Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

“One Stop Shop” në Qafë Thanë, Rama: Do të shtrihet edhe në pikat e tjera kufitare

22 Nëntor 2026

Rama: Shqipëria nuk do të bëhet pengesë për integrimin e Maqedonisë në BE

22 Nëntor 2026

SHQIPTARËT JANË POPULL SHTETFORMUES! Gashi uron Ditën e Alfabetit Shqip

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Serie A/Gabimet në Atalanta-Napoli do dënojnë Chiffin, Piccinini i Milan-Parma shpëton

Press Online23 Shkurt 2026 SPORT
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Arbitrat e Serie A në Itali patën një fundjavë horror që nuk la aspak indiferencë Shoqatën Italiane të Arbitrave me këtë të fundit që është gati të marrë masa. Pas La Penna që është pezulluar pas Inter-Juventus dhe që është gati të rikthehet në fushë këtë javë, ai që do të paguajë gabimet e tij me 1 raund pezullim do të jetë arbitri i Atalanta-Napoli, Chiffi, të cilin AIA e ngeli në klasë.

Sipas La Repubblica, drejtuesit arbitrarë verifikuan një diferencë të madhe në vlerësimin e episodeve kyç sic ishte penalltia që iu dha dhe më pas iu anulua Hojlund në pjesën e parë dhe goli i anuluar i Gutierrez, gjithnjë për faull të danezit ndaj Hien në pjesën e dytë. Në rastin e parë, akordimi i penalltisë do të ishte i gabuar, kështu që vendimi që episodi të rishihej në monitor ishte i drejtë. Krejt e kundërta ndodhi në rastin e golit të anuluar të Gutierrez; nëse kontakti në rastin e penalltisë u konsiderua shumë i lehtë, në të njëjtën mënyrë duhej konsideruar edhe ai i verifikuar te goli i dytë i Napolit.

Ai që i shpëton dënimit është pikërisht arbitri i Milan-Parma, Piccinini edhe ky protagonist i disa episodeve shumë të diskutueshme në këtë përballje. Sipas AIA, kontakti i Troilo me Bartesaghi te goli i Parmës nuk ishte për t’u sanksionuar si faull ashtu sikurse nuk ishte për t’u gjykuar si faull shqetësimi i Valenti ndaj Maignan. Pra thirrja e Piccininit për ta parë në monitor episodin ishte një vendim i drejtë dhe si rrjedhojë edhe goli ishte i rregullt.

Ndërkaq, duke parë problemet që kanë shumë klube me arbitrimin, në 23 mars pritet të zhvillohet një takim mes arbitrave, trajnerëve dhe kapitenëve të skuadrave të Serisë A.

 

 

Previous ArticleÇështja e presidentit, Kurti dhe Abdixhiku ende në takim
Next Article E trishtë, pak vite pas humbi nënën, këngëtarja Xhesika Polo humb babain

Lajme të ngjashme

Qëndron, largohet apo pensionohet? Shtatë pyetje rreth të ardhmes së Xherdan Shaqirit

22 Nëntor 2026 SPORT

Messi humb kontrollin dhe godet kundërshtarin me top – të gjithë po pyesin pse nuk u ndëshkua me karton të kuq

22 Nëntor 2026 SPORT

Përplasen dy pilotët e Ferrarit në Las Vegas, Hamilton shpërthen ndaj Leclercut

22 Nëntor 2026 SPORT

Courtois e vazhdon kontratën me Real Madridin edhe për dy sezone

20 Nëntor 2026 SPORT

Mourinho flet për të ardhmen e Endrickut mes zërave për largim

20 Nëntor 2026 SPORT

Pochettino përgatit lëvizjen e parë te Manchester United

20 Nëntor 2026 SPORT
Lajmet e fundit

“One Stop Shop” në Qafë Thanë, Rama: Do të shtrihet edhe në pikat e tjera kufitare

Press Online22 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Kufiri mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të funksionojë përmes një…

Rama: Shqipëria nuk do të bëhet pengesë për integrimin e Maqedonisë në BE

Press Online22 Nëntor 2026 EUROINTEGRIME

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u pyet sot në Qafë Thanë për…

SHQIPTARËT JANË POPULL SHTETFORMUES! Gashi uron Ditën e Alfabetit Shqip

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Dita e Alfabetit Shqip nuk është vetëm një përvjetor historik, por edhe…

Sali: Në Ditën e Alfabetit, ndërtojmë ura bashkëpunimi mes Maqedonisë dhe Shqipërisë

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, ka vlerësuar promovimin…

Mickoski: Korridori 8 do të përfundojë plotësisht deri në vitin 2029

Press Online22 Nëntor 2026 EKONOMI

Ndërtimi i segmenteve të autostradës së Korridorit 8 në pjesën perëndimore të…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.