Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Mashtroi industrinë e Aviacionit, dënohet DJ i njohur!

Press Online3 Mars 2026 SHOWBIZ
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

José Alejandro Zamora Yrala, drejtor i kompanisë britanike AOG Technics Ltd, është dënuar me 4 vjet e 8 muaj burg për mashtrim, pasi shiti pjesë këmbimi për motorë avionësh me vlerë 7 milionë paund duke përdorur dokumente të falsifikuara. 38-vjeçari venezuelian, i cili në të kaluarën kishte punuar si DJ, e themeloi kompaninë në vitin 2015 në Surrey të Mbretërisë së Bashkuar.

Midis viteve 2019 dhe korrikut 2023, AOG Technics shiti mbi 60 mijë pjesë këmbimi, shumë prej tyre të destinuara për motorin CFM56, i përdorur gjerësisht në avionët Airbus A320 dhe Boeing 737. Zamora Yrala falsifikoi certifikatat që vërtetonin origjinën, mirëmbajtjen dhe sigurinë e komponentëve.

Disa dokumente u manipuluan grafikisht, ndërsa të tjera ishin certifikata autentike të ndryshuara me ndihmën e një bashkëpunëtori që punonte si teknik në një kompani ajrore. Ai madje krijoi punonjës fiktivë dhe dërgonte email-e të rreme të nënshkruara nga “menaxherë cilësie” inekzistentë. Skandali doli në pah në gusht 2023, kur teknikët e një kompanie ajrore evropiane konstatuan se një motor i shitur si i ri kishte shenja të dukshme konsumimi.

Verifikimet e mëtejshme zbuluan se certifikatat ishin të falsifikuara, duke nxitur kontrolle globale. Rreth 200 motorë rezultuan të përfshirë, duke shkaktuar bllokime avionësh dhe humbje mbi 39 milionë paund për kompanitë ajrore. Gjykatësi i Crown Court në Southwark deklaroi se veprimet e tij minuan rëndë standardet e sigurisë ajrore. Përveç burgimit, Zamora Yrala u ndalua të ushtrojë detyrën e drejtorit për tetë vjet.

Previous ArticlePas bombardimeve, Irani “shkundet” nga tërmeti
Next Article “Pastroni armët!” – Paralajmërimi tronditës i veteranit britanik për sulm të mundshëm ndaj Kosovës

Lajme të ngjashme

“Lirinë e kam paguar me vetmi”, Grida Duma: S’ma kupton asnjëherë askush që vuaj

22 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Dua Lipa zgjedh një veshje elegante dhe plot stil gjatë pushimeve

22 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Dua Lipa zbulon shprehjen shqipe që dëgjohej më shpesh në familjen e saj

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Jennifer Lopez zgjedh dantellën transparente dhe diamantet për premierën në Los Angeles

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Melania Trump u pyet se çfarë nuk di publiku për bashkëshortin e saj, ja si reagoi ajo

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Angelina Jolie udhëtoi për në Kamboxhia pasi shiti pronën e saj në Los Angeles, ajo dëshiron të jetojë më shumë si një nomade

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.