Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rama vizitë në Konsullatën e Nderit të Shqipërisë në Manastir, në 100-vjetorin e hapjes

22 Nëntor 2026

Rama: Shqiptarët në MV janë popullsi shtetformuese

22 Nëntor 2026

“One Stop Shop” në Qafë Thanë, Rama: Do të shtrihet edhe në pikat e tjera kufitare

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Fondacioni Behgjet Pacolli shpërndan pako ushqimore për familjet në nevojë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit

Press Online20 Shkurt 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Fondacioni Behgjet Pacolli ka nisur aksionin humanitar të shpërndarjes së pakove ushqimore për familjet në nevojë në prag dhe gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Ky aktivitet tradicional synon të mbështesë familjet me gjendje të rënduar ekonomike, duke u siguruar atyre produkte bazë ushqimore për përballimin e kësaj periudhe.

Sipas njoftimit zyrtar, qindra familje në komuna të ndryshme të vendit kanë përfituar nga ky aksion solidariteti. Pakot përmbajnë artikuj esencialë si miell, vaj, oriz, makarona, sheqer, kripë, mish, produkte të konservuara dhe produkte të tjera të domosdoshme për tryezën e iftarit.

Drejtoresha e fondacionit, Fjolla Ramadani, theksoi se muaji i Ramazanit është një periudhë reflektimi, solidariteti dhe përkujdesjeje ndaj atyre që kanë më pak. Ajo u shpreh se fondacioni mbetet i përkushtuar që përmes aktiviteteve konkrete të qëndrojë pranë familjeve në nevojë, jo vetëm gjatë festave fetare, por gjatë gjithë vitit.

“Qëllimi ynë është që asnjë familje të mos ndihet e harruar në këtë muaj të shenjtë. Solidariteti dhe ndihma reciproke janë vlera që duhet t’i kultivojmë vazhdimisht si shoqëri,” theksoi Ramadani.

Fondacioni shpreh falënderim për rrjetin e marketeve Interex për bashkëpunimin korrekt gjatë realizimit të këtij aksioni. Njëkohësisht, fondacioni falënderon donatorët e tij të përhershëm: Isdiar L.L.C, Bankën Ekonomike, Siguria, B&A Contractors, Swiss Diamond Hotel dhe Mtchenoloogie, të cilët me mbështetjen e tyre të vazhdueshme bëjnë të mundur realizimin e aktiviteteve humanitare.

Përfituesit e pakove ushqimore kanë falënderuar fondacionin për mbështetjen, duke theksuar se ndihma e ofruar lehtëson ndjeshëm barrën financiare gjatë kësaj periudhe.

Fondacioni ka paralajmëruar se aktivitetet humanitare do të vazhdojnë edhe në javët në vijim, me fokus të veçantë në familjet me kushte të vështira ekonomike, personat e moshuar dhe kategoritë e tjera të ndjeshme të shoqërisë.

Ky aksion është pjesë e misionit afatgjatë të fondacionit për të kontribuar në mirëqenien sociale dhe për të promovuar frymën e solidaritetit në vend.

Previous ArticlePse ish-e dashura e Ronaldos refuzoi miliona për të folur negativisht për sportistin?
Next Article Disa këshilla që duhet t’i keni parasysh këtë muaj Ramazani!

Lajme të ngjashme

Dita e Alfabetit, Shiroka-Pula: Lufta për liri u bë edhe për gjuhën shqipe

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova nis rrënime të reja në Ujman, Serbia kundërshton

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Lista Studentore synon të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE thotë se Serbia duhet t’i zbatojë

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kuvendi i Kosovës miraton në parim buxhetin prej 4.27 miliardë eurosh për vitin 2027

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

19 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Rama vizitë në Konsullatën e Nderit të Shqipërisë në Manastir, në 100-vjetorin e hapjes

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama, në vijim të vizitës së tij sot në Maqedoninë…

Rama: Shqiptarët në MV janë popullsi shtetformuese

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama tha sot se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së…

“One Stop Shop” në Qafë Thanë, Rama: Do të shtrihet edhe në pikat e tjera kufitare

Press Online22 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Kufiri mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të funksionojë përmes një…

Rama: Shqipëria nuk do të bëhet pengesë për integrimin e Maqedonisë në BE

Press Online22 Nëntor 2026 EUROINTEGRIME

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u pyet sot në Qafë Thanë për…

SHQIPTARËT JANË POPULL SHTETFORMUES! Gashi uron Ditën e Alfabetit Shqip

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Dita e Alfabetit Shqip nuk është vetëm një përvjetor historik, por edhe…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.