Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

“Kam mbi 50 tumore në mitër” Lupita Nyong’o rrëfen betejën e fshehtë dhe thyen heshtjen pas 10 vitesh!

Press Online27 Shkurt 2026 SHOWBIZ
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Aktorja fituese e Oscar-it, Lupita Nyong’o, ka zbuluar për herë të parë betejën e saj dhjetëvjeçare me fibromat e dhimbshme të mitrës, duke treguar se ka pasur “më shumë se 50” tumore jo-kanceroze dhe se për vite me radhë është ndier e turpëruar dhe e vetmuar.

42-vjeçarja u diagnostikua në vitin 2014, në të njëjtin vit kur fitoi Çmimin e Akademisë për rolin në 12 Years a Slave. Ndërsa karriera e saj ishte në kulm, ajo po përballej në heshtje me një problem serioz shëndetësor.

Fibromat janë tumore jo-kanceroze që rriten në mitër dhe mund të shkaktojnë menstruacione të rënda e të dhimbshme, dhimbje në bark dhe në pjesën e poshtme të shpinës, urinim të shpeshtë, kapsllëk dhe dhimbje gjatë marrëdhënieve intime.

Aktorja iu nënshtrua një operacioni ku iu hoqën 23 fibroma, por ato u rikthyen.

Dy vjet më parë më thanë se kisha mbi 50

-tregoi ajo.

Sipas saj, mjekët shpesh i krahasojnë me fruta për të përshkruar madhësinë:

Fibroma juaj mund të jetë sa një rrush. E imja më e madhe ishte sa një portokall

Duke folur në Today, Lupita pranoi se pas diagnozës ndjeu turp dhe frikë për shëndetin e saj riprodhues.

Mendova: çfarë bëra që i shkaktova këto? U ndjeva shumë e vetmuar

-tha ajo, duke shtuar se mjeku e paralajmëroi që ishte vetëm çështje kohe para se fibromat të rriteshin sërish.

Tashmë ajo po përballet me një tjetër vendim të vështirë: një ndërhyrje tjetër kirurgjikale ose të jetojë me dhimbjen.

Nuk jam gati ta marr këtë vendim. Është invazive dhe një kërcënim për organet riprodhuese

-u shpreh aktorja, e njohur edhe për rolet në Black Panther dhe A Quiet Place: Day One.

Përtej rrëfimit personal, Lupita njoftoi nisjen e fushatës “Make Fibroids Count” në bashkëpunim me Women’s Health Foundation, duke premtuar 200 mijë dollarë për kërkime mbi trajtime më pak invazive. Ajo po punon gjithashtu me anëtarë të Kongresit për të shtyrë përpara iniciativa që rrisin financimin për kërkime mbi këtë gjendje.

Mesazhi i saj është i qartë: dhimbja nuk duhet të normalizohet si “pjesë e të qenit grua”.

Previous ArticleMinistri i Jashtëm iranian: Ja ku do të jetë raundi tjetër i negociatave me SHBA-në
Next Article Haradinaj për dërgimin e FSK-së në Gaza: Ne po shkojmë atje në paqe

Lajme të ngjashme

“Lirinë e kam paguar me vetmi”, Grida Duma: S’ma kupton asnjëherë askush që vuaj

22 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Dua Lipa zgjedh një veshje elegante dhe plot stil gjatë pushimeve

22 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Dua Lipa zbulon shprehjen shqipe që dëgjohej më shpesh në familjen e saj

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Jennifer Lopez zgjedh dantellën transparente dhe diamantet për premierën në Los Angeles

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Melania Trump u pyet se çfarë nuk di publiku për bashkëshortin e saj, ja si reagoi ajo

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Angelina Jolie udhëtoi për në Kamboxhia pasi shiti pronën e saj në Los Angeles, ajo dëshiron të jetojë më shumë si një nomade

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.