BAAAAAAAAALAJ! Drita barazon rezultatin ndaj Celjes

featured
Press Online
20 Shkurt 2026, 02:55

Kampioni i Kosovës Drita ka zhvilluar një paraqitje fantastike ndaj Celjes, por që pësoi humbje shkaku i një goli të minutës së fundit (90+4′).

“Intelektualët” s’u dorëzuan pavarësisht disavantazhit të madh, prej 0-2, ku arritën ta barazonin në 2-2, sidoqoftë sllovenët në fund arritën fitore me rezultat 2-3 falë golit të Poplatnik.

Drita e nisi më mirë për të pasur dy raste në fillim, por që dështuan t’i finalizojnë.

Ishte Armandas Kucys që shënoi nga afërsia pas asistimit të Ivan Calusic për ta zhbllokuar epërsinë (19’).

Ndërsa, pas një topi të kthyer Milot Avdyli u gjend në vendin e duhur për të shënuar një gol të bukur, duke dërguar rezultatin në 0-2 (41’).

Sidoqoftë, Drita ishte më e mirë në pjesën e dytë. Blerim Krasniqi i dha shpresë skuadrës duke shënuar pas asistimit të Liridon Balajt (59’).

Ndërsa, ishte vetë Balaj që realizoi një supergol për ta barazuar rezultatin (75’).

Kur pritej që Drita të merrte barazimin e madh, në skenë doli Poplatnik që realizoi me kokë pas harkimit të Pozeg (90+4′).

Kësisoj, Drita mbetet ende në garë për kualifikim, por mund ta arrijë vetëm me një fitore me dy gola dallim në Slloveni.

The post Drita mposhtet në sekondat e fundit nga Celje! appeared first on GazetaBlic.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter