Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

“Kam tmerr nga IA, madje edhe nga… ” Khloé Kardashian flet për frikën që i shkaktojnë videot me babain e ndjerë!

Press Online26 Shkurt 2026 SHOWBIZ
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Ylli televiziv Khloé Kardashian ka rrëfyer hapur frikën e saj nga Inteligjenca Artificiale, duke thënë se teknologjia e re e tmerron dhe e bën të ndihet thellësisht në siklet.

Në episodin e 25 shkurtit të podkastit të saj Khloé In Wonder Land, 41-vjeçarja tregoi se madje edhe videot e krijuara me IA, ku shfaqet babai i saj i ndjerë duke e puthur në ballë, i japin “të dridhura”.

Babai i saj, Robert Kardashian, ndërroi jetë në shtator 2003 nga kanceri i ezofagut, kur Khloé ishte vetëm 19 vjeç. Edhe pse shumë mund ta shohin si një gjest të ëmbël rikrijimin virtual të momenteve me të, ajo thotë se për të është diçka “e çuditshme” dhe e pakëndshme.

Nuk mund ta shpjegoj. E di që njerëzit mendojnë se është e bukur, por më bën të ndihem në siklet

-u shpreh ajo.

Khloé tregoi gjithashtu se shpesh ngatërrohet kur sheh video të motrave të saj në internet, pasi nuk arrin të dallojë nëse janë reale apo të manipuluara me IA.

Nëntë herë nga dhjetë nuk janë të vërteta. Kjo është e frikshme

-tha ajo, duke shtuar se familja e saj shpesh kontakton krijuesit për t’u kërkuar heqjen e materialeve të rreme.

Ajo madje pranoi se ka frikë edhe nga platformat e inteligjencës artificiale si ChatGPT, duke thënë me humor:

Nuk po flas me ty sepse do të kujtosh gjithçka që them.

Në të njëjtin episod, Khloé foli edhe për mënyrën si i mban fëmijët e saj larg mediave sociale. Vajza e saj 7-vjeçare, True, dhe djali 3-vjeçar, Tatum, nuk janë të vetëdijshëm për trendet në TikTok.

Ata mendojnë se TikTok do të thotë thjesht një video vallëzimi. Ne bëjmë video duke kërcyer në shtëpi dhe kaq

-tha ajo.

Për Khloé-n, interneti ka qenë gjithmonë sfidues, por zhvillimi i Inteligjencës Artificiale e ka bërë edhe më të vështirë të besojë atë që sheh online.

Previous ArticleSulmohen punonjësit e EVN-së gjatë punës në Pirok të Tetovës
Next Article Kurti për Demaçin e Deharin: Ditëlindja e tyre nuk është veç një numër kalendarik, por shifër domethëniesh të thella

Lajme të ngjashme

“Lirinë e kam paguar me vetmi”, Grida Duma: S’ma kupton asnjëherë askush që vuaj

22 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Dua Lipa zgjedh një veshje elegante dhe plot stil gjatë pushimeve

22 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Dua Lipa zbulon shprehjen shqipe që dëgjohej më shpesh në familjen e saj

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Jennifer Lopez zgjedh dantellën transparente dhe diamantet për premierën në Los Angeles

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Melania Trump u pyet se çfarë nuk di publiku për bashkëshortin e saj, ja si reagoi ajo

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Angelina Jolie udhëtoi për në Kamboxhia pasi shiti pronën e saj në Los Angeles, ajo dëshiron të jetojë më shumë si një nomade

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.