Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

22 Nëntori, dita që bashkoi shqiptarët përmes alfabetit

22 Nëntor 2026

Rama dhe Mickoski promovojnë “One Stop Shop” në Qafë Thanë

22 Nëntor 2026

“Lirinë e kam paguar me vetmi”, Grida Duma: S’ma kupton asnjëherë askush që vuaj

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Keni dëgjuar ndonjëherë për ‘dushin në errësirë’ ja se çfarë benefitesh ka…

Press Online14 Shkurt 2026 LIFESTYLE
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Nëse e keni të vështirë të flini, mund të keni dëgjuar për një trend të ri në rrjete sociale që quhet “dush në errësirë”. Kjo do të thotë të bëni dush me dritat e fikura ose të zbehura, zakonisht para gjumit, si pjesë e rutinës për t’u qetësuar. Shumë persona thonë se dushi në errësirë ndihmon në qetësimin e mendjes, uljen e stresit dhe përmirësimin e cilësisë së gjumit. Ndryshe nga dushi i mëngjesit që të zgjon dhe të jep energji, ky lloj dushi synon të ulë ekspozimin ndaj dritës, të rregullojë temperaturën e trupit dhe të përgatisë organizmin për gjumë.

A ndihmon vërtet për gjumin?

Sipas neuroshkencëtares Chelsie Rohrscheib, një dush i ngrohtë para gjumit ndihmon sepse:

  • Trupi ka nevojë për një ulje të lehtë të temperaturës për të fjetur;
  • Dushi i ngrohtë e rrit përkohësisht temperaturën, por pasi dilni prej tij, temperatura bie shpejt;
  • Kjo imiton procesin natyral që ndodh para gjumit dhe e ndihmon trurin të kalojë më lehtë në gjumë.

Gjithashtu, errësira ndihmon në prodhimin e melatoninës, hormonit që rregullon ciklin gjumë–zgjim. Drita e fortë e ul prodhimin e melatoninës, ndërsa errësira e rrit atë, duke i dhënë trupit sinjal se është koha për të fjetur.

A ka përfitime për shëndetin mendor?

Po. Ekspertët thonë se dushi në errësirë, ndihmon në relaksim dhe ul stresin, ul nivelin e kortizolit (hormoni i stresit) dhe mund të shndërrohet në një moment ndërgjegjësimi (mindfulness). Në errësirë përqendroheni më shumë tek ndjesitë uji i ngrohtë, aroma e produkteve, zhurma e ujit gjë që mund të ndihet si një formë meditimi. Kjo ndihmon të lini pas shqetësimet e ditës dhe të përgatiteni për gjumë.

Nuk është zgjidhje magjike

Ekspertët paralajmërojnë se dushi në errësirë nuk është kurë për problemet serioze të gjumit. Personat me pagjumësi kronike ose çrregullime të gjumit mund të kenë nevojë për ndihmë mjekësore. Gjithashtu, nëse e shihni si detyrim apo si diçka që “duhet patjetër ta bëni”, mund të ketë efekt të kundërt dhe të shtojë stresin.

Çfarë funksionon vërtet për gjumë më të mirë?

Përveç dushit në errësirë, ekspertët rekomandojnë:

  • Mbani orar të rregullt gjumi (flini dhe zgjohuni në të njëjtën orë çdo ditë).
  • Shmangni kafeinën të paktën 6 orë para gjumit.
  • Mos hani vakte të rënda rreth 3 orë para gjumit.
  • Shmangni dritat e forta dhe ekranet para gjumit.
  • Mbajeni dhomën e gjumit të errët, të freskët dhe të qetë.

Nëse nuk ju zë gjumi brenda 20 minutash, ngrihuni dhe bëni diçka qetësuese për pak minuta, pastaj provoni sërish.

Previous Article“Gjesti është bashkë me ish të dashurën e tij”/ Xheneta Fetahu reagon ndaj komenteve për fituesin e ‘BBVA’
Next Article Chelsea dyfishon shifrat ndaj Hull City, Neto shënon nga korneri

Lajme të ngjashme

“Plos One”: Vendet me më shumë mace raportojnë nivele më të larta lumturie

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Unaza e një të mbijetuareje të “Titanic”-ut shitet 165 000 dollarë

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Rozë dhe e kuqe: Kombinimi më elegant i dimrit që po ndryshon rregullat e modës

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Bletët marrin të drejta ligjore në Peru! Ja çfarë do të thotë në të vërtetë ky vendim

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Një qytet amerikan “në alarm”, huti misterioz sulmon njerëzit në kokë dhe qafë

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Një orë xhepi, e gjetur në trupin e një viktime të “Titanic”, në ankand për 78 900 dollarë

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE
Lajmet e fundit

22 Nëntori, dita që bashkoi shqiptarët përmes alfabetit

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Sot, më 22 nëntor, shqiptarët kudo që jetojnë shënojnë Ditën e Alfabetit…

Rama dhe Mickoski promovojnë “One Stop Shop” në Qafë Thanë

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe homologu i tij i Maqedonisë së…

“Lirinë e kam paguar me vetmi”, Grida Duma: S’ma kupton asnjëherë askush që vuaj

Press Online22 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Grida Duma ka bërë një rrëfim ndryshe në emisionin “Goca dhe Gra”…

Sot Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, Rama poston një video: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa e kombit tonë

Press Online22 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Sot, më 22 nëntor, është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, e…

CNN: Trump dhe Xi promovuan bashkëpunimin në fushën e inteligjencës artificiale, tash vjen realiteti i ashpër

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Për udhëheqësin kinez Xi Jinping, pritja e presidentit amerikan Donald Trump në…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.