Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

“One Stop Shop” në Qafë Thanë, Rama: Do të shtrihet edhe në pikat e tjera kufitare

22 Nëntor 2026

Rama: Shqipëria nuk do të bëhet pengesë për integrimin e Maqedonisë në BE

22 Nëntor 2026

SHQIPTARËT JANË POPULL SHTETFORMUES! Gashi uron Ditën e Alfabetit Shqip

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Shfryrja e zemërimit nuk e ul stresin por…

Press Online20 Shkurt 2026 LIFESTYLE
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Shpërthimet e zemërimit mund të ndodhin në sekonda kur gjoksi të rreh fort, muskujt të tendosen dhe mendja është gati të thotë diçka që do pendohesh më vonë. Ekspertët thonë se mënyra më efektive për të ndaluar këto shpërthime nuk është thjesht të mendosh për qetësinë, por të ndërhysh tek reagimi fizik i trupit. Sipas studimeve, zemërimi aktivizon sistemin nervor simpatik, të njohur si përgjigja “lufto ose ik”. Trupi lëshon hormone stresi si adrenalina dhe kortizoli, shpesh para se të mund të ndërhyjë mendja racionalisht.

Prej dekadash kemi besuar se zemërimi duhet “nxjerrë jashtë” për të mos u grumbulluar brenda nesh. Metafora e “tenxheres me presion” ka ushqyer idenë se bërtitja, goditja e objekteve apo vizitat në të ashtuquajturat “rage rooms” janë mënyra të shëndetshme për të çliruar tensionin. Por studimet e fundit tregojnë të kundërtën.

Një meta-analizë e gjerë që përfshiu 154 studime dhe mbi 10 mijë pjesëmarrës ka arritur në përfundimin se shprehja e zemërimit përmes aktiviteteve me intensitet të lartë nuk sjell qetësim emocional. Përkundrazi, ajo përforcon ndjenjat agresive dhe mban trupin në gjendje të lartë aktivizimi. Diskutimi i vazhdueshëm i problemeve pa u fokusuar te zgjidhjet shoqërohet me rritje të nivelit të kortizolit, hormonit të stresit.

Madje, edhe aktivitete që zakonisht konsiderohen të shëndetshme, si vrapimi, mund të jenë kundërproduktive në momentet e zemërimit, pasi rrisin më tej ritmin e zemrës dhe tensionin fiziologjik, në vend që ta ulin atë. Ekspertët sugjerojnë një qasje tjetër: në vend që të “shpërthejmë”, duhet të përpiqemi të qetësojmë trupin.

Teknikat që ulin nivelin e aktivizimit, si frymëmarrja e thellë, mindfulness dhe relaksimi progresiv i muskujve, rezultojnë vazhdimisht efektive në mosha dhe kultura të ndryshme. Edhe joga e lehtë është treguar më e dobishme sesa sportet me intensitet të lartë, pasi fokusohet në kontrollin e frymëmarrjes dhe uljen e rrahjeve të zemrës.

Previous ArticleFat i madh për Shkëndijën, Samunspor humb penalltinë pas 6 minutave lojë
Next Article Arrestohet dhe lirohet pas disa orësh Princi Andrew?

Lajme të ngjashme

“Plos One”: Vendet me më shumë mace raportojnë nivele më të larta lumturie

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Unaza e një të mbijetuareje të “Titanic”-ut shitet 165 000 dollarë

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Rozë dhe e kuqe: Kombinimi më elegant i dimrit që po ndryshon rregullat e modës

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Bletët marrin të drejta ligjore në Peru! Ja çfarë do të thotë në të vërtetë ky vendim

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Një qytet amerikan “në alarm”, huti misterioz sulmon njerëzit në kokë dhe qafë

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Një orë xhepi, e gjetur në trupin e një viktime të “Titanic”, në ankand për 78 900 dollarë

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE
Lajmet e fundit

“One Stop Shop” në Qafë Thanë, Rama: Do të shtrihet edhe në pikat e tjera kufitare

Press Online22 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Kufiri mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të funksionojë përmes një…

Rama: Shqipëria nuk do të bëhet pengesë për integrimin e Maqedonisë në BE

Press Online22 Nëntor 2026 EUROINTEGRIME

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u pyet sot në Qafë Thanë për…

SHQIPTARËT JANË POPULL SHTETFORMUES! Gashi uron Ditën e Alfabetit Shqip

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Dita e Alfabetit Shqip nuk është vetëm një përvjetor historik, por edhe…

Sali: Në Ditën e Alfabetit, ndërtojmë ura bashkëpunimi mes Maqedonisë dhe Shqipërisë

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, ka vlerësuar promovimin…

Mickoski: Korridori 8 do të përfundojë plotësisht deri në vitin 2029

Press Online22 Nëntor 2026 EKONOMI

Ndërtimi i segmenteve të autostradës së Korridorit 8 në pjesën perëndimore të…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.