Mbrëmja e së enjtes, në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, u kthye në një festë të madhe pas “dasmës” së improvizuar mes DJ Gimbo dhe Selin Bollati, të cilët kurorëzuan simbolikisht lidhjen e tyre brenda lojës.
Ndërsa çifti ishte në qendër të vëmendjes, një tjetër banor tërhoqi vëmendjen e publikut, Miri.
Prej javësh, në rrjetet sociale kanë qarkulluar spekulime se ai mund të ketë një pëlqim për Selinin.
Gjatë ceremonisë, qëndrimi i tij i rezervuar, fytyra e ngrysur dhe mungesa e entuziazmit nuk kaluan pa u vënë re nga ndjekësit e formatit, duke shtuar edhe më shumë aludimet për xhelozi apo emocione të fshehura.
Por në mes të gjithë këtyre thashethemeve ka ardhur një reagim nga jashtë shtëpisë. Bashkëshortja e Mirit vendosi të thyejë heshtjen përmes një postimi në InstaStory, ku publikoi një foto të tij nga shtëpia e Big Brother VIP Albania.

Fotografia shoqërohej me një dedikim të shkurtër, por domethënës:
Ylli i botës ti
Postimi është interpretuar nga shumë ndjekës si një mbështetje e fortë publike për partnerin e saj, por edhe si një përgjigje indirekte ndaj zërave që aludojnë për ndjenjat e tij ndaj Selinit.
Me këtë gjest, ajo duket se ka dashur të tregojë se marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë mbetet e fortë dhe se dinamika e lojës nuk ndikon në lidhjen e tyre.



