Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

PRESSonline, tetë vjet në vijën e parë të gazetarisë së pavarur

22 Nëntor 2026

Bletët marrin të drejta ligjore në Peru! Ja çfarë do të thotë në të vërtetë ky vendim

22 Nëntor 2026

Një qytet amerikan “në alarm”, huti misterioz sulmon njerëzit në kokë dhe qafë

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Gripi mund të shkaktojë infarkt?/Shkencëtarët ngrejnë alarmin!

Press Online12 Shkurt 2026 LIFESTYLE
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Gripi nuk prek vetëm mushkëritë, por në raste të caktuara mund të dëmtojë edhe zemrën. Një studim i publikuar në revistën shkencore “Immunity” ka zbuluar mekanizmin përmes të cilit virusi i gripit mund të kalojë nga mushkëritë në indin kardiak, duke shkaktuar inflamacion të rrezikshëm.

Një grup shkencëtarësh në Spitalin Mount Sinai në Nju Jork studiuan zemrat e 35 pacientëve që vdiqën nga gripi gjatë autopsive dhe përcaktuan se problemet kardiovaskulare ishin shkaku i shumicës së këtyre vdekjeve. Mbi 85% e pacientëve kishin një sëmundje të mëparshme të zemrës dhe shumica kishin sëmundje të shumëfishta.

Analizat treguan se një nëngrup i panjohur më parë i qelizave të bardha të gjakut, qelizat prodendritike (PDC), infektohen me virusin e gripit në mushkëri dhe më pas udhëtojnë në zemër, duke e çuar infeksionin te kardiomiocitet, qelizat muskulore të miokardit. Ky proces nxit çlirimin masiv të interferonëve të tipit 1, qeliza rregullatore të sistemit imunitar që kanë aktivitet antiviral.

Por, në vend që ta pastrojë infeksionin, kjo përgjigje e tepruar imunitare dëmton qelizat e zemrës, duke çuar në ulje të funksionit të saj. Vdekja e kardiomiociteve ndikon drejtpërdrejt në sasinë e gjakut që pompon zemra, duke rritur rrezikun për komplikacione serioze, përfshirë infarktin.

Studiuesit theksojnë se deri në një të tretën e infarkteve ndodhin pas një infeksioni akut respirator, ndërsa mbi 85% e pacientëve të analizuar kishin probleme të mëparshme kardiake. Shkencëtarët shpresojnë se këto zbulime do të çojnë në trajtime të reja për mbrojtjen e pacientëve gjatë sezonit të gripit, veçanërisht ata me zemër të brishtë.

Previous ArticleHaradinaj jep dorëheqje nga kreu i AAK-së
Next Article Romancë apo shaka? Gimbo dhe Selin “ndezin” Big Brother-in me deklarata dashurie! “Të dua…”

Lajme të ngjashme

Bletët marrin të drejta ligjore në Peru! Ja çfarë do të thotë në të vërtetë ky vendim

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Një qytet amerikan “në alarm”, huti misterioz sulmon njerëzit në kokë dhe qafë

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Një orë xhepi, e gjetur në trupin e një viktime të “Titanic”, në ankand për 78 900 dollarë

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Pse kapaku i tenxheres ka një vrimë të vogël, shumë pak njerëz e dinë

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Ushqimet që duhet të konsumoni gjatë dimrit për për të mbështetur imunitetin

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Mjeshtri turk shndërron copëzat e drurit në figura kafshësh

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE
Lajmet e fundit

PRESSonline, tetë vjet në vijën e parë të gazetarisë së pavarur

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

8 PRESSonline (www.pressonline.al / www.pressonline.mk / www.pressonline.com.mk) nisi rrugëtimin e tij më…

Bletët marrin të drejta ligjore në Peru! Ja çfarë do të thotë në të vërtetë ky vendim

Press Online22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Dy komunitete lokale në Peru kanë marrë një vendim me anë të…

Një qytet amerikan “në alarm”, huti misterioz sulmon njerëzit në kokë dhe qafë

Press Online22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Një situatë e pazakontë ka shqetësuar banorët e qytetit Brookline, në Massachusetts…

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

Press Online21 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga fillimi i dhjetorit, sistemi i sofistikuar i videokontrollit „Qyteti i Sigurt“…

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.