Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Vazhdon vaksinimi kundër gripit sezonal, mbi 25 mijë të vaksinuar

22 Nëntor 2026

Bletarët në Maqedoninë e Veriut përballen me prodhim të ulët të mjaltit

22 Nëntor 2026

Kasami e Mexhiti pritën Kurtin: Nëntori na gjen bashkë, të fokusuar në punë dhe projekte të përbashkëta

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Afër 1 milion euro për pastrim – Prishtina ende me mbeturina plot

Press Online24 Shkurt 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Pak pa u bërë një muaj qëkur Komuna e Prishtinës nënshkroi kontrata me pesë operatorë ekonomikë për grumbullimin e mbeturinave, gjendja vazhdon të jetë akoma më e rënduar në disa pjesë të qytetit.

Ka javë të tëra qëkur banorët e “Kodrës së Trimave” janë në pritje që kontejnerët e tyre të zbrazen.

Kontejnerët e secilës shtëpi janë të pozicionuar para dyerve të tyre, në pritje të operatorëve për t’i larguar e rëndimi i situatës po i shqetëson banorët.

“Qe një muj ditë, të premten bëhen një muaj që nuk kanë dalë mi marrë mbeturinat. S’po dimë çka me bo. Beso kanijer pi marrim po i gjujmë në kanta në qendër. Era katasrofë, elhamdilulah ka marrë ftoftë se me pas marrë nxehtë ish bo naj epidemi. Faturat po i pagujmë po kujna me ia pague?”, ka thënë Ismet Bllaca, banor i “Kodrës së Trimave”.

Situatë e njëjtë mbetet edhe në rrugën “Bedri Gjini”, afër Xhamisë së Llapit.

“Po bëhet gati muaji që nuk i kanë marrë, nuk po i intereson kujt për këto mbeturina.  Mundet me marrë njeriu sëmundje. Te “Bedri Gjini” edhe po sëmuhen fëmija. Edhe era, edhe s’po kem ku me i lanë. Kompania “Pastrimi” kur ka qenë u kanë pak ma mirë. Kërkesa jem është që pasi që ne e pagujmë këtë bërllog, me u interesue, mos të bëhet naj epidemi”, ka thënë Abedin Shabani, banor i rrugës “Bedri Gjini”.

Kritika për gjendjen kanë edhe nga Vetëvendosje, dega në Prishtinë.

“Përparimi nuk e ka për qëllim mirëqenien e qytetarëve dhe pastrimin e qytetit por me iu jep dhanë sa ma shumë pare dostave të kompanive që ka kontraktuar. Psh në lagjet Sofalia, Velania kërkush nuk del t’i pastrojë rrugët anësore dhe të gjithë i bien mbeturinat këtu ose i lënë para shpisë për t’i shpërndarë qentë endacakë. Përparimi ka shkel çdo rregull, çdo parim. Ne e kemi bërë ankesën tonë në Prokurori, s’kemi ç’ka bëjmë më shumë. Taksat tona po keqpërdoren nga Përparim Rama”, ka thënë Enver Redenica, asamblist i VV-së.

Ndëkohë sipas organizatës “INPO”, Komuna ka në dispozicion masat ndëshkuese që mund t’i përdorë. Në një përgjigje për Dukagjinin, Arbër Kabashi tha se ndëshkimi ndaj operatorit ekonomik parashihet edhe me rregullore në rast se nuk kryhen shërbimet.

“Neni 71 i Rregullores parasheh qartë masat ndëshkimore që mund të ndërmerren ndaj Operatorit Ekonomik në rast të mosrealizimit të shërbimeve sipas kontratës. Ndërkaq, në rast të mosrespektimit të kushteve dhe obligimeve kontraktuale, menaxheri i kontratës është i obliguar të veprojë në përputhje me nenin 72 të Rregullores, ku përcaktohen qartë procedurat për ndërprerjen (shkëputjen) e kontratës”, ka thënë Abër Kabashi nga INPO.

Situatë e rëndë vazhdon të mbetet edhe në Sofali dhe Taukbashqe ku përpos kontejnerëve shtëpiak, nuk janë larguar as mbeturinat inerte.

Televizioni ka tentuar të marrë një përgjigje nga Komuna e Prishtinës, por e njëjta nuk i është përgjigjur interesimit.

Vlera e përgjithshme e kontratës me kompani private për largim të mbeturinave ishte 950 mijë euro.

Previous ArticleRussell Brand deklarohet i pafajshëm ndaj akuzave të reja për përdhunim?
Next Article Boks/Mayweather e Pacquiao, sërish në ring, sfidë e re mes tyre në shtator

Lajme të ngjashme

Qeveria e Kosovës nderon figurat historike në 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Dita e Alfabetit, Shiroka-Pula: Lufta për liri u bë edhe për gjuhën shqipe

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova nis rrënime të reja në Ujman, Serbia kundërshton

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Lista Studentore synon të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE thotë se Serbia duhet t’i zbatojë

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kuvendi i Kosovës miraton në parim buxhetin prej 4.27 miliardë eurosh për vitin 2027

20 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Vazhdon vaksinimi kundër gripit sezonal, mbi 25 mijë të vaksinuar

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Mbi 25 mijë qytetarë nga kategoritë e rrezikuara janë vaksinuar kundër gripit…

Bletarët në Maqedoninë e Veriut përballen me prodhim të ulët të mjaltit

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bletarët në Maqedoninë e Veriut ankohen se pavarësisht angazhimit, këtë vit kanë…

Kasami e Mexhiti pritën Kurtin: Nëntori na gjen bashkë, të fokusuar në punë dhe projekte të përbashkëta

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bashkëkryetari i VLEN, Bilall Kasami, së bashku me Izet Mexhitin, priti kryeministrin…

Ahmeti takoi Ramën: Diskutuam për bashkëpunimin mes dy shteteve, integrimin evropian dhe çështjet me interes të përbashkët për shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka zhvilluar një takim…

Rama takoi dhe bashkëkryetarët e VLEN-it, Kasami: Vazhdojmë punën tonë me përkushtim, për lidhje më të forta me Shqipërinë dhe Kosovën

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bashkëkryetari i VLEN, Bilall Kasami, së bashku me bashkëkryetarin tjetër Izet Mexhiti,…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.