Për momentin nuk ka kritere të reja sa i përket anëtarësimit në BE të vendeve kandidate, thotë kryeministri Hristijan Mickoski. Deklarata e eurokomisares Marta Kos është dhënë në një kontekst tjetër dhe nuk i referohet Maqedonisë si shtet.
“Ne kemi një politikë plotësisht të harmonizuar të sigurisë dhe të jashtme me Bashkimin Evropian. Po punojmë në agjendën e reformave dhe do të bëjmë gjithçka që të jemi më të mirët në këtë drejtim, siç kemi qenë edhe deri tani. Për momentin nuk ka kritere të reja kur bëhet fjalë për anëtarësimin e vendeve kandidate në BE”.
“Deklarata e eurokomisares Marta Kos është dhënë në një kontekst tjetër dhe nuk i referohet Maqedonisë si shtet. Ne kemi një politikë plotësisht të harmonizuar të sigurisë dhe të jashtme me Bashkimin Evropian. Po punojmë në agjendën e reformave dhe do të bëjmë gjithçka që të jemi më të mirët në këtë drejtim, siç kemi qenë edhe deri tani”, tha kryeministri Hristijan Mickoski, përcjell PressOnline.al
“Nuk ka kritere të reja kur bëhet fjalë për anëtarësimin në BE të vendeve kandidate, për momentin. Do të shohim se çfarë do të ndodhë më tej. Ka disa sfida që na presin, jo vetëm si shtet, por edhe vetë Bashkimin Evropian. Deklarata e eurokomisares është dhënë në një kontekst tjetër dhe nuk i referohet Maqedonisë si shtet. Ne kemi një politikë plotësisht të harmonizuar të sigurisë dhe të jashtme me Bashkimin Evropian. Kemi besim absolut dhe të plotë në kuadër të Bashkimit Evropian”, deklaroi Mickoski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve pas nënshkrimit të Marrëveshjes për projektimin dhe ndërtimin e interkonektorit të gazit Maqedoni – Serbi.
Ai shtoi se Qeveria po punon në agjendën e reformave dhe në përmbushjen e reformave.
“Në raportin e dhjetorit ishim më të mirët, pres që e njëjta të jetë edhe në raportin e qershorit. Vazhdojmë në këtë drejtim edhe në periudhën që vijon. Atë që është detyrim yni, përtej kushteve bilaterale, ne do ta përmbushim dhe do të jemi më të mirët. Dhe jemi më të mirët. Kështu që vazhdojmë në këtë drejtim”, tha kryeministri maqedonas.(PressOnline.al)


