Zhirondinët kërkonin një republikë të decentralizuar me autonomi të fortë rajonale. Në vitin 1793, ata u targetuan nga Jakobinët dhe u eliminuan. Udhëheqësit e tyre, përfshirë Vergniaud, të cilit i atribuohet shprehja “Revolucioni i ha bijtë e vet”, përfunduan në gijotinë.

Fraksioni “Feuillants” ishin të moderuar që kërkonin një monarki kushtetuese. Edhe ata u çbënë nga terrori i Jakobinëve dhe u gijotinuan, të akuzuar për simpati ndaj mbretërisë.

Jakobinët, fraksioni më radikal, morën pushtetin dhe vendosën terrorin si instrument të drejtësisë revolucionare. Por edhe brenda tyre shumë shpejt nisën spastrimet: fillimisht u gijotinuan Hebertistët për “radikalizëm të tepruar”, pastaj Dantonistët për “butësi ndaj armiqve”. Në fund, edhe vetë zbatuesit e terrorit, Malësorët u çbënë. Lideri i tyre, Robespierre, u rrëzua dhe u gijotinua nga ata që deri dje ishin aleatët e tij.

Intrigat, pabesitë, spastrimet e pafundme dhe auto-kanibalizmi të motivuar nga etja për pushtet, shkatërruan elitën revolucionare, zhgënjyen shoqërinë dhe krijuan një vakum politik.

Mbi këtë vakum u ngrit gjenerali Napoleon Bonaparte, i cili në vitin 1799 e përmbysi revolucionin dhe më pastaj e shpalli vetën Perandor, duke rikthyer tiraninë dhe monarkinë absolute. Mësimi është i thjeshtë: kur një lëvizje fillon të konsumojë njerëzit e saj për shkak të apetiteve të fraksioneve, ndonjëri prej tyre mund të forcohet përkohësisht, por në fund, lëvizja e han kokën e vet.

(Autori është zëvendëskryeministër për Qeverisje të Mirë në Maqedoninë e Veriut)

Previous ArticleLSM: Çmimet e karburanteve rrisin shpenzimet e qytetarëve
Next Article Mickoski: Nuk e njoh Nenad Saveskin, nga biografia vlerësuam se mund të jetë kryeprokuror i shkëlqyer

Lajme të ngjashme

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Vazhdon vaksinimi kundër gripit sezonal, mbi 25 mijë të vaksinuar

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bletarët në Maqedoninë e Veriut përballen me prodhim të ulët të mjaltit

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kasami e Mexhiti pritën Kurtin: Nëntori na gjen bashkë, të fokusuar në punë dhe projekte të përbashkëta

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ahmeti takoi Ramën: Diskutuam për bashkëpunimin mes dy shteteve, integrimin evropian dhe çështjet me interes të përbashkët për shqiptarët

22 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.