Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Vazhdon vaksinimi kundër gripit sezonal, mbi 25 mijë të vaksinuar

22 Nëntor 2026

Bletarët në Maqedoninë e Veriut përballen me prodhim të ulët të mjaltit

22 Nëntor 2026

Kasami e Mexhiti pritën Kurtin: Nëntori na gjen bashkë, të fokusuar në punë dhe projekte të përbashkëta

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

”Rezoluta për ish-krerët e UÇK-së s’u hartua nga PDK” – Hamza: Çdo vrasje në Kosovë duhet të zbardhet

Press Online23 Shkurt 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, në “Debat Plus” i është kundërpërgjigjur liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, lidhur me mosvotimin e Rezolutës për ish-liderët e UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Ai ka thënë se PDK ka qenë shumë e fokusuar për kalimin e kësaj rezolute në Kuvendin e Kosovës.

“Rezoluta nuk është sponsorizuar nga PDK. Në rezolutë kanë punuar më shumë se 300 intelektualë e ekspertë të ndryshëm dhe në fund peticioni, para disa muajve, është dorëzuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Nuk është ky dokument i draftuar prej PDK-së. Është tepër mirë që rezoluta ka kaluar me 90 vota të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Me 90 vota ndryshohet Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe të gjithë duhet ta marrim shumë seriozisht këtë rezolutë dhe ne vazhdimisht do të kujdesemi që çdo pjesë dhe çdo pikë e kësaj rezolute ta japë efektin e vet. Ka pas diskutime në Kryesinë e Kuvendit, ka pasur një dakordancë mes partive politike që rezoluta dhe teksti i saj të hidhen në votim”, ka thënë ai.

“Edhe LDK-ja ka qenë pjesë e Kryesisë së Kuvendit dhe në momentet e fundit ka ardhur një propozim, një paragraf shtesë. Rezoluta është punuar prej dikujt tjetër, jo prej nesh si deputetë, dhe ata intelektualë dhe ata ekspertë kanë mundur me thënë jo, ky nuk është teksti të cilin ne e kemi propozuar dhe nuk është i duhuri. Ka kaluar në formën qysh ka ardhur prej ekspertëve, prej intelektualëve dhe jemi shumë falënderues dhe shumë mirënjohës”, ka shtuar ai.

Tutje, Hamza ka thënë se sa i përket vrasjeve politike, ato duhet të zbardhen.

“Sa i përket vrasjeve politike, shkoj një notë pak më lartë, çdo vrasje në Kosovë duhet të zbardhet. Organet e drejtësisë duhet ta bëjnë punën e vet, të pa ndikuara prej politikës, jo këto të përdoren për qëllime politike. Mua më vjen keq për çdo jetë të humbur. Ka pasur ushtarë të UÇK-së të vrarë, oficerë, aktivistë të partive të ndryshme politike. Çdokush që është prekur nga kjo çështje ka të drejtën e botës me kërku prej organeve të drejtësisë zbardhjen, por jo kjo të përdoret veç për qëllime politike edhe në momente të caktuara politike. Prandaj, nëse dikush është i zëshëm me kërku zbardhjen e këtyre rasteve, unë jam shumë i zëshëm”, ka thënë Hamza.

Ai është pyetur gjithashtu nëse, në rast se një rezolutë e sjellë nga LDK lidhur me këto raste do të sillet në Kuvend, a do ta mbështesin.

“Të gjitha vrasjeve në Kosovë jemi të gatshëm me përkrah rezolutë”, ka përfunduar Hamza.

Previous ArticleKris Jenner ngre akuza të reja kundër ish-të dashurit të Kim Kardashian
Next Article Benjamin Pavard nuk bind Olympique Marseille, por nuk ka të ardhme te Inter

Lajme të ngjashme

Qeveria e Kosovës nderon figurat historike në 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Dita e Alfabetit, Shiroka-Pula: Lufta për liri u bë edhe për gjuhën shqipe

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova nis rrënime të reja në Ujman, Serbia kundërshton

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Lista Studentore synon të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE thotë se Serbia duhet t’i zbatojë

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kuvendi i Kosovës miraton në parim buxhetin prej 4.27 miliardë eurosh për vitin 2027

20 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Vazhdon vaksinimi kundër gripit sezonal, mbi 25 mijë të vaksinuar

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Mbi 25 mijë qytetarë nga kategoritë e rrezikuara janë vaksinuar kundër gripit…

Bletarët në Maqedoninë e Veriut përballen me prodhim të ulët të mjaltit

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bletarët në Maqedoninë e Veriut ankohen se pavarësisht angazhimit, këtë vit kanë…

Kasami e Mexhiti pritën Kurtin: Nëntori na gjen bashkë, të fokusuar në punë dhe projekte të përbashkëta

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bashkëkryetari i VLEN, Bilall Kasami, së bashku me Izet Mexhitin, priti kryeministrin…

Ahmeti takoi Ramën: Diskutuam për bashkëpunimin mes dy shteteve, integrimin evropian dhe çështjet me interes të përbashkët për shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka zhvilluar një takim…

Rama takoi dhe bashkëkryetarët e VLEN-it, Kasami: Vazhdojmë punën tonë me përkushtim, për lidhje më të forta me Shqipërinë dhe Kosovën

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bashkëkryetari i VLEN, Bilall Kasami, së bashku me bashkëkryetarin tjetër Izet Mexhiti,…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.