Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Vazhdon vaksinimi kundër gripit sezonal, mbi 25 mijë të vaksinuar

22 Nëntor 2026

Bletarët në Maqedoninë e Veriut përballen me prodhim të ulët të mjaltit

22 Nëntor 2026

Kasami e Mexhiti pritën Kurtin: Nëntori na gjen bashkë, të fokusuar në punë dhe projekte të përbashkëta

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

E premtoi për sivjet, Përparim Rama s’e fut tramin elektrik në buxhet

Press Online21 Shkurt 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

“Prej vitit të ardhshëm linja e re në funksion”.

Ky kishte qenë premtimi i kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama gjatë fushatës zgjedhore në shtator të vitit 2025, gjersa kishte ndarë planin e qarkullimit të Tramit elektrik.

Ai kishte treguar dizajnin e tij si dhe kapacitetin për 300 persona, gjersa në prezantim shpjegohej se trami do të kalonte nga Stacioni në Fushë-Kosovë në zonën industriale, përmes qendrës së kryeqytetit në rrugën “Bill Cliton” e deri në fillimin e rrugës C.

Mirëpo, ky projekt që Rama kishte premtuar se do të përfundonte në qershor, nuk është përfshirë fare në buxhetin e komunës për vitin 2026, që u miratua së fundmi.

Arsyet për mos përfshirjen e këtij projekti nuk i ka sqaruar komuna.

Ekspertë të komunikacionit vlerësojnë se projekti është vështirë i realizueshëm këtë vit edhe sikurse më shumë se gjysma e buxhetit do të destinohej për të.

“Dhënia e afatit të tillë deri në qershor të 2026 kur është premtu ka qenë një afat i shkurtër në kuptimin e fizibilitetit, ndarjen e mjeteve buxhetore. ndërtimin dhe realizimin. Tash jemi në muajin shkurt dhe gjasat për ta funksionalizuar atë janë mos të them zero, por minimalisht të ulëta. Në aspektin e kostos janë projekte që kushtojnë dhe janë projekte që në qytetet kur në planifikimet e tyre të hershme nuk kanë pasur hapsirë apo nuk paraparë hapsirat për mjete binare, është e pamundur të realizohet në të njëjtin nivel”, ka thënë Visar Baxhuku – Ekspert i komunikacionit.

Të po të njëjtit mendim shprehen edhe njohës të ekonomisë, të cilët vlerësojnë se mungesa e institucioneve vitin e kaluar ndikoi në vështirësitë e realizimit të projekteve siç është ky.

“Mungesa e ratifikimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, qoftë me Bankën Botërore, qoftë nga fondet për zhvillim të Ballkanit Perëndimor, qoftë edhe të Bankës Evropiane për zhvillim, do gjenerojnë efekte negative sepse nuk ka involim të sektorit privat, nuk ka dialog të mirëfillt. Jemi në vitin 2026 dhe kemi humbur shumë. Ç’ka është interesante është se ndoshta do kemi zhbllokim të këtyre fondeve në mirëbesim, por pjesa e dytë dhe e tretë e fondeve s’ka për të qenë në performancë dhe do jetë e vështirë ta bindim faktorin ndërkombëtar”, ka thënë Safet Gerxhaliu – Ekonomist.

Në vende perëndimore, sipas kompanive që merren me këtë infrastrukturë, ndërtimi i një trami elektrik në përgjithësi kërkon nga 2 deri në 15 vjet kohë, përfshirë planifikimin, legjislacionin dhe madhësia e projektit.

Previous ArticleFestë luksoze për ditëlindjen e 21-të të Cruz, por mungesa e Brooklyn Beckham bie në sy?!
Next Article Kategoria e Parë/Skënderbeu i përgjigjet Laçit, fiton në frymën e fundit ndaj Kukësit

Lajme të ngjashme

Qeveria e Kosovës nderon figurat historike në 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Dita e Alfabetit, Shiroka-Pula: Lufta për liri u bë edhe për gjuhën shqipe

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova nis rrënime të reja në Ujman, Serbia kundërshton

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Lista Studentore synon të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE thotë se Serbia duhet t’i zbatojë

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kuvendi i Kosovës miraton në parim buxhetin prej 4.27 miliardë eurosh për vitin 2027

20 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Vazhdon vaksinimi kundër gripit sezonal, mbi 25 mijë të vaksinuar

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Mbi 25 mijë qytetarë nga kategoritë e rrezikuara janë vaksinuar kundër gripit…

Bletarët në Maqedoninë e Veriut përballen me prodhim të ulët të mjaltit

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bletarët në Maqedoninë e Veriut ankohen se pavarësisht angazhimit, këtë vit kanë…

Kasami e Mexhiti pritën Kurtin: Nëntori na gjen bashkë, të fokusuar në punë dhe projekte të përbashkëta

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bashkëkryetari i VLEN, Bilall Kasami, së bashku me Izet Mexhitin, priti kryeministrin…

Ahmeti takoi Ramën: Diskutuam për bashkëpunimin mes dy shteteve, integrimin evropian dhe çështjet me interes të përbashkët për shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka zhvilluar një takim…

Rama takoi dhe bashkëkryetarët e VLEN-it, Kasami: Vazhdojmë punën tonë me përkushtim, për lidhje më të forta me Shqipërinë dhe Kosovën

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bashkëkryetari i VLEN, Bilall Kasami, së bashku me bashkëkryetarin tjetër Izet Mexhiti,…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.