Në katër të fundit të vitit 2025, Bruto Produkti Vendor (BPD) i Maqedonisë së Veriut arriti të ruajë ritmin e rritjes nga tremujori i mëparshëm, me një rritje prej 3.8% në bazë vjetore. Për gjithë vitin 2025, rritja reale e BPD-së arriti në 3.5%, pikërisht siç parashikoi Finance Think në dhjetor 2024, informon PressOnline.al
Rritja në këtë tremujor u mbështet kryesisht nga konsumi i familjeve (2%) dhe eksporti (9.7%), ndërsa investimet bruto shënuan një ulje prej -3%, duke reflektuar variabilitetin e tyre të zakonshëm.
Në këtë periudhë, rritja e konsumit familjar për vitin 2025 ishte 2.2%, e nxitur kryesisht nga rritja e të ardhurave, veçanërisht e pagave (nominalisht 9.6%) dhe e kredive të dhëna për familjet (10.4%). Konsumi publik shënoi një rritje të lehtë në tremujorin e fundit (6.4%), ndërsa për vitin e plotë ishte 5.3%, duke reflektuar një deficit buxhetor prej 4% dhe një konsolidim fiskal të kufizuar. Nga ana e prodhimit, rritja mbetet e gjerë, por me udhëheqës të qartë sektorin e ndërtimit (14.6%).
Niveli i papunësisë u ul lehtë në 11.4% (nga 11.5%), ndërsa pjesëmarrja në tregun e punës u rrit në 52.8% (nga 52.5%), duke çuar në një rritje të normës së punësimit në 46.8% (nga 46.5%). Pavarësisht uljes së lehtë të punësimit informal, ai mbetet në nivel të lartë prej 12.7%. Shkalla e venE madhee të lira të punës u rrit në 2.14% (nga 2.02%), duke treguar se mungesa e fuqisë punëtore mbetet sfidë kronike, sidomos në sektorin e turizmit dhe gastronomisë.
Inflacioni në tremujorin e fundit të vitit 2025 u ngadalësua vetëm lehtë në 4.2% (nga 4.4%), kryesisht për shkak të ndikimit të të ardhurave në rritjen e konsumit (baziku i inflacionit 4.4%). Këto zhvillime theksojnë nevojën për kujdes të mëtejshëm fiskal dhe monetar.
Pritet që dinamika e ekonomisë të vazhdojë edhe gjatë vitit 2026, me parashikim të rritjes së BPD-së prej 3.8% dhe inflacionit prej 2.7%, duke supozuar shmangien e materializimit të rreziqeve të jashtme, veçanërisht tensioneve gjeopolitike në Lindjen e Mesme dhe ndikimit të mundshëm të tyre në tregjet energjetike dhe stabilitetin ekonomik.(PressOnline.al)



