Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Vëllai i Michael Schumacher trondit rrjetin me deklaratën e tij!

Press Online4 Mars 2026 SHOWBIZ
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Shtatë herë kampion bote dhe me 91 fitore në Çmime të Mëdha, Michael Schumacher ka lënë gjurmë të pashlyeshme në sportin motorik, pavarësisht se nuk garon që prej vitit 2013, pas aksidentit të rëndë me ski në Francë. Prej vitesh, gjendja e tij shëndetësore mbetet e mbuluar nga diskrecioni i familjes, ndërsa bashkëshortja Corinna dhe fëmijët e tij, Gina dhe Mick, qëndrojnë pranë tij në Zvicër.

Së fundmi, vëllai i tij, Ralf Schumacher, ka bërë një deklaratë që ka tërhequr vëmendjen e mediave sportive. I ftuar në një podcast, ai u pyet se cili pilot aktual mund të krahasohet me Michaelin. Shumëkush priste që ai të përmendte Lewis Hamilton, i cili gjithashtu ka fituar shtatë tituj botërorë dhe mban rekorde të shumta në Formula 1. Por Ralf surprizoi duke përmendur një tjetër emër.

Sipas tij, i vetmi që mund të rivalizojë realisht me Michael Schumacher është Max Verstappen. Piloti holandez, katër herë kampion bote radhazi, shihet nga Ralf si një talent i jashtëzakonshëm. Ai theksoi se do të ishte shumë interesante të shihje një garë mes Michaelit në kulmin e formës dhe Verstappenit aktual, duke i cilësuar të dy si pilotë të nivelit shumë të lartë, inteligjentë dhe me aftësi të rralla për të performuar nën presion.

Megjithatë, pavarësisht vlerësimit për Verstappenin, Ralf la të kuptohet se vëllai i tij do të kishte ende një avantazh, sidomos për aftësinë për të nxjerrë maksimumin nga makina dhe ekipi në momentet më vendimtare. Netflix ka njoftuar zyrtarisht publikimin e një dokumentari të ri kushtuar sezonit më të diskutuar dhe emocional në historinë e Formula 1, atij të vitit 1994, kur Michael Schumacher fitoi titullin e tij të parë botëror. Legjenda gjermane e Formula 1 është një nga pilotët më të suksesshëm të të gjitha kohërave, me shtatë tituj kampion bote dhe 91 fitore në gara gjatë karrierës së tij nga viti 1991 deri në 2012. Rekordi i tij i titujve është barazuar vetëm nga Lewis Hamilton, piloti aktual i Ferrarit.

 

Previous ArticleLufta e Iranit: Bllokimi i ngushticës së Hormuzit prek ekonominë botërore
Next Article Maqedonia prapa Shqipërisë në rrugëtimin drejtë BE-së

Lajme të ngjashme

“Lirinë e kam paguar me vetmi”, Grida Duma: S’ma kupton asnjëherë askush që vuaj

22 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Dua Lipa zgjedh një veshje elegante dhe plot stil gjatë pushimeve

22 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Dua Lipa zbulon shprehjen shqipe që dëgjohej më shpesh në familjen e saj

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Jennifer Lopez zgjedh dantellën transparente dhe diamantet për premierën në Los Angeles

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Melania Trump u pyet se çfarë nuk di publiku për bashkëshortin e saj, ja si reagoi ajo

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Angelina Jolie udhëtoi për në Kamboxhia pasi shiti pronën e saj në Los Angeles, ajo dëshiron të jetojë më shumë si një nomade

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.