Rutte: NATO nuk është e përfshirë në operacionet në Iran, por aleatët ndihmojnë individualisht

featured
0
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

NATO nuk është e përfshirë në operacionet në Iran. Kjo është qartazi një fushatë që udhëhiqet nga SHBA-ja dhe Izraeli, dhe të gjithë jemi në një situatë më të mirë që Khamenei nuk është më aty, tha në përgjigje të një pyetjeje gazetareske kreu i NATO-s, Mark Rutte, gjatë konferencës për shtyp në Shkup me presidenten Gordana Siljanovska Davkova.

“Irani po fiton aftësi për përdorimin e raketave, gjë që paraqet rrezik jo vetëm për rajonin e Lindjes së Mesme, por edhe për ne në Evropë. E dimë se Irani është eksportues i kaosit dhe këtë e bën prej dekadash, përmes sulmeve terroriste dhe përpjekjeve për atentate. Shumë persona janë në rrezik nga regjimi iranian. Flas për regjimin, jo për popullin. Por NATO nuk është e përfshirë. Mund t’ju siguroj se NATO do të mbrojë çdo pjesë të territorit të saj; komandantët tanë ushtarakë punojnë çdo ditë për këtë, duke marrë parasysh çdo kërcënim”, tha Rutte, duke shtuar se aleatët në NATO, individualisht, shfrytëzojnë mundësinë për t’i vënë bazat e tyre në dispozicion.

Rutte: NATO nuk është e përfshirë në operacionet në Iran, por aleatët ndihmojnë individualisht
0

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter