Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rama vizitë në Konsullatën e Nderit të Shqipërisë në Manastir, në 100-vjetorin e hapjes

22 Nëntor 2026

Rama: Shqiptarët në MV janë popullsi shtetformuese

22 Nëntor 2026

“One Stop Shop” në Qafë Thanë, Rama: Do të shtrihet edhe në pikat e tjera kufitare

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

A e dini se sa ujë duhet të pini çdo ditë për metabolizëm të shëndetshëm? Zbulojeni…

Press Online19 Shkurt 2026 LIFESTYLE
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Uji është elementi më i rëndësishëm për jetën dhe për funksionimin normal të organizmit. Ai përbën rreth 60% të peshës trupore tek të rriturit dhe është thelbësor për rregullimin e temperaturës së trupit, transportin e lëndëve ushqyese dhe oksigjenit, eliminimin e mbetjeve, si dhe për proceset metabolike. Ndryshe nga ushqimi, pa të cilin mund të mbijetojmë për javë të tëra, mungesa e ujit për më shumë se tre ditë mund të jetë fatale. Shpesh rekomandohet konsumimi i rreth 2.5 litrave ujë në ditë, por ekspertët theksojnë se kjo është vetëm një mesatare. Nevojat reale ndryshojnë sipas moshës, gjinisë, peshës, aktivitetit fizik dhe kushteve klimatike.

Sipas Autoritetit Evropian për Sigurinë Ushqimore (EFSA), nevojat ditore për ujë janë si më poshtë:

0–6 muaj: 100–190 ml për kilogram peshë trupore

6–12 muaj: 800 ml – 1 litër në ditë

12–24 muaj: 1.1 – 1.2 litra

2–3 vjeç: rreth 1.3 litra

4–8 vjeç: 1.6 – 2.1 litra

9–13 vjeç: djemtë rreth 2.1 litra, vajzat rreth 1.9 litra

Mbi 14 vjeç (përfshirë të moshuarit): vajzat rreth 2 litra, djemtë rreth 2.5 litra

Gratë shtatzëna dhe ato që ushqejnë me gji kanë nevoja më të larta: rreth 300 ml shtesë gjatë shtatzënisë dhe deri në 700 ml gjatë periudhës së gjidhënies. Pirja e rregullt e ujit mund të ndihmojë edhe në rritjen e metabolizmit dhe kontrollin e peshës. Studime shkencore kanë treguar se konsumimi i rreth gjysmë litri ujë në mëngjes mund të rrisë përkohësisht shpenzimin e energjisë deri në 30%, falë efektit termogjen trupit i duhet energji për ta ngrohur ujin në temperaturën e tij normale.

Ndërkaq, një trend të ri i shëndetit që po përhapet në internet. Njerëzit pretendojnë se një filxhan ujë i nxehtë në ditë, pa asgjë të shtuar, mund të sjellë përfitime që variojnë nga humbja e peshës dhe lëkura më e pastër, deri te lehtësimi i dhimbjeve menstruale dhe i dhimbjeve të fytit. Kjo praktikë shpesh paraqitet si diçka e thjeshtë dhe “natyrale”. Por a janë këto përfitime reale, apo pirja e ujit të nxehtë është thjesht një tjetër modë virale e shëndetit?

Pirja e ujit të nxehtë (jo të vluar) është përgjithësisht e sigurt dhe shumë njerëz thonë se i bën të ndihen më mirë. Megjithatë, nuk është shumë e qartë pse ndodh kjo. Çdo përfitim mund të vijë nga fakti që thjesht po pini më shumë ujë, po ndiqni një rutinë të rregullt shëndetësore ose po përfitoni nga ndjesia qetësuese që sjell ngrohtësia, dhe jo domosdoshmërisht nga fakti që uji është i nxehtë.

 

Previous ArticleJusuf Tortoshi para duelit Drita – Celje: Zekrija Ramadani është trajner i punës dhe ka eksperiencë
Next Article Toshkovski: Numri i shkeljeve të regjistruara nga “Safe City” në fillim ishte 120.000, tani kemi rreth 500

Lajme të ngjashme

“Plos One”: Vendet me më shumë mace raportojnë nivele më të larta lumturie

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Unaza e një të mbijetuareje të “Titanic”-ut shitet 165 000 dollarë

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Rozë dhe e kuqe: Kombinimi më elegant i dimrit që po ndryshon rregullat e modës

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Bletët marrin të drejta ligjore në Peru! Ja çfarë do të thotë në të vërtetë ky vendim

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Një qytet amerikan “në alarm”, huti misterioz sulmon njerëzit në kokë dhe qafë

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Një orë xhepi, e gjetur në trupin e një viktime të “Titanic”, në ankand për 78 900 dollarë

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE
Lajmet e fundit

Rama vizitë në Konsullatën e Nderit të Shqipërisë në Manastir, në 100-vjetorin e hapjes

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama, në vijim të vizitës së tij sot në Maqedoninë…

Rama: Shqiptarët në MV janë popullsi shtetformuese

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama tha sot se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së…

“One Stop Shop” në Qafë Thanë, Rama: Do të shtrihet edhe në pikat e tjera kufitare

Press Online22 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Kufiri mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të funksionojë përmes një…

Rama: Shqipëria nuk do të bëhet pengesë për integrimin e Maqedonisë në BE

Press Online22 Nëntor 2026 EUROINTEGRIME

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u pyet sot në Qafë Thanë për…

SHQIPTARËT JANË POPULL SHTETFORMUES! Gashi uron Ditën e Alfabetit Shqip

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Dita e Alfabetit Shqip nuk është vetëm një përvjetor historik, por edhe…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.