Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Kasami: Me sistemin “One Stop Shop”, Shqipëria dhe Maqedonia më afër se kurrë

22 Nëntor 2026

Mexhiti: Para 20 vjetësh “luftonim” për bustin e Skënderbeut, sot lehtësojmë kufirin me Shqipërinë

22 Nëntor 2026

Dita e Alfabetit, Shiroka-Pula: Lufta për liri u bë edhe për gjuhën shqipe

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Rubio: SHBA-të do të mbeten gjithmonë një “fëmijë i Europës”

Press Online14 Shkurt 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Në fjalimin e tij në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, theksoi rëndësinë e forcimit të aleancës mes SHBA-ve dhe Europës.

“Edhe pse shtëpia jonë është në Hemisferën Perëndimore… ne do të mbetemi gjithmonë një fëmijë i Europës. Kolonitë e para u themeluan nga kolonistët anglezë, të cilëve u detyrojmë jo vetëm gjuhën që flasim, por tërë sistemin tonë politik dhe ligjor”, tha Rubio.

Ai shtoi se SHBA-të po përpiqen të “ringjallin një miqësi të vjetër dhe të rinovojnë qytetërimin më të madh në historinë e njerëzimit”, duke e vendosur këtë si thelb të politikës amerikane ndaj Europës dhe botës.

Rubio foli gjithashtu për luftën në Ukrainë, duke nënvizuar se SHBA-të janë të përkushtuara të testojnë marrëveshjet që mund të arrihen midis Kievit dhe Moskës, ndërkohë që janë vendosur sanksione të reja ndaj naftës ruse dhe po bashkëpunojnë me Indinë dhe Europën për të ndaluar importet shtesë.

Ai theksoi se armët amerikane po shiten për Ukrainën dhe se janë bërë progres për arritjen e një marrëveshjeje paqeje, megjithëse sfidat mbeten të mëdha.

“Lajmi i mirë është se çështjet që duhet të adresohen për të ndaluar luftën janë ngushtuar. Lajmi i keq është se janë ngushtuar tek pyetjet më të vështira për t’u zgjidhur”, shtoi Rubio.

Sekretari amerikan tha se nuk është i sigurt nëse Rusia është serioze për të përfunduar luftën, por theksoi se “ata thonë se janë”.

Previous ArticleIsh-bashkëshorti i aktores së njohur kërkon miratimin e gjykatës për divorcin e saj!
Next Article Dyshimet për manipulime me vota, arrestohen 14 kryesues në Gjilan

Lajme të ngjashme

CNN: Trump dhe Xi promovuan bashkëpunimin në fushën e inteligjencës artificiale, tash vjen realiteti i ashpër

22 Nëntor 2026 GLOBI

Fidan: Samiti Trump-Xi-Putin jashtëzakonisht i rëndësishëm, por nuk duhet krahasuar me Jaltën

22 Nëntor 2026 GLOBI

As nafta as gazi në projektdeklaratën e COP31

22 Nëntor 2026 GLOBI

Rutte: NATO do të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit polak

22 Nëntor 2026 GLOBI

Hungaria pritet të heqë veton, Ukrainës i hapet rruga drejt BE-së

20 Nëntor 2026 GLOBI

BE-ja dhe BM-ja bien dakord për një plan bashkëpunimi më të ngushtë

20 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Kasami: Me sistemin “One Stop Shop”, Shqipëria dhe Maqedonia më afër se kurrë

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, ka përshëndetur hyrjen në fuqi të sistemit…

Mexhiti: Para 20 vjetësh “luftonim” për bustin e Skënderbeut, sot lehtësojmë kufirin me Shqipërinë

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka rikujtuar përpjekjet e para 20 viteve…

Dita e Alfabetit, Shiroka-Pula: Lufta për liri u bë edhe për gjuhën shqipe

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula me rastin e Ditës së Alfabetit të…

22 Nëntori, dita që bashkoi shqiptarët përmes alfabetit

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Sot, më 22 nëntor, shqiptarët kudo që jetojnë shënojnë Ditën e Alfabetit…

Rama dhe Mickoski promovojnë “One Stop Shop” në Qafë Thanë

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe homologu i tij i Maqedonisë së…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.