Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Vazhdon vaksinimi kundër gripit sezonal, mbi 25 mijë të vaksinuar

22 Nëntor 2026

Bletarët në Maqedoninë e Veriut përballen me prodhim të ulët të mjaltit

22 Nëntor 2026

Kasami e Mexhiti pritën Kurtin: Nëntori na gjen bashkë, të fokusuar në punë dhe projekte të përbashkëta

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Shqiptarët në Mitrovicë të Veriut po bëhen me shkolla e çerdhe, 27 vjet pas luftës

Press Online1 Mars 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Tani student në drejtimin shkenca politike, Lorik Hysenaj, u kthye për vizitë në shkollën kontejner në lagjen e Kodra e Minatorëve në Mitrovicë të Veriut.

Në këtë ambient të improvizuar që nga paslufta, si pasojë e uzurpimit të objektit të shkollës “Aziz Sylejmani” nga serbët, Loriku ndoqi mësimin aty deri më 2017, kur diplomoi.

Teksa tha se kushtet dhe rrethanat e vështira nuk i dekurajuan asnjëherë, ai shprehet i lumtur që më në fund në këtë lagje ka nisur ndërtimi i shkollës së re.

“Është një lajm i jashtëzakonshëm për ndërtimin e objektit të ri, gur-themeli i shkollës “Aziz Sylejmani”, e cila ka qenë një kërkesë e kamotshme si e banorëve ashtu edhe e mësimdhënësve dhe nxënësve që kanë qenë dhe atyre që vijojnë mësimin. Pra për kushte më të mira dhe objekt meritor siç e kanë të gjithë nxënësit anë e mbanë Kosovës”, ka theksuar Lorik Hysenaj, banor i Mitrovicës së Veriut, ish-nxënës i shkollës “Aziz Sylejmani”.

Njëkohësisht, sikur në Kodrën e Minatorëve, po vijojnë punët për ndërtimin e shkollës së re bashkë me çerdhen, edhe në atë që njihet si Lagjja e Boshnjakëve.

Përfundimi i punëve të parapara të zgjasin 18 muaj dhe funksionalizimi i këtij institucioni do t’u jepte nxënësve shqiptarë në këtë qytet, për herë të parë nga viti 1999, mundësinë e shkollimit në këtë lagje në veri të lumit Ibër.

Ish-drejtori i shkollës “Nonda Bulka” Latif Hajrizi u shpreh jashtëzakonisht i lumtur që lagjja po bëhet me shkollë sërish, teksa tregon edhe për vështirësitë dhe dhunën ndaj shqiptarëve në kohën e okupimit, si dhe pamundësimin e kthimit në objekt pasluftës.

“Me padurim po e pres, jo vetëm unë, të gjithë fëmijët, të gjithë nxënësit e lagjes. Këtu po apeloj, të gjithë banorët e kësaj lagje, të gjithë ata që kanë fëmijë, pasardhës, le ta kenë synimin t’i sjellin këtu. Këtu duhet me ardhë, sepse kjo për fëmijët e kësaj lagje po ndërtohet. Edhe nacionalitet tjera kushdo, kjo shkollë nuk mbyllet për të tjerët”, ka deklaruar Latif Hajrizi, Mësimdhënës në pension, ish-drejtor i shkollës “Nonda Bulka”.

Krahas ndjenjës së lumturisë, Fevzi Beqiri nga Këshilli i lagjes shprehu indinjatë ndaj qeverive të kaluara dhe e lavdëroi atë aktuale.

“Këtu shqiptarët nuk kanë pas të drejtë të futen derisa ka ardhë Qeveria Kurti dhe i ka marrë këto objekte publike dhe i ka kthyer në shtetin e Kosovës, me ligje dhe Kushtetutë. Normal që edhe fëmijët janë gëzuar që po ndërtohet shkolla e re, po ndërtohet edhe çerdhja. Ka filluar gurthemeli edhe në Kodrën e Minatorëve, që ka qenë një kontejnerë në shekullin XXI, ka qenë turpi i bashkësisë ndërkombëtare dhe turpi i partive opozitare”, ka theksuar Fevzi Beqiri, kryetar i Këshillit të Shqiptarëve  në “Lagjen e Boshnjakëve”, Mitrovicë e Veriut.

Derisa objekti i vjetër shkollës “Aziz Sylejmani” vijon të jetë u uzurpuar dhe për rrjedhojë nxënësit shqiptarë mësojnë në kontejnerë, objekti i vjetër i shkollës “Nonda Bulka” nuk ekziston më dhe nxënësit e saj ndjekin mësimin në jug.

Previous ArticlePost Big Brother, Londrimi me lot në sy: S’ka rëndësi prej nga vjen…
Next Article Rey Manaj bëhet vendimtar! Sulmuesi kuqezi shënon golin e fitores për Sivasspor(VIDEO)!

Lajme të ngjashme

Qeveria e Kosovës nderon figurat historike në 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Dita e Alfabetit, Shiroka-Pula: Lufta për liri u bë edhe për gjuhën shqipe

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova nis rrënime të reja në Ujman, Serbia kundërshton

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Lista Studentore synon të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE thotë se Serbia duhet t’i zbatojë

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kuvendi i Kosovës miraton në parim buxhetin prej 4.27 miliardë eurosh për vitin 2027

20 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Vazhdon vaksinimi kundër gripit sezonal, mbi 25 mijë të vaksinuar

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Mbi 25 mijë qytetarë nga kategoritë e rrezikuara janë vaksinuar kundër gripit…

Bletarët në Maqedoninë e Veriut përballen me prodhim të ulët të mjaltit

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bletarët në Maqedoninë e Veriut ankohen se pavarësisht angazhimit, këtë vit kanë…

Kasami e Mexhiti pritën Kurtin: Nëntori na gjen bashkë, të fokusuar në punë dhe projekte të përbashkëta

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bashkëkryetari i VLEN, Bilall Kasami, së bashku me Izet Mexhitin, priti kryeministrin…

Ahmeti takoi Ramën: Diskutuam për bashkëpunimin mes dy shteteve, integrimin evropian dhe çështjet me interes të përbashkët për shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka zhvilluar një takim…

Rama takoi dhe bashkëkryetarët e VLEN-it, Kasami: Vazhdojmë punën tonë me përkushtim, për lidhje më të forta me Shqipërinë dhe Kosovën

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bashkëkryetari i VLEN, Bilall Kasami, së bashku me bashkëkryetarin tjetër Izet Mexhiti,…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.