Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Email-et intime me Jeffrey Epstein, del në dritë emri i modeles shqiptare! “Zemër… po mendoja për ty”

Press Online27 Shkurt 2026 SHOWBIZ
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Modelja shqiptare Misse (Beqiri) Maloku ishte vetëm 25 vjeçe kur, sipas dokumenteve tashmë publike nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA, rezulton të ketë pasur komunikime me financierin e ndjerë Jeffrey Epstein.

Emri i saj përmendet në 204 shkresa zyrtare, disa prej tyre të redaktuara, por me identitetin e saj të plotë të ekspozuar.

Sipas email-eve të publikuara, kontakti i parë mes tyre daton më 8 shtator 2011. Në mesazhin fillestar, Misse prezantohet si shoqe e Tancredit dhe njofton për qëndrimin e saj në Nju Jork, duke falënderuar për mikpritjen.

Përshëndetje Jeffrey, jam Misse, një shoqe e Tancredit. Ai më tha të të shkruaj në lidhje me qëndrimin tim në Nju Jork. Mikpritja juaj vlerësohet shumë! Do të mbërrij më datë 10 dhe do të largohem më datë 18. Tancredi më ka folur shumë për ju dhe për faktin sa shumë ju vlerëson, dhe mezi pres të takohemi. Me respekt, Missi.

Më pas, asistentja personale e Epstein, Lesley Groff, kërkoi informacione dhe fotografi të saj.

Pak kohë më vonë, vetë Epstein hyri në komunikim, duke organizuar akomodimin e saj në një apartament për mysafirë në Manhattan dhe duke kërkuar detaje mbi mbërritjen. Takimi i parë mes tyre u zhvillua më 17 shtator 2011 në rezidencën e tij në Manhattan.

Përshëndetje Misse, A mund të më dërgosh, të lutem, detajet e mbërritjes tënde në Nju Jork nesër? Kam rregulluar që gjatë qëndrimit tënd të akomodohesh në një nga apartamentet e tij për mysafirë. Adresa është 301 E 66th St. Do të jesh në apartamentin 4M. Portieri do të ketë një letër për ty me kodin e hyrjes së apartamentit; ne nuk përdorim çelësa, por tastierë me kod për të hyrë. A mund të më japësh edhe numrin tënd të telefonit?

Nga bisedat e publikuara kuptohet se komunikimi vazhdoi edhe pas takimit, me tone miqësore dhe personale.

Modelja shprehej:

Zemër, e humba telefonin… lol. Jam në Suedi, kam punë këtu këtë javë, më 10 po nisem për në Milano. Si je? Po mendoja për ty dje… Xxx.

Në disa mesazhe përmenden plane udhëtimesh në Paris, Karaibe dhe Milano, si edhe diskutime mbi shoqe të saj që, sipas saj, shfaqnin hezitim për shkak të marrëdhënieve personale.

Epstein e pyeste:

Jam në Paris, ku je? Sapo mbërrita sot në shtëpi për Krishtlindje. Jam ende beqar, kam dalë me dikë, por nuk jam gati për asgjë serioze ende… Ku je ti?

Një nga email-et e dhjetorit 2011 tregon interesimin e Epstein për jetën personale të modeles, ndërsa komunikimi i fundit i publikuar daton më 22 mars 2012.

Ku je dhe si e ka emrin ai?

Sot, Misse është 39 vjeçe, nënë e dy fëmijëve dhe ish-bashkëshortja e futbollistit danez Anders Lindegaard, i njohur për periudhën e tij te Manchester United.

Ajo pritet të rikthehet në ekran me formatin “Ladies of London: The New Reign”, duke hapur një kapitull të ri në jetën e saj, ndërsa e kaluara vazhdon të rikthehet në vëmendjen e publikut ndërkombëtar.

Previous ArticleKosova mirëpret propozimin e Komisionit Evropian për heqjen tarifave të roamingut
Next Article Maqedonci takon Kusari-Lilën: Ky takim shënoi hapin kyç drejt Projektligjit për Industrinë e Mbrojtjes

Lajme të ngjashme

“Lirinë e kam paguar me vetmi”, Grida Duma: S’ma kupton asnjëherë askush që vuaj

22 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Dua Lipa zgjedh një veshje elegante dhe plot stil gjatë pushimeve

22 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Dua Lipa zbulon shprehjen shqipe që dëgjohej më shpesh në familjen e saj

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Jennifer Lopez zgjedh dantellën transparente dhe diamantet për premierën në Los Angeles

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Melania Trump u pyet se çfarë nuk di publiku për bashkëshortin e saj, ja si reagoi ajo

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Angelina Jolie udhëtoi për në Kamboxhia pasi shiti pronën e saj në Los Angeles, ajo dëshiron të jetojë më shumë si një nomade

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.