Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Po përmendet në dosjet e pedofilit Epstein, kush është modelja shqiptare Misse Beqiri?

Press Online27 Shkurt 2026 SHOWBIZ
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Modelja shqiptare Misse Beqiri po përjeton një rikthim të bujshëm në skenën mediatike ndërkombëtare. Pjesëmarrja e saj në sezonin e ri të Ladies of London: The New Reign vjen në një moment delikat, pasi emri i saj është përmendur në dokumente të lidhura me financierin amerikan Jeffrey Epstein, një çështje që vazhdon të ketë jehonë globale.

Në dokumentet e publikuara së fundmi rikujtohet një takim i vitit 2011 mes Beqirit dhe Epstein. Burime pranë modeles kanë theksuar se ajo në atë kohë ishte shumë e re dhe në fillimet e karrierës, pa dijeni për të kaluarën penale të tij. Sipas këtyre burimeve, takimi kishte ardhur si rezultat i premtimeve për mundësi në fushën e modelingut.

Ata insistojnë se asgjë e papërshtatshme nuk kishte ndodhur dhe se sot Beqiri ndjen keqardhje për viktimat e çështjes, duke besuar se drejtësia duhet të vihet në vend. Sipas të njëjtit burim, Beqiri ndodhej në fillimet e karrierës dhe kishte pranuar takimin pasi i ishin premtuar mundësi në fushën e modelingut. “Asgjë nuk ndodhi. Ajo sot pendohet që e takoi dhe ndjen keqardhje për viktimat, duke besuar se drejtësia duhet të vihet në vend”, thuhet më tej.

Raportimet theksojnë se Epstein kishte shfaqur interes të veçantë për modelen shqiptare, duke i propozuar një udhëtim me avion privat drejt Parisit për një sfilatë mode, si dhe duke shprehur dëshirën t’i dhuronte një automjet luksoz me vlerë rreth 100 mijë paund. Takimi i parë mes tyre thuhet se ishte zhvilluar në rezidencën e tij shtatëkatëshe në Manhattan, me vlerë rreth 37 milionë paund. Brenda vilës, Beqiri ishte habitur nga prania e një klase të improvizuar me banka shkollore, por kishte qëndruar me shpresën për të përfituar profesionalisht.

Takimi kishte ndodhur vetëm pak muaj pasi Epstein kishte përfunduar një dënim prej 13 muajsh burg dhe një vit arrest shtëpie, pas vendimit të vitit 2008 për sigurimin e një të miture për prostitucion. Sipas një miku të saj, në atë periudhë Beqiri nuk kishte dijeni për të kaluarën e tij penale.

 

Previous ArticleRëndësia e luleve natyrale në ambientin e ndenjes…
Next Article Debat i fortë mes Juelës dhe Gretës: “E dimë që e ke qejf Markon…”

Lajme të ngjashme

“Lirinë e kam paguar me vetmi”, Grida Duma: S’ma kupton asnjëherë askush që vuaj

22 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Dua Lipa zgjedh një veshje elegante dhe plot stil gjatë pushimeve

22 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Dua Lipa zbulon shprehjen shqipe që dëgjohej më shpesh në familjen e saj

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Jennifer Lopez zgjedh dantellën transparente dhe diamantet për premierën në Los Angeles

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Melania Trump u pyet se çfarë nuk di publiku për bashkëshortin e saj, ja si reagoi ajo

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Angelina Jolie udhëtoi për në Kamboxhia pasi shiti pronën e saj në Los Angeles, ajo dëshiron të jetojë më shumë si një nomade

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.