Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

E quajti ‘idiot’, Donald Trump reagon ashpër ndaj akuzave të aktorit legjendar, Robert De Niro!

Press Online26 Shkurt 2026 SHOWBIZ
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Donald Trump ka reaguar pas deklaratave të fundit të Robert De Niro, i cili gjatë një paraqitjeje në podcast e quajti presidentin “idiot”. Gjatë episodit në podcastin e MSNBC, “The Best People with Nicole Wallace”, aktori 82-vjeçar kritikoi ashpër Trump dhe mbështetësit e tij MAGA. “Ai është idiot. Duhet ta largojmë. Do ta shkatërrojë vendin. Nuk dua që të gjithë të sillen rrotull me kapelat e tyre MAGA dhe flamuj amerikanë, sikur të jenë të vetmit. Edhe ne jemi amerikanë”.-tha aktori.

Një ditë më pas, De Niro ishte folësi kryesor në një aktivitet të quajtur “The State of the Swamp”, një kundër-adresim i organizuar paralelisht me fjalimin tradicional të presidentit për gjendjen e vendit. Trump reagoi përmes një postimi të gjatë në platformën e tij Truth Social, duke e cilësuar aktorin e filmit Goodfellas si “një person të sëmurë dhe të çmendur”.

Në reagimin e tij, presidenti përdori gjuhë të ashpër edhe ndaj disa figurave të tjera politike, duke i përshkruar si “të çmendur” dhe “të sëmurë mendërisht”, ndërsa për De Niron shtoi se ai “nuk ka absolutisht asnjë ide se çfarë po bën apo çfarë po thotë”, madje duke aluduar se disa nga deklaratat e tij mund të jenë “seriozisht kriminale”.

Nga ana tjetër, gjatë fjalës së tij në “The State of the Swamp”, De Niro tha se ndihej “i tradhtuar nga vendi im”. “Nuk ka nevojë të jetë perfekt, por duhet të rikthehet te vlerat që na dhanë forcën dhe humanizmin tonë. Nëse doni që udhëheqësit tanë të mbahen përgjegjës, nëse i përkushtoheni Kushtetutës dhe sundimit të ligjit, nëse doni që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të jenë të denja për dashurinë tuaj, atëherë duhet të jeni gati të dilni në rrugë së bashku dhe ta rimarrim vendin tonë”.-tha aktori.

Fituesi i dy çmimeve Oscar ka qenë prej kohësh kritik i hapur i Trumpit, sidomos gjatë fushatës për mandatin e tij të dytë në vitin 2024. Në një intervistë para zgjedhjeve në emisionin “Who’s Talking to Chris Wallace?” në platformën HBO Max, De Niro i cili mbështeti publikisht fushatën e Kamala Harris e cilësoi Trumpin dhe aleatët e tij si “jo republikanë të vërtetë”. I pyetur nëse kishte pasur ndonjëherë përplasje personale me Trumpin në Nju Jork gjatë viteve ’70 dhe ’80, De Niro u përgjigj: “Jo. Asnjëherë nuk kam dashur të kem lidhje me të. Ai është arrogant, një idiot. Kush do të donte të takohej me një klloun të tillë?”

Previous ArticleNjihuni me disa metoda efektive për të lehtësuar dhimbjen e fytit!
Next Article Lladrovci: Kurti ka kërkuar vota që Glauku të bëhet president

Lajme të ngjashme

“Lirinë e kam paguar me vetmi”, Grida Duma: S’ma kupton asnjëherë askush që vuaj

22 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Dua Lipa zgjedh një veshje elegante dhe plot stil gjatë pushimeve

22 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Dua Lipa zbulon shprehjen shqipe që dëgjohej më shpesh në familjen e saj

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Jennifer Lopez zgjedh dantellën transparente dhe diamantet për premierën në Los Angeles

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Melania Trump u pyet se çfarë nuk di publiku për bashkëshortin e saj, ja si reagoi ajo

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Angelina Jolie udhëtoi për në Kamboxhia pasi shiti pronën e saj në Los Angeles, ajo dëshiron të jetojë më shumë si një nomade

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.