Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Vazhdon vaksinimi kundër gripit sezonal, mbi 25 mijë të vaksinuar

22 Nëntor 2026

Bletarët në Maqedoninë e Veriut përballen me prodhim të ulët të mjaltit

22 Nëntor 2026

Kasami e Mexhiti pritën Kurtin: Nëntori na gjen bashkë, të fokusuar në punë dhe projekte të përbashkëta

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Vizita e Presidentes në SHBA, vlerësohet moment i rëndësishëm diplomatik për Kosovën

Press Online21 Shkurt 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

E rëndësisë së madhe për Kosovën, por edhe presidenten Vjosa Osmani, vlerësohet pjesëmarrja në Bordin e Paqes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe diskutimet me presidentin Donald Trump dhe sekretarin Marco Rubio.

Pasi tha se Osmani tregoi afërsi me “lidershipin më të fortë në botë”, profesori Lutfi Bilalli, tha se mesazhet nga Rubio dëshmojnë se SHBA-ja është e interesuar për stabilitet në Kosovë.

“Një turne jashtëzakonisht i rëndësishëm, jashtëzakonisht efikase, produktive nga dy aspekte: e para, Kosova gjendet në një trupë organizative, në një organizatë ndërkombëtare si themeluese dhe, e dyta, në aspektin e sigurisë Kosova po merr përgjegjësi jashtëzakonisht të rëndësishme por edhe të rënda bukur shumë. Kjo mendoj, për Kosovën si një shtet i ri flet qartë”, ka thënë Lutfi Bilalli, Profesor.

Pjesëmarrjen e presidentes në Bordin e Paqes, profesori Basri Muja e vlerësoi “moment shumë të rëndësishëm diplomatik për Kosovën” teksa kujtoi që pjesë e tij janë edhe shtete jo-njohëse.

“Mendoj që kjo është një mundësi e mirë që të ndikohet te ata (shtetet jo-njohëse). Takimi me presidentin Trump, por dhe me Rubio, veçse e konfirmon politikën e jashtme amerikane në raport me Kosovën. Për fat të mirë Kosovën po e trajtojnë si partner strategjik dhe vetë konfirmimi i gatishmërisë së tyre për të punuar me Qeverinë e re paraqet edhe një moment tjetër shumë të rëndësishëm”, ka thënë Basri Muja, Profesor.

Pasi tha se Kosova nuk ka shkëlqyer në diplomaci viteve të fundit, profesori tha se momentumi i tanishëm i përshtatet presidentes.

“Paraqesin momente pozitive për zonjën Osmani, ajo ka shkëlqyer në dy-tre javët e fundit, nëse mund të them. Kanë qenë javët e saj, koha nëse mund të them më e spikatur si presidente, dhe ajo do të mundohet ta shfrytëzojë këtë moment për një ri zgjedhje eventuale në pozitën e presidentes”, ka thënë Basri Muja, Profesor.

Në një njoftimin për takimin me Rubion, Departamenti Amerikan të Shtetit e cilësoi presidenten Vjosa Osmani si partnere të dedikuar, falënderoi Kosovën që u bë anëtare themeluese e Bordit të Paqes dhe për kontributin në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza.

Ndërkaq shtoi se mezi presin që të punojnë me Qeverinë e re të Kosovës në agjendën e përbashkët për paqe, stabilitet dhe prosperitet ekonomik.

Previous ArticleMateo si banori i preferuar, debate në BBV/ Miri: U zgjodh nga historia e dashurisë. Rogerti: I ka hyrë vetja në qejf…
Next Article Osasuna gjunjëzon Realin e Madridit, i jep shansin Barcelonës të parakalojë Los Blancos

Lajme të ngjashme

Qeveria e Kosovës nderon figurat historike në 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Dita e Alfabetit, Shiroka-Pula: Lufta për liri u bë edhe për gjuhën shqipe

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova nis rrënime të reja në Ujman, Serbia kundërshton

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Lista Studentore synon të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE thotë se Serbia duhet t’i zbatojë

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kuvendi i Kosovës miraton në parim buxhetin prej 4.27 miliardë eurosh për vitin 2027

20 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Vazhdon vaksinimi kundër gripit sezonal, mbi 25 mijë të vaksinuar

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Mbi 25 mijë qytetarë nga kategoritë e rrezikuara janë vaksinuar kundër gripit…

Bletarët në Maqedoninë e Veriut përballen me prodhim të ulët të mjaltit

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bletarët në Maqedoninë e Veriut ankohen se pavarësisht angazhimit, këtë vit kanë…

Kasami e Mexhiti pritën Kurtin: Nëntori na gjen bashkë, të fokusuar në punë dhe projekte të përbashkëta

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bashkëkryetari i VLEN, Bilall Kasami, së bashku me Izet Mexhitin, priti kryeministrin…

Ahmeti takoi Ramën: Diskutuam për bashkëpunimin mes dy shteteve, integrimin evropian dhe çështjet me interes të përbashkët për shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka zhvilluar një takim…

Rama takoi dhe bashkëkryetarët e VLEN-it, Kasami: Vazhdojmë punën tonë me përkushtim, për lidhje më të forta me Shqipërinë dhe Kosovën

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bashkëkryetari i VLEN, Bilall Kasami, së bashku me bashkëkryetarin tjetër Izet Mexhiti,…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.