Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

E mbani mend yllin e “Grey’s Anatomy”? Ja si duket sot Katherine Heigl në moshën 47-vjeçare!

Press Online10 Mars 2026 SHOWBIZ
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Aktorja Katherine Heigl ishte një nga yjet më të mëdhenj të viteve 2000, duke fituar famë të madhe me rolin e saj në serialin hit “Grey’s Anatomy”, ku interpretonte doktoreshën Isobel “Izzie” Stevens.

Ajo u bë e njohur edhe më herët me serialin fantastiko-shkencor “Roswell”, ndërsa më vonë u shndërrua në një nga figurat kryesore të komedive romantike në Hollywood.

Një nga filmat e saj më të suksesshëm ishte “Knocked Up”, ku ajo luajti përkrah aktorit Seth Rogen, në historinë e një gruaje karriere që mbetet shtatzënë pas një aventure të rastësishme.

Po ashtu, ajo pati sukses të madh edhe me komedinë romantike “27 Dresses”, ku luajti përkrah James Marsden.

Filmi rrëfen historinë e një gruaje që ka qenë gjithmonë shoqëruese nuseje në dasma, por që ëndërron të jetë një ditë vetë nuse.

Në vitin 2010, Katherine Heigl vendosi të largohej nga ritmi i vrullshëm i Hollywood-it për një jetë më të qetë në shtetin e Utah, ku jeton me bashkëshortin e saj, muzikantin Josh Kelley, dhe fëmijët e tyre.

Megjithatë, aktorja nuk është shkëputur plotësisht nga aktrimi. Ajo ka marrë pjesë në projekte të ndryshme televizive, përfshirë serialin e suksesshëm të Netflix, “Firefly Lane”.

Fundjavën që lamë pas, aktorja bëri një paraqitje të rrallë publike në eventin bamirës “Wine, Women & Shoes” në resortin Mar-a-Lago në Florida, ku u shfaq së bashku me nënën e saj.

Sot, në moshën 47-vjeçare, Katherine Heigl vazhdon të duket në formë të shkëlqyer, duke rikthyer nostalgjinë për kohën kur ishte një nga ikonat më të mëdha të filmave romantikë të viteve 2000.

Previous ArticleStudimi 22-vjeçar paralajmëron se ngrënia e mëngjesit vonë mund të sjellë rrezik në…
Next Article Të shtëna me armë zjarri në Skenderaj, një person i plagosur

Lajme të ngjashme

“Lirinë e kam paguar me vetmi”, Grida Duma: S’ma kupton asnjëherë askush që vuaj

22 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Dua Lipa zgjedh një veshje elegante dhe plot stil gjatë pushimeve

22 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Dua Lipa zbulon shprehjen shqipe që dëgjohej më shpesh në familjen e saj

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Jennifer Lopez zgjedh dantellën transparente dhe diamantet për premierën në Los Angeles

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Melania Trump u pyet se çfarë nuk di publiku për bashkëshortin e saj, ja si reagoi ajo

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Angelina Jolie udhëtoi për në Kamboxhia pasi shiti pronën e saj në Los Angeles, ajo dëshiron të jetojë më shumë si një nomade

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.