Siljanovska-Davkova – Rutte: Maqedonia luan një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e sigurisë së Ballkanit Perëndimor

featured
0
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Në një konferencë të përbashkët për shtyp, presidenteja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, theksuan rëndësinë e rolit të vendit në sigurimin e stabilitetit rajonal.

Siljanovska-Davkova nënvizoi se rrethanat komplekse të sigurisë sot kërkojnë vigjilencë, gatishmëri dhe investime të qëndrueshme në kapacitetet mbrojtëse. Ajo theksoi se Maqedonia është një anëtare e përgjegjshme e NATO-s, që kontribuon në sigurinë e gjithë rajonit.

– NATO nuk është vetëm një aleancë ushtarake, por edhe shprehje e përgjegjësisë dhe vizionit të përbashkët. Ne vazhdojmë të jemi një anëtare e përgjegjshme e Aleancës dhe zbatojmë planin e investimeve në mbrojtje, theksoi presidenteja, përcjell PressOnline.al

Ajo shtoi se garancia më e madhe për paqen dhe sigurinë e Ballkanit Perëndimor është integrimi i plotë dhe i shpejtë i rajonit në BE, duke theksuar se kriteret e Kopenhagenit duhet të mbeten fokus, jo çështjet identitare artificiale.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, e vlerësoi Maqedoninë e Veriut si aleat të besueshëm, duke theksuar se vendi jep mbi 2% të PBB-së për mbrojtjen dhe ka angazhim për të arritur deri në 5%, siç është premtuar. Ai përshëndeti gjithashtu mbështetjen e vendit për Ukrainën dhe rolit të saj në forcimin e sigurisë në anën lindore të Aleancës.

– Angazhimi ynë ndaj stabilitetit rajonal është i qartë. Nuk do të lejojmë krijimin e një vakuumi sigurie. NATO mbrojt aleatët e saj nga çdo kërcënim, dhe ne mund të mbështetemi te Maqedonia e Veriut për të bërë pjesën e saj, tha Rutte, përcjell PressOnline.al

Në këtë kuadër, Siljanovska-Davkova theksoi se investimi më i madh për sigurinë e vendit dhe të Europës është anëtarësimi i plotë i Ballkanit Perëndimor në BE, duke e paraqitur si prioritet kyç për paqen dhe stabilitetin rajonal.

Siljanovska-Davkova – Rutte: Maqedonia luan një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e sigurisë së Ballkanit Perëndimor
0

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter