Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

“One Stop Shop” në Qafë Thanë, Rama: Do të shtrihet edhe në pikat e tjera kufitare

22 Nëntor 2026

Rama: Shqipëria nuk do të bëhet pengesë për integrimin e Maqedonisë në BE

22 Nëntor 2026

SHQIPTARËT JANË POPULL SHTETFORMUES! Gashi uron Ditën e Alfabetit Shqip

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

​Veseli në Hagë: E di se kush jam, drejtësia mund të vonohet por jo të mohohet

Press Online18 Shkurt 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Ish-kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, ka folur para trupit gjykues, duke theksuar se beson se e vërteta dhe drejtësia do të triumfojnë, pavarësisht vonesave në procesin gjyqësor.

“Unë e di kush jam, çfarë kam bërë e çfarë nuk kam bërë. Veprimet e mia kanë qenë ligjore”, ka deklaruar Veseli, duke shtuar se gjykata duhet të mbrojë parimet themelore të drejtësisë dhe paanësisë.

“Drejtësia mund të vonohet, por nuk mund të mohohet.Edhe në momentet më të errëta nuk e humba besimin se e vërteta do të triumfojë”.

​Thaçi mbyll deklaratën në Hagë: Ekziston vetëm një e vërtetë – jam i pafajshëm

Ai ka folur edhe për përvojat personale dhe familjare gjatë periudhës së luftës dhe pas saj.

“Liria nuk mund të arrihet prej padrejtësisë. Familja ime dhe unë kemi jetuar në persekutim të vazhdueshëm. Unë e di çka do të thotë të jetosh në kërcënim të vazhdueshëm, kjo është një përvojë që nuk do t’ia dëshiroja askujt”, ka theksuar Veseli.

Duke iu referuar akuzave ndaj tij, ai ka deklaruar se nuk ekzistojnë prova që e implikojnë në krime.

“Pas dekadash hetime dhe dokumentesh, nuk ka asnjë provë se kam kryer krime. Nuk është dëshmuar asnjë veprim i kundërligjshëm nga ana ime”, ka shtuar ai.

Veseli ka theksuar se përjetimet e popullit të Kosovës gjatë luftës nuk janë abstrakte, por reale.

“Ky nuk është përshkrim abstrakt, por është një përjetim konkret. Burrat, gratë, fëmijët, pa përjashtim, përballeshin çdo ditë me frikë, kërcënim dhe sulme. Kjo është përvojë që nuk ia dëshiroj askujt”, ka deklaruar ai.

Ai ka theksuar se vlerat humane kanë qenë udhërrëfyesi i tij, duke thënë se ato janë reflektuar edhe në veprimet e tij gjatë luftës dhe më pas.

“Njeriu duhet t’i ruajë vlerat humane. Disa mund të pyesin nëse janë vetëm fjalë apo janë pasqyruar në veprimet e mia. Unë them se jo vetëm në fjalët e mia, por edhe në provat e paraqitura para kësaj Gjykate”, ka deklaruar Veseli.

Në fund, ai ka folur edhe për pjesëmarrjen e tij në luftë, duke theksuar se qëllimi ka qenë mbrojtja e të drejtave themelore dhe liria e popullit të Kosovës.

“Si i ri gjithmonë kam kërkuar paqe në jetën dhe familjen time. Kam marrë pjesë në mbrojtjen e të drejtave themelore, në një kohë kur Serbia dhe Sllobodan Millosheviqi kërkonin sundim mbi të gjithë popujt e Jugosllavisë”, ka shtuar Veseli.

Previous ArticleRumania goditet nga stuhia e dëborës, 166 mijë familje pa energji elektrike
Next Article Përfundon çereku i parë i finales mes Trepçës e Bashkimit

Lajme të ngjashme

Dita e Alfabetit, Shiroka-Pula: Lufta për liri u bë edhe për gjuhën shqipe

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova nis rrënime të reja në Ujman, Serbia kundërshton

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Lista Studentore synon të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE thotë se Serbia duhet t’i zbatojë

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kuvendi i Kosovës miraton në parim buxhetin prej 4.27 miliardë eurosh për vitin 2027

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

19 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

“One Stop Shop” në Qafë Thanë, Rama: Do të shtrihet edhe në pikat e tjera kufitare

Press Online22 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Kufiri mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të funksionojë përmes një…

Rama: Shqipëria nuk do të bëhet pengesë për integrimin e Maqedonisë në BE

Press Online22 Nëntor 2026 EUROINTEGRIME

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u pyet sot në Qafë Thanë për…

SHQIPTARËT JANË POPULL SHTETFORMUES! Gashi uron Ditën e Alfabetit Shqip

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Dita e Alfabetit Shqip nuk është vetëm një përvjetor historik, por edhe…

Sali: Në Ditën e Alfabetit, ndërtojmë ura bashkëpunimi mes Maqedonisë dhe Shqipërisë

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, ka vlerësuar promovimin…

Mickoski: Korridori 8 do të përfundojë plotësisht deri në vitin 2029

Press Online22 Nëntor 2026 EKONOMI

Ndërtimi i segmenteve të autostradës së Korridorit 8 në pjesën perëndimore të…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.